Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Skifteri, miku më i ngushtë i Xhinkiz Han-it

Skifteri nuk i ndahej nga krahu Xhinkiz Han-it. Ai e përdorte skifterin për të kapur gjahun, nga i cili ushqehej vetë dhe sigurisht ushqente dhe mikun e tij të ngushtë. Skifteri ishte shndërruar në simbol të mikut të ngushtë dhe të sinqertë, edhe pse gjithë kohës qëndronte i heshtur.
Një ditë, Xhinkiz Han doli me mikun e tij dhe hyri thellë në pyll. Pasi kishin përshkruar një farë rruge, perandorin e mori etja. Me të gjetur një currin pranë një shkëmbi, Xhinkiz Hani nxorri një gotë që e mbante me vete dhe e mbushi me ujë. Me ta ngritur për të pirë, skifteri iu vërsul gotës dhe ia derdhi. Perandori i hodhi një vështrim gjithë inat dhe e mbushi sërish gotën me ujë, por sërish skifteri ia derdhi. Sa herë që orvatej të pijë ujë, miku i tij i ngushtë ia derdhte gotën!!!
Perandori u xhindos nga kjo sjellje e mikut të tij dhe menjëherë nxorri shpatën. Kur skifteri përsëriti të njëjtën sjellje, shpata e e perandorit nuk e kurseu këtë herë dhe koka e tij fluturoi në ajër.
Kur pa mikun e tij pa kokë të zhytur në gjak dhe duke u përpëlitur, perandorit i erdhi keq. Ai qëndroi pak dhe u ngjit sipër shkëmbit nga vinte uji, ku dalloi një nepërkë të madhe të ngordhur, e cila e kishte mbushur burimin me helmin e saj.
Xhinkiz Han e kuptoi se miku i tij i ngushtë i kishte dashur të mirën, por tashmë kjo nuk kishte asnjë vlerë, pasi shpata e tij e mprehtë e kishte bërë punën e saj.
Ai e mori mikun e tij të ngushtë, e mbështolli me një pëlhurë dhe mori rrugën e kthimit. Ai hyri në pallat me mikun e tij të pajetë në dorë.
Menjëherë urdhëroi që mikut të tij ti bëhej një statujë prej floriri dhe në njërin krah të gdhendeshin fjalët:”Miku yt mbetet miku yt edhe nëse sillet keq me ty.” Kurse në krahun tjetër:”Bëhesh pishman për çdo akt gjë që bën kur je i zemëruar.”
Thuhet që statuja e skifterit gjendet sot e kësaj dite në një muze që përmban gjërat personale të Xhinkiz Han-nit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free