Mjeku dhe pacienti 80 vjeçar
Mjeku pa me kujdes filmin e grafisë së të moshuarit, pastaj tha:-Gjendja juaj nuk është shumë e mirë. A keni dhembje në krah të majtë?
-Po. -iu përgjigj i moshuari. -Përsëritet pesë-gjashtë herë në ditë.
-Po marrje mendsh, a keni? -pyeti mjeku.
-Kur jam shtrirë, po. -iu përgjigj burri. -Por edhe kur ngrihem përnjëherësh nga shtrati.
-Unë jam një njeri realist, zotëri! -tha doktori duke hequr syzet. –Nuk u fsheh asgjë të sëmurëve. Duke u bazuar në zhvillimet e fundit dhe në shqyrtimin e tyre, rezulton se nuk të ka mbetur asnjë shpresë shpëtimi.
I moshuari uli kokën, i nënshtruar para vullnetit të Allahut. Kjo situatë e tij tërhoqi vëmendjen e një mjeku tjetër aty në dhomë. Ky mjek i shquar në tërë vendin, iu afrua të moshuarit dhe, pasi i hodhi një sy grafisë, tha:
-Zotëri! A ju sforcohen nganjëherë muskujt?
-Po! -tha përsëri burri. -Madje ndonjëherë më dhembin.
-Po mpirje të zgjatur, a keni?
Burri vetëm tundi kokën.
-Zotëri! -tha mjeku. -Edhe unë jam i detyruar të përcaktoj diagnozën në bazë të zbulimeve të reja dhe të të vërtetave që po zhvillohen me shpejtësi. Për fat të keq, ju pret vdekja.
Në çastin kur burri i moshuar bëri të largohej, një asistent doktor i ri që po rrinte në qoshe të dhomës, u hodh e tha:
-Xhaxha! Edhe unë dua t’ju bëj disa pyetje.
I moshuari u përkul përsëri.
-Pyetjet e mia janë pak ndryshe. -tha asistenti. -Por u bëra kureshtar të di nëse besoni në Allah?
-Sigurisht! -tha burri. -Më shumë besoj në qenien e Tij sesa në timen.
-Po namazin a e falni?
-Fillova ta fal kur isha njëzet vjeç. -iu përgjigj.
Mjeku i ri u afrua me hapa të ngadaltë pranë të moshuarit dhe, duke i shtrënguar me dashuri duart që i dridheshin, i tha:
-Xhaxha! Unë dua të përcaktoj diagnozën duke u bazuar në të vërtetat që nuk kanë ndryshuar prej shekujsh dhe që nuk do të ndryshojnë deri në Ditën e Kiametit. Një rini e përhershme ju pret. Madje një rini që do ta kaloni në Xhenet.
I moshuari u ngrit ngadalë në këmbë. Buzëqeshja në fytyrë i dha një bukuri të veçantë.
Iu afrua dy mjekëve të parë dhe u tha:
-Juve jua shënova detyrimin!
Pastaj u drejtua nga mjeku i ri dhe, pasi e puthi në ballë, shënoi diçka në faqen e pasme të Kuranit të vogël që nxori nga xhepi.
-Ty ta shënova emrin në krye të listës të njerëzve për të cilët do bëj dua, bir! Një tetëdhjetëvjeçari nuk mund t’i jepje shërim më të mirë se ky.