Si të bëhesh një person i respektuar
Njëra nga dëshirat e njeriut është që të jetë i respektuar në shoqëri. Respekti dhe autoriteti është cilësi me vlerë, që për të nuk mjafton asnjë forcë e parasë dhe pasurisë. Personi i cili shoqërisë i ofron një sjellje të ndershme, arrin pasurinë më të madhe! Kjo nuk mund të arrihet vetëm se nëpërmjet përfitimit të disa cilësive të caktuara dhe shkuarja pas këshillave të njerëzve të urtë.Respekti fitohet me hapat në vijim:
- Kontrollo në mënyrë të rregullt veten tënde! Çdo natë kritikoje veten, duke e pyetur: “Çfarë kam bërë sot?”
- Pranoni secilin ashtu siç është! Mos prisni që të gjithë të jenë perfektë! Mos harroni: “As ju nuk jeni perfekt!”
- Mos i vlerësoni njerëzit nga pika ku ju ndodheni, por vlerësoni nga pika që ato ndodhen!
- Njerëzit në rrethin tuaj mos i çoni drejtë pesimizmit, por jepuni shpresë! Nëse u jepni shpresë, do’t ju duan t’ju shohin më shpesh.
- Jini të vëmendshëm se çfarë del nga gjuha juaj! Sepse fjala është sikur shigjeta: Nëse del, më nuk mund të kthehet! Mos harroni: Ajo që lidhet me gjuhë, nuk mund të zgjidhet me dhëmbë!
- Fjalët të cilat nuk mund t’ia thoni dikujt në fytyrë mos ia thoni as pas shpine.
- Flisni të vërtetën në vendin e duhur, njeriut të duhur, në kohën e duhur dhe me një stil të duhur, që të kuptoheni drejtë. Nëse diçka nga kjo nuk është si duhet, ashtu siç nuk do të jetë e drejtë dhe e sjellshme, gjithashtu ju nuk do ta keni të mjaftueshme të hyni në kontakt me bashkëbiseduesin.
- Në komunikim shfrytëzoni metodën më efikase edhe atë “gjuhën e dashurisë” dhe “veshin e dashurisë”. Sepse mesazhi i mendjes përçohet me fjalë, ndërsa mesazhi i zemrës me shpirt. Siç thuhet edhe në një fjalë të urtë arabe: “Fjalët, nëse dalin nga zemra, shkojnë drejtë në zemër, ndërsa, nëse dalin nga gjuha, nuk shkojnë më tej veshit.” Fjalët nga ku dalin shkojnë aty tek ai cili dëgjon. Mu për këtë, flisni me zemër që të ndikoni në zemrën e bashkëfolësit!
- Aq sa e pastër do jetë zemra juaj, aq fjalë të bukura do të nxjerr gjuha juaj!
- Nëse doni të hyni në zemrën e personit qe është afër teje, mos diskuto pikat ku nuk pajtoheni. Kërkoni metodën e sjelljes ne pikat e përbashkëta. Në vend te fjalëve “Nuk pajtohem me ju’’ thoni: “Nuk pajtohem me mendimin tënd”
- “Benzina” e zemrës është dashuria. Nëse në rrugën e jetës nisesh me zemrën e boshatisur nga dashuria, do të bëhesh ushqim i ujkut dhe shpezëve.
- Nëse dëshironi te mësoni një gjuhë te huaj përveç gjuhës amtare, se pari mësoni gjuhën universale që bashkon zemrat – Gjuhën e dashurisë.
- Nëse dëshironi të jeni personi që do ta donin të gjithë, duhet të jeni një person që dashuron shumë.
- Mësoni t’i doni edhe armiqtë tuaj, sepse këta janë ata që për gabimet e juaja do t’ju flasin haptazi.