Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Diplomati ne gjermani pranoi Islamin

Diplomati në Gjermani pranoi Islamin

MUHAMMED A. HOBOHM, diplomat (Gjermani)
Përse ne në Perëndim po e pranojmë Fenë Islame?
Arsyet janë të shumta. Arsyeja e parë është: e Vërteta gjithmonë ka fuqinë e saj. Parimet kryesore të Fesë Islame janë racionale, natyrore dhe aq tërheqëse, saqë për një hulumtues të ndershëm të së vërtetës është e pamundshme të mos impresionohet prej tyre. Për shembull: Besimi në një Zot (Monoteizmi). Sa natyrshëm udhëheq Feja Islame në barazinë e njerëzimit, sepse të gjithë jemi krijuar nga i njëjti Krijues dhe të gjithë jemi shërbëtorë të të njëjtit Zot.
Për kombin gjerman, në veçanti, besimi në Zotin është burim i frymëzimit, burim i trimërisë dhe burim i sigurisë. Ideja e jetës pas vdekjes të transformon. Besimi në Ditën e Gjykimit automatikisht e ndalon njeriun nga veprat e këqija, e ndërkohë e nxit të bëjë vepra të mira të cilat ia sigurojnë shpëtimin e përhershëm. Besimi në atë se askush s’mund t’u ikë pasojave të gjykimit nga ana e Zotit, e bën njeriun të mendojë mirë para se të bëjë ndonjë të keqe. Me siguri ky vetëkontroll është më efikas se policia më e aftë në botë. Arsyeja tjetër që e tërheq të huajin ta pranojë Fenë Islame është toleranca. Namazi i përditshëm e edukon njeriun me përpikëri, ndërsa agjërimi në muajin e Ramazanit e ushtron besimtarin në vetëkontroll. Pa dy-shim, vetëkontrolli dhe disiplina janë virtyte nga më të rëndësi-shmet për një njeri të mirë, për një burrë të vërtetë.
Komunizmi kishte gjëra pozitive, tërheqëse, sikurse që kanë edhe demokracitë sekulariste, por asnjëra prej tyre nuk ka një kod të përsosur për një jetë të ndershme, bujare. Vetëm Feja Islame e përsosur për njerëzimin është dhe kjo është arsyeja që unë e pranova dhe që njerëzit e mirë e përqafojnë atë.
Feja Islame nuk është një fe teorike. Aq më tepër ajo është një fe praktike dhe kuptimi i saj është: Nënshtrim i plotë ndaj Vullnetit të Zotit.

Islami fejja e vertet


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free