Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Feja ndihmon në orientimin e drejtë të shkencës

Shkenca bën të mundur hetimin e botës materiale në të cilën jetojmë nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Gjatë këtij hetimi shkenca arrin në konkluzione të shumta të bazuara mbi informacionin e mbledhur nga këto vëzhgime dhe eksperimente. Përveç kësaj, çdo degë e shkencës gjithashtu ka norma të caktuara të cilat merren si të vërteta ose pranohen pa u vërtetuar. Në literaturën shkencore, kjo bashkësi normash quhet "paradigmë".
Të japim një paraqitje të shpejtë të "etapave" të kërkimit shkencor. Siç dihet, hapi i parë në kërkimin shkencor është formulimi i një hipoteze. Si fillim, shkencëtarët duhet të formojnë një "hipotezë, për temën e kërkimit të tyre. Më pas, kjo hipotezë testohet nëpërmjet eksperimenteve shkencore. Në qoftë së vëzhgimet dhe eksperimentet e vërtetojnë hipotezën, ajo quhet një "parim i përcaktuar" ose "ligj". Në qoftë se hipoteza nuk vërtetohet, atëherë testohen hipoteza të tjera dhe kështu procesi rifillon.
Formulimi i hipotezes, që është hapi i parë i procesit, shpesh varet nga pikëpamja bazë e shkencëtarit. Për shembull, shkencëtarët, nën një pikëpamje të gabuar, mund të bazojnë punën e tyre mbi hipotezën që "lënda ka prirje të vetë-organizohet pa ndërhyrjen e një vepruesi të ndërgjegjshëm". Më pas, ata do mund të kalonin vite të tëra kërkimesh për të verifikuar atë hipotezë. Por, meqë lënda nuk e ka atë aftësi, të gjitha këto përpjekje do dështojnë. Më tepër akoma, nëse shkencëtarët janë tej mase kokëfortë rreth hipotezës së tyre, kërkimi mund të zgjasë për vite të tëra madje për breza të tërë. Rezultati përfundimtar do të ishte një shpenzim shumë i madh kohe dhe burimesh.
Megjithatë, po të ishte kjo ide "është e pamundur që lënda të vetë-organizohet pa plan të ndërgjegjshëm" pika supozuese, ai kërkim shkencor do të kishte ndjekur një rrjedhë më produktive dhe më të shpejtë.
Kjo çështje, që është pra përcaktimi i duhur i hipotezës, kërkon një burim krejt të ndryshëm nga të dhënat e thjeshta shkencore. Gjetja e duhur e këtij burimi është kritike pasi, siç e shpjeguam dhe në shembullin e mëparshëm, një gabim i tillë mund t'i kushtojë botës së shkencës vite, dekada madje dhe shekuj.
Burimi i shumëkërkuar është zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit. Zoti është Krijuesi i universit, botës dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria më e saktë dhe e padiskutueshme rreth ketyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione të rëndësishme rreth tyre në Kuran. Më kryesoret prej tyre janë:
1. Zoti e krijoi universin nga asgjëja. Çdogjë është krijuar për një arsye të caktuar. Si rrjedhim, nuk ka një kaos ngjarjesh të rastësishme në natyrë apo në univers, por një rregull të përkryer të krijuar me një ndërtim inteligjent.
2. Universi material, për më tepër Toka në të cilën jetojmë, është ndërtuar posaçërisht për të mbajtur racën njerëzore. Ka një arsye të caktuar, në lëvizjen e yjeve dhe planeteve, në orientimet gjeografike dhe në vetitë e ujit apo atmosferës, që e bën të mundur jetën njerëzore.
3. Zoti i krijoi të gjitha gjallesat. Për më tepër, këto krijesa veprojnë të frymëzuara nga Zoti, siç citohet dhe në Kur'an në shembullin me bletën në vargun që fillon me, "Zoti yt frymëzoi bletën…" (Sure en-Nahl: 68).
Këto janë të vërteta absolute të cilat na janë komunikuar nga Zoti në Kur'an. Një afrim drejt shkencës i bazuar në këto fakte do të çonte padyshim në përparim të dukshëm dhe do t'i shërbente njerëzimit në mënyrën më të dobishme. Mbi këtë gjejmë shembuj të shumtë në histori. Vetëm me vendosjen e shkencës në pikëmbështetjen e duhur, shkencëtarët Muslimanë, të cilët atëherë po ndihmonin në përparimin e qytetërimeve më të mëdha në botë, kontribuan në arritjet kryesore të shekujve të 9-të dhe 10-të. Në Perëndim pionerët e të gjitha fushave të shkencës, nga fizika tek kimia, astronomia, biologjia apo paleontologjia, ishin njerëz të lartë të shkencës që besonin në Zot dhe të cilët kërkimet e tyre i kryenin për të eksploruar çfarë Ai krijoi.
Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencëtarët duhet të bazohen në burimet fetare në zhvillimin e objektivave të tyre: Edhe pse feja është ajo që përcakton qëllimin, ajo ka mësuar nga shkenca, në kuptimin më të gjerë të fjalës, se cilat mënyra do kontribuonin në arritjen e qëllimit që ajo ka caktuar. Por shkenca mund të krijohet vetëm nga ata që janë të mbushur me frymëzim drejt të vërtetës dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesë… Nuk mund ta përfytyroj dot një shkencëtar të vërtetë pa këtë besim të thellë.11
Megjithatë, që nga mesi i shek. të 19-të, komuniteti shkencor është ndarë nga ky burim hyjnor dhe është futur nën influencën e filozofisë materialiste.
Materializmi, një ide që fillon që nga Grekët antikë, pranon ekzistencën absolute të lëndës dhe mohon ekzistencën e Zotit. Kjo pikëpamje materialiste gradualisht u fut në komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. të 19-të një pjesë e konsiderueshme e vëzhgimit shkencor filloi ta mbështesë atë. Nga ky shkak u formuluan dhe shumë teori si "modeli i universit të pafund" që sugjeronte se universi ekziston për një kohë infinite, teoria e evolucionit të Darvinit që thotë se jeta është rezultat i rastësive, apo pikëpamjet e Frojdit që mendja njerëzore përbëhet vetëm nga truri.
Sot, duke parë të kaluarën, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetëm një humbje kohe për shkencën. Për dekada, një numër i madh shkencëtarësh kanë shpenzuar përpjekjet e tyre për të provuar secilën nga këto pohime por rezultatet gjithmonë ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur'anit - atë që universi ishte krijuar nga asgjëja, se është i përshtatshëm për racën njerëzore dhe se është e pamundur që jeta të vijë vetë dhe të evoluojë rastësisht.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free