Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Filtëri i trefishtë

Gjatë periudhës së artë abasite, një nga dijetarët e Bagdadit, kryeqyteti i hilafetit islam të asaj kohe, mbante reputacionin se kishte dituri të madhe. Një ditë, një i njohur takoi dijetarin e madh dhe i tha: “A e di çfarë sapo dëgjova për shokun tuaj?” “Prit pak,” i tha dijetari. “Para se të më tregosh, dua të kalosh një test të vogël. Quhet “testi i filterit të trefishtë”.
 
“Filter i trefishtë?”, pyeti me habi njeriu.
 
“Po”, vazhdoi dijetari. “Para se të më flasësh rreth mikut tim, do të ishte ide e mirë të ndalesh një moment dhe të filtrosh atë që do të thuash. Për këtë arsye e quaj test filteri të trefishtë. Filteri i parë është vërtetësia. A je absolutisht i sigurt se ajo që do të thuash është e vërtetë?”
 
“Jo”, i tha njeriu. “Në të vërtetë, vetëm dëgjova për këtë dhe...”
 
“Në rregull”, i tha dijetari. “Pra, nuk e di në të vërtetë se a është e saktë apo jo. Tani, le të shohim filterin e dytë – mirësia. Vallë, ajo që do të më tregosh rreth shokut tim a është gjëkafshë e mirë?” – “Jo, përkundrazi...”
 
“Hëm”, vazhdoi dijetari. “Ti dashke të më tregosh diç të keqe në lidhje me të, por nuk e ditke nëse është e vërtetë. Ti edhe më tej mund të kalosh testin, sepse ka edhe një filter, filteri i tretë – dobia. A është e dobishme për mua ajo që do të më tregosh për të? – “Jo, në fakt.”
 
“Atëherë,” konkludoi dijetari, “nëse ajo që do të më tregosh nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, pse të më tregosh fare?”
 
“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin, as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë!” (Kuran, 49: 11) 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free