Studenti dhe mesuesi i tij-e bukur
Profesori i universitetit u bëri studentëve këtë pyetje: "A krijoi Zoti çdo gjë që ekziston?" Një student me guxim u përgjigj: "Po, Zoti krijoi çdo gjë që ekziston." "Zoti krijoi çdo gjë?" pyeti edhe njëherë profesori."Po, profesor." u përgjigj studenti. Profesori vazhdoi pastaj: "Nëse Zoti krijoi çdo gjë, atëherë krijoi edhe të keqen. Meqë e keqja ekziston dhe duke marrë parasysh principin që si na përcakton çfarë të punojmë, atëherë Zoti është i keq! Studenti heshti, ndërsa profesori përplot ego konstatoi dhe argumentoi edhe njëherë që ajo që besojnë të krishterët në realitet është mit. Studenti tjetër ngriti dorën dhe kërkoi ta pyet diç profesorin. "Natyrisht" u përgjigj profesori . . .
Studenti u ngrit dhe tha: "Profesor a ekziston të ftohtët?"
"Çfarë pyetje është kjo? Natyrisht që ekziston. A nuk e ke ndier kurrë të ftohtë?" Studentët u çuditën në pyetjen e kolegut. Studenti u përgjigj:
"Në realitet, profesor të ftohtët nuk ekziston. Sipas ligjeve të fizikës, atë që ne e mendojmë të ftohtë, në realitet është mungesë e nxehtësisë. Secili trup ose objekt sipas studimeve ka ose transmeton energjinë, ndërsa nxehtësia është ajo që trupi ka ose transmeton energjinë. Zeroja absolute d.m.th. mungesë totale e nxehtësisë, të gjitha gjërat bëhen inerte dhe të paafta për reaksion në këtë temperaturë. Ftohtësia nuk ekziston. Ne e kemi krijuar këtë fjalë që të përshkruajmë si ndihemi nëse nuk kemi nxehtësi.
Studenti vazhdoi me pyetje: "Profesor a ekziston errësira?" Profesori u përgjigj: "Natyrisht që ekziston."
Studenti në këtë vazhdoi: "Përsëri e keni gabim profesor, as errësira nuk ekziston. Errësira në realitet është mungesë e dritës. Dritën mund ta studiojmë, por errësirën jo.
Në realitet mund të shërbehemi me prizmën e Njutonit që të zbërthejmë dritën e bardhë në shumë ngjyra dhe të studiojmë gjatësitë e ndryshme valore të dritës në secilën ngjyrë.
Nuk mund ta masim errësirën. Rrezja më e rëndomtë dritës mund të depërtojë në botën e errësirës duke e ndriçuar atë. Si mund ta dini sa është e errët një hapësirë e caktuar? Duke matur sasinë e dritës prezente. A nuk është kjo e saktë? Errësira është term që njerëzit e përdorin që të përshkruajnë çfarë ndodh nëse nuk ka dritë."
Në fund, studenti pyeti: "Profesor a ekziston e keqja?" Tani diç më i sigurtë profesori u përgjigj: "Natyrisht siç kam theksuar më parë. E shohim të keqen për çdo ditë. Më së shumti në shembujt e përditshëm të njerëzve të panjerëzishëm ndaj tjerëve . . . në krimet dhe dhunën në tërë botën. Këto manifestime nuk janë asgjë përveç se e keqja."
Në këtë studenti u përgjigj: "Profesor, e keqja nuk ekziston, ose së paku nuk ekziston në vete. E keqja thjeshtë është mosprezenca e Zotit. Mu sikur errësira dhe të ftohtët, këto janë terme që njerëzit i kanë krijuar të përshkruajnë mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen. E keqja nuk është sikur feja dhe dashuria të cilat ekzistojnë mu sikur që ekziston drita dhe nxehtësia.
E keqja është pasojë e asaj që ndodhë kur në zemrën e njeriut nuk paraqitet dashuria e Zotit.
Mu sikur ftohtësinë që e përjetojmë në mungesë nxehtësie, ose errësirën që e përjetojmë në mungesë të dritës." Profesori u ulë pa fjalë.
Studenti quhej Albert Einstein.