Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ateisti “besimtar”

Një njeri shkoi te një hoxhë dhe i tha: Unë nuk besoj që ka Zot dhe se Allahu është Krijuesi!

Hoxha iu përgjigj me gjakftohtësi: Mirë, ngriti duart atëherë që të lutemi!

Për çka të lutemi? - pyeti njeriu.

Vetëm ngriti duart! - ia ktheu hoxha.

Njeriu ngriti duart, kurse hoxha filloi të lutej:

“O Allah, merrja shikimin këtij njeriu! O Allah, merrja dëgjimin këtij njeriu! O Allah paralizoje këtë njeri dhe godite me sëmundje e uri!”

Njeriu nuk mundi të duronte më shumë, kështu që tha: O hoxhë, po çfarë të kam bërë që po lutesh kaq shumë kundër meje?!

Në atë rast, hoxha ia ktheu: A nuk më the që nuk beson në Zot dhe se kjo gjithësi nuk ka Krijues? Pra, kundërshtimi yt ndaj këtyre lutjeve tregon besimin tënd në Zot.

Atëherë, njeriu filloi të besonte në Zot ashtu siç i takon një besimtari dhe e kuptoi që vërtet Allahu është Krijuesi i gjithësisë, kështu që dëshmoi se Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, lavdërimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.


Shkëputur nga libri “Kisas latife” i autorit Es-Sadik Ahmed Berijr


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free