Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shpërblimi i tradhtisë

Tregohet se në kohët e lashta, një mbret sundonte një territor të madh tokash. Ai ishte i mençur dhe në mbretërinë e tij sundonte drejtësia dhe ligji. Pallati i tij qëndronte i hapur për të gjithë popullin, të cilët nuk hezitonin ti ofronin këshillat dhe sugjerimet e tyre, të cilat duhet të ishin në shërbim të mirëqenies dhe interesave të mbretërisë. Mbreti i dëgjonte të gjithë pa u mërzitur dhe vepronte sipas këshillave të tyre. Ai ishte modeli më i mirë i një sundimtari dhe pushtetari të ndershëm dhe të hapur me të gjithë. Populli e donte dhe e respektonte në maksimum, saqë të gjithë e festonin ditëlindjen e këtij mbreti zemërmirë.
Madje, çdo vit, një person nga populli i ofronte mbretit një dhuratë modeste për ditëlindje, secili sipas një radhe të caktuar.
Një vit, i erdhi radha një bujku të thjeshtë, i cili jetonte në fshat, ku e siguronte jetesën me kultivimin e drithërave dhe gjuetisë. Ai vendosi ti bëjë mbretit dhu
ratën më të shtrenjtë dhe më të vyer që ka. Kështu, mendoi se dhurata më e shtrenjtë që mund ti bënte, ishte fajkoi të cilin e përdorte për gjah.
Ditën e ditëlindjes së mbretit, ai vajti tek pallati i tij me fajkoin në krah. Pasi u bënë përshëndetjet e rastit, bujku iu drejtua:”Lartmadhëria juaj! Kam ardhur t’ju sjell një dhuratë modeste, e cila në fakt, është gjëja më e shtrenjtë dhe e vyer që kam.” Mandej i zgjati mbretit fajkoin e tij.
Mbreti e pyeti:”Mirë, por ku qëndron e veçanta e këtij shpendi?”
Bujku ia ktheu:”Ky shpend është i çuditshëm. Unë e përdor për të gjuajtur fajkonj të tjerë. Pasi e lëshoj në fluturim, ai mbledh një tufë fajkonjsh, pranë vendin ku kam ngritur pusinë. Ata bien në kurth, unë i zë dhe i shes një e nga një.”
Mbreti nxori një thikë që e mbante me vete dhe menjëherë ia hoqi kokën fajkoit të shkretë. Bujku mbeti me gojë hapur nga ky akt i mbretit dhe aty për aty e pyeti:
“Përse madhëri?! Përse ia hoqët kokën fajkoit të shkretë?!”
Mbreti u përgjigj:”Ky është fundi i kujtdo që tradhton dhe mashtron njerëzit e tij.”
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free