Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Emiri dhe statuja

Nga dashuria e madhe për të birin, mbreti i kishte sjellë një mësues të ditur dhe të urtë. Një ditë, mësuesi i urtë i emirit të vogël, e merr me vete me qëllim që ti mësojë diçka të rëndësishme në jetë. Teksa shëtisnin në fermën e mbretit, mësuesi e pyeti:”Cili është metali që të tërheq dhe të josh më fort nga gjithë metalet e tjerë?”

Emiri i vogël iu përgjigj aty për aty:”Floriri.”

Mësuesi e pyeti:”Po përse floriri?”

Emiri iu përgjigj gjithë besim:”Sepse është shumë i shtrenjtë dhe i vyer. Ai është metali që u shkon për shtat mbretërve.”

Mësuesi uli kokën dhe heshti për disa çaste. Ai vajti tek shërbëtorët dhe i urdhëroi të bëjnë dy statuja, njërën prej ari kurse tjetrën prej shkumësi, të cilën duhej ta lyenin me ar që të mos dallonin fare.

Dy ditë më pas, mësuesi e mori emirin e vogël dhe ia tregoi dy statujat të cilat i kishte mbuluar me një pëlhurë. Pasi hoqi pëlhurën, emiri i vogël mbeti pa fjalë nga bukuria e dy statujave. Mandej, mësuesi e pyeti:”Çfarë mendon emiri ynë lidhur me këto dy vepra arti?”

Princi iu përgjigj:”Janë dy statuja të mrekullueshme prej ari.”

Mësuesi i tha:”Sugurohu mirë princi ynë nëse dallojnë nga njëra-tjetra!”

Princi:”Nuk shoh asnjë dallim.”

Mandej, mësuesi shtoi sërish:”A je i sigurtë për këtë?!”

Princit i hipën kacabujtë dhe u përgjigj si me inat:”Të thashë një herë, më duken të dy njëlloj.”

Mësuesi kapi një kovë me ujë dhe ua hodhi dy statujave, të cilat u rrëzuan përtokë. Statuja prej shkumësi u shkërmoq, kurse tjetra thjesht shkëlqeu më shumë.

Mësuesi, duke iu drejtuar emirit të vogël i tha:”Kjo u ndodh të gjithë njerëzve teksa përballen me sfida dhe vështirësi në jetë. Ata që janë metal i shtrenjtë, thjesht shkëlqejnë më fort pas çdo sfide. Kurse ata që janë prej shkumësi, shkërmoqen dhe thyhen përballë sfidës më të vogël.”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free