Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Poezi e semure nga nje adoleshente e semure me kancer

Kjo poezi është shkruar nga një adoleshente në ditët e fundit të jetës së saj e sëmurë nga kanceri në një spital të New Jorkut. Dëshiron të shohë sa persona do ta lexojnë. Poezia thotë mjaft gjëra. Ju lutem përcilleni atë. Është dërguar nga një mjek. Përpiquni të lexoni edhe fjalitë e fundit pas poezisë.

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur dorëpërdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?

A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?

Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë

E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet "Si je"?
e dëgjon përgjigjen?

Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?
pa e vënë re
nga nxitimi,
keqardhjen e tij?

E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë
e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t'i telefonuar e për t'i thënë
"Tungjatjeta"?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.

Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pa hapur
kurrë... E flakur tutje.

Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free