Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Agjërimi i kërmijve

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi Kërmijtë janë butakë të vegjël gastronomik. Disa jetojnë në ujë e disa në tokë. Kanë trup të zgjatur ngadalë lëvizës me guaskën (shtëpinë) e cila i mbron nga rreziku. Kërmijtë e tokës i dëshirojnë terrenet me lagështi. Gjatë ditës me diell futen nën sipërfaqen e tokës dhe bëhen aktiv gjatë natës. Kërmijtë ushqimin e marrin nga bimët dhe kripërat organike. Janë tepër lakmues, dhe përderisa hanë, trupat e tyre fitojnë ekstra trashësi. Kur vie dimri i ftohtë, kërmijtë, sikurse edhe shumë kafshë tjera, agjërojnë. Agjërimi tyre zgjat përderisa zgjat koha e ftohtë. Por kërmijtë gjithashtu agjërojnë edhe kur është koha e nxehtë. Allahu i madhërishëm këto krijesa i ka furnizuar me aftësi të tajojnë mbështjellës (mikusi) i cili i mbron trupat e tyre nga tharja. Gjatë periudhave të nxehta e të thata, kërmijtë janë të rrezikuar nga dehidrimi. Ata mbyllen në pergament që është i ngjajshëm me membranën dhe ngjiten për drunjë, mure, etj. Gjatë kësaj kohe, ata agjërojnë. Kur ftohet koha, përfundojnë agjërimin, dalin nga vendet e fshehta për të kërkuar ushqimin. Atëherë humbin në peshë duke kthyer vitalitetin e tyre. Allahu i madhërishëm u sjell robërve të Tij shumë shembuj të jetës së llojllojshme si dhe eksperimente të shumta të Krijuesit.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free