Udhetimi i Shpirtit
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit , Ky është nje libër i titulluar "Udhëtimi i shpirtit" i shkruar nga autori Dr. Suhejb Hasan.
Paqa dhe Mëshira e All-llahut qofshin mbi të gjithë muslimanë
Parathënie
Gjatë historisë, njeriu është mahnitur me të gjitha aspketet e së padukshmes. Ai posaçërisht është përpjekur të zbulojë dhe kuptojë fenomenin e shpirtit- atë fuqi misterioze që aktivizon trupin njerëzor. Shumë pyetje janë shtruar, por vetëm disa përgjigje janë të mundshme.
Në kohën e të Derguarit (paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të!) jehuditë e Medinës i dërguan aleatët e tyre, të pafetë (idhujtarët) e Mekkës, tek i Dërguari (paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të!) për të pyetur rreth shpirtit. Si përgjigje e pyetjeve të tyre, u shpall ajeti në vazhdim:
“Të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije” (Isra, 85)
Pasi për këtë sferë kishte shumë pak dije në dispozicion, shumica e dijetarëve muslimanë mendonin se çdo diskutim për sa i përket shpirtit është i ndaluar dhe kështu kjo rrugë e diturisë brenda qarqeve të dijetarëve mbeti pothuajsee mbyllur.
Vepra më e njohur e shkruajtur në këtë temë titullohet “Kitab er-Ruh” nga Ibën Kajjimi. Në kundërshtim me metodën e zakonshme të studimit, i udhëzuar nga Kur’ani dhe Sunneti i vërtetë, në këtë libër ai është mbështetur thellë në thënie të dobëta dhe të rreme të transmetuesve, si ato që kanë përmbledhur Ibën Ebi Dunja dhe Ebu Nu’ajmi e që i vishen të Dërguarit (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të!).
Më vonë dijetarët e argumentuan se Ibën Kijjami ka qenë dijetar shumë i madh që të shkruajë një libër të bazuar kryesisht në tregime të trilluara dhe më pas kanë përfunduar se ai mund të mos jetë autori. Të tjerët argumentuan se ai dueht ta ketë shkruar atë libër para se të kishte takuar autorin dhe mësuesin e madh, Ibën Tejmijjen, i cili kishte ndikim të thellë në të dhe i dha formë veprave të mëvonshme, të cilat ishin gjithmonë të bazuara në Librin e All-llahut dhe në Sunnetin e vërtetë.
Në kontributin tim të shkurtër dhe modest rreth tematikës së Shpirtit, jam përpjekur të mbështetem vetëm në burimet e vërteta.
Për shkak të natyrës së kësaj teme, kërkoj falje nga All-llahu për çdo devijim nga e vërteta nga ana ime dhe i lutem të Gjithëfuqishmit të pranojë këtë përpjekje të vogël. Dhe All-llahu le të zbrazë bekimet e Tij mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin, dhe pasardhësit e tij.
KAPITULLI I
KATËR BOTËT
“Të pyesin ty për shpirtin. Thuaj:”Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije” (Isra, 85)
Shpirti është krijesë e All-llahut. Ai frymëzohet në çdo qenie njerëzore kur embrioni arrin ditën e 120-të dhe mbetet në kontakt, edhe nëse jo brenda qenies njerëzore, gjatë jetës së tij në tokë dhe në çastin e vdekjes ndahet nga trupi që të banojë në qiej.
Si çdo gjë tjetër në gjithësi, edhe ai është krijesë e All-llahut, mirëpo, siç na bën me dije ajeti i mësipërm kur’anor, njerëzimit i është dhënë dituri e kufizuar rreth tij. Kur trupit i dhurohet shpirti, jeta fillon. Dhe kur shpirti lë trupin, jeta mbaron përderisa vdekja fillon.
Gjatë udhëtimit të tyre nëpër këtë gjithësi , shpirti dhe trupi i tij udhëtojnë nëpër katër botë të ndryshme:
1) Mitra, ,ku shpirti bashkohet me trupin e tij.
2) Kjo botë, të cilën të gjithë ne e jetojmë në një kohë të caktuar.
3) Varri, periudha “Berzah”
4) Ahireti, (Përtejvarri), destinacioni i fundit i të gjitha qenieve njerëzore.
Secila prej tyre është më fisnike se tjetra, derisa Ahireti është i përhershëm dhe më i rëndësishmi. Për ne, njerëzit që jetojmë në rrëmujën e kësaj bote, është vështirë të kuptojmë kotësine e plotë të saj dhe vazhdimësinë e Ahiretit.
Qindra të vdekur varrosen përreth nesh çdo ditë, mirëpo për ne është e pamundshme ta paramendojmë fazën e re të udhëtimit që ata kanë nisur.
Për të gjallët varri është thjeshtë një gropë e errët dhe e zbrazët në tokë, ndërsa për të vdekurit ajo është dritarja e tyre qoftë për në parajsë apo në zjarr. Zaten, kjo ndodh kështu ngase ata nuk mund të ngërthejnë jetën tjetër, në të cilën shumica e njerëzve refuzojnë të besojnë dhe t’i nënshtrohen All-llahut.
Në këtë rast, ne jemi sikur embrioni në mitrën (e brendshme) e nënës. Paramendoni fëmijën që s’ka lindur ende, shtëpia e vetme e të cilit për nëntë muaj është një vend i errët dhe i ngushtë ku ai ka ushqimin, ngrohtësinë dhe i mundësohet yhvillimi. Supozoni se sikur të kishim patur mundësi të flisnim me fëmijën në barkun e nënës si do t’ia kishim përshkruar atij botën që e pret pas lindjes?
Ne do t’i kishim treguar për retë, malet, drunjtë dhe oqeanet, spektrin e ngjyrave. Ne do t’ia përmendnim atij zhurmën e trenave dhe aeroplanëve, si dhe shpejtësinë e makinave. Ne do t’ia kishim përshkruar lulet, zogjtë dhe kafshët; kopshtet e bukura të botës, ujvarat, luginat dhe fushat. Një botë me shkretëtira të mëdha, oqeane masive dhe peisazhe të pafundme. Një botë aktive e mbushur me zhurmë, lëvizje dhe nacionalitete të shumta të njerezve që flasin një mori gjuhësh.
A do të kuptonte porosinë tonë femija i vogël kutullaç në mitrën e nënës? Në të vertetë, jo. Mitra është vendi i vetëm që ai njeh, ndërsa të imagjinojë botën e jashtme do të ishte përtej të kuptuarit të tij. Në të njëjtën mënyre, jeta jonë në këtë botë është e përkohshme dhe na pëlqeu ajo apo jo, do të duhet ta lëmë atë në mënyrë që të kalojmë në botën e ahiretit.
Duke qenë se ne nuk mund të paramendojmë ose shohim botën e Berzahut, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ekziston.
KAPITULLI II
Ç’është shpirti?
Kur’ani dhe Suneti na japin një dituri të kufizuar sa i përket shpirtit.
Nga kjo mund të themi se fjalët arabe Ruh dhe Nefs që përdoren për shpirtin, shepshherë kanë kuptim të njëjtë. Imam Ibnul – Kajjimi shkroi në veprën e tij “Kitab er-Ruh”:
” Shpirti (Ruh) është një qenie që dallon plotësisht nga trupi fizik. Ai është fisnik, fetar, trup i ndritur, i cili me gjallëri dhe lëvizje depërton në tjellësitë e organeve dhe rrjedh nëpër to sikur uji në trëndafil, vaji në ulli dhe zjarri në thëngjill. Për aq gjatë sa këto organe mbesin të afta të pranojnë ngacmimet e këtij trupi fisnik, shpirti mbetet i ngjitur me këto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe lëvizje. Por, kur këto organe dobësohen (kalben) nga kaplimi i sëmundjeve dhe nuk janë më të afta të pranojnë ngacmimet e shpirtit, atëherë ai e lë trupin dhe niset drejtë botës së shpirtërave.”
Ekziston një dallim në mënyrën e përdorimit të fjalëve Ruh dhe Nefs.
Ruh është shpirti i qëndrueshëm, i cili banon në qiej dhe i nevojitet trupi fizik që ta mbajë atë në tokë. Kur këtij shpirti i dhurohet trupi, në atë moment fillon jeta dhe tani ky shpirt përshkruhet si Nefs.
Fjala Nefs është përdorur me shumë kuptime në Kur’an dhe të gjitha nënkuptojnë shpirtin me trup.
a) Nefsi që nenkupton “vete”: “Ti e di ç’ka në veten time, e unë nuk di se ç’ka në veten Tënde.” (Maide, 116)
b) Nefsi që nënkupton “gjak”: “(Insekti) i cili ka nefsin (gjakun) rrjedhës.” (hadith)
c) Nefsi si forcë e fuqishme në njeriun, e cila e shtyn atë ose kah e mira se kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su’ (shpirti që nxit në të keqen) dhe Nefs el-Levvame (shpirti qortues) dhe Nefs el-Mutmeinne (shpirti i kënaqur) do të shtjellohen në kapitullin vijues.
DY VDEKJE DHE DY JETË
Kur’ani përmend dy vdekje dhe dy jetë të dhuruara nga Allahu.
”Si e mohon Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai iu ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju rringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?” (Bekare, 28)
“Ata (jobesimtarët) thonë: Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë,...(Gafir, 11)
Kur krijohet së pari shpirti, nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijesë e vdekur. Në këtë fazë njihet si Ruh, dhe kjo është vdekja e parë prej dy vdekjeve të krijuara nga Allahu.
“ Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’iu provuar se cili prej jush është më vepërmirë, dhe Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” (Mulk, 2)
Gjithashtu, Kur’ani na tregon se të gjithë shpirtërat e njerëzimit ishin krijuar para krijimit të Ademit dhe se ishin ftuar të dëshmojnë sundimin e Allahut.
“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë) :” A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.” (A’raf, 172)
Jeta e parë fillon kur shpirti frymëzohet në embrion, në mitrën e nënës, dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs.
Fjala Nefs përdoret gjithashtu për “gjakun”, prandaj lehonat në ditët e gjakrrjedhjes së tyre njihen me emrin Nufasaa’. Përderisa ghaku vërshon në mënyrë të shëndoshë nëpër trup, do të ketë jetë në atë trup.
Abdullah Ibën Mesudi transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:
“Vërtetë çdonjeri nga ju formohet në barkun e nënës së tij në dyzet ditët e para në formë të farës, pastaj ai është droçkë gjaku për një periudhë të ngjashme, pastaj copë mishi për një periudhë të njëjtë. Pastaj dërgohet një engjëll i cili frymëzon shpirtin në të...”(Buhariu dhe Muslimi)
Dijetarët nga ky hadith kanë konkluduar se meqenëse engjëlli i jetës e inspiron shpirtin në embrionin 120 ditësh, abortimi në raste të jashtzakonshme mjekësore është i lejuar vetëm para se fryti të arrijë moshën 4 muajshe. Kur embrionit t’i dhurohet jeta, atëherë ai bëhet qenie e gjallë dhe t’ia marrësh jetën atij konsiderohet vrasje.
Vdekja e dytë ndodh kur shpirti e braktis trupin në çastin e caktuar të jetës së tij në tokë.
“Çdo Nefs (shpirt) do të shijojë vdekjen,...” (Ali Imran, 185)
Nefsi vdes dhe varroset, përderisa shpirti i tij shkon lartë në qiej. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) na mësoi:
“Në vdekje sytë e përcjellin shpirtin e vdekur, andaj mbylljani sytë.”
Jeta e dytë do të jetë e amshueshme, duke filluar nga Dita e Gjykimit, kur trupat do të rringjallen dhe shpirtërat e tyre do të frymëzohen në ta për herë të dytë.
KAPITULLI III
LLOJET E NDRYSHME TË ÇDO NEFSI
Kur’ani i referohet tri llojeve të çdo nefsi:
I) Nefs el-mutmeinne – shpirti i kënaqur
“ O ti shpirt i bindur plotësisht (kënaqur)!Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyr në turmën e robërve të Mi! Dhe hyr në Xhenetin Tim!” (Fexhr, 27-30)
II) Nefs el-emmare bis-su’ – shpirti që dikton të keqen
“Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që e ka mëshiruar Zoti im, vërtetë Zoti im është Falës, Mëshirues”(Jusuf, 53)
III) Nefs el-levvame –shpirti vetëqortues
“Betohem në ditën e Kijametit. DHe betohem në shpirtin që është shumë qortues.” (Kijame, 1-2)
Shpirti i kënaqur është shpirti më fisnik, i cili në çastet e fundit të tij në tokë pranon lajmin e gëzuar nga Zoti i tij: “Hyr në turmën e robërve të Mi!Dhe hyr në Xhenetin Tim!”
Ndryshe nga ky është shpirti që nxit të keqen dhe mosbindjen.Dhe ndërmjet këtyre dy gjendjeve ekstreme është shpirti vetëqortues, i cili kontrollon veprimet e tij dhe fajëson veten kur kryen mëkate. Shumë shpirtëra luhaten ndërmjet këtyre gjendjeve varësisht nga besimi dhe veprat e personit.
NEFS EL-MUTMEINNE
Kur’ani shpjegon se si arrihet gjendja fisnike e shpirtit të kënaqur:
“Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë prehje.”(Rad, 28)
Kur’ani është e folura Er-Rrahmanit ashtu siç është muzika zëri i shejtanit (djallit).
Nëse shpirti që nxit në të keqen e gjen ngushëllimin në muzikë, vallëzim dhe vegla muzikore, shpirti i kënaqur gjen qetësinë dhe shpëtimin e tij në Kur’an, në namaz dhe në shoqëri me njerëz të drejtë (ndershëm). Shpirti i kënaqur ka një bindje aq të thellë ne Allah, saqë asnjëherë nuk është i shqetësuar nga brengat apo kërkesat e kësaj bote.
Njëherë, gjatë kthimit të tij nga ekspedita luftarake, i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u ul të pushojë nën hijen e një druri larg shokëve të tij besnikë. Një mekas, i quajtur Gavrath Ibën El-Harithi, pa rastin e tij të artë për ta vrarë atë dhe iu afrua me shpatën e tij: “O Muhammed. Kush do të të shpëtojë tani nga unë?”I qetë dhe i patrembur, i Dërguari(paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u ngrit në këmbë dhe u përgjigj thjeshtë: “Allahu!” Njeriu u hutua nga kjo përgjigje e thjeshtë dhe padashje e lëshoi shpatën e tij. I Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)menjëherë e morri shpatën dhe e pyeti:”Tregomë, kush do të të shpëtojë ty tani?” Njeriu u përgjigj i qetë: “Nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut”.
Sëmundjet, brengat financiare, humbja e pasurisë apo vdekja e të dashurve nuk shtyjne shpirtin e kënaqur të rënkojë, të mallkojë apo vajtojë. Kurëdo që përballet me ndonjë problem, ai thjeshtë thote: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi” dhe e përballon fatkeqësinë me durim dhe besim në Zotin e tij. Të tillë janë shpirtërat e përshkruar në Kur’an:
“Ne do t’iu sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thone: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!” (Bekare, 155-156)
Shpirti i kënaqur beson se e gjithë lumturia dhe pikëllimi është me caktimin e Allahut. Prandaj nuk ndien nevojë që të vajtojë kur e godet një fatkeqësi apo të mburret për suksesin e arritur.
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në librin (e vendimeve- Leuhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo.Sigurisht që kjo për Allahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse Allahu nuk e don asnjë mburravec mendjemadh.”(Hadid, 22-23)
Asnjë brengë e kësaj bote nuk e shqetëson shpirtin e kënaqur. Nëse dështon të arrijë diçka për të cilën është përpjekur me vite të tëra, ai do të pranojë fatin e tij dhe do të përkujtojë fjalët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!):
“Çka të ka arritur ty nuk ka mundur të të mos godasë dhe çka s’të ka goditur nuk ka mundur të të arrijë.”(Muvadih nga Hatib El-Bagdadi)
Shpirti i kënaqur kërkon ushqimin e tij në dhikër (përmendjen e Allahut), namaz, agjërim, zekat dhe haxh. Ai mbështetet për përkrahje në degët e besimit, më e larta e të cilave është të thuhet dhe besohet në “Nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Allahut”, dhe më e ulta është ta largosh një pengesë nga rruga.
Engjëjt janë pranë tij që ta forcojnë këtë shpirt, ta bekojnë dhe ta përshëndesin kur largohet nga kjo jetë materiale, kur rringjallet dhe kur pranohet në kopshtet e Xhenetit. Përshëndetja e tyre është si përshëndetja e muslimanit ndaj vëllait të vet:”Paqja qoftë mbi ju”:
“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xheneti, e kur arrijnë at, dyert e tij i gjerjnë të hapura dhe rojet e tij u thonë atyre:PAqja qoftë mbi ju”, ishit të mirë, andaj hyni në të, aty jeni përgjithmonë.”(Zumer, 73)
NEFS EL-EMMARE BIS-SU’
Ndryshe nga shpirti i kënaqur, ky shpirt është inkurajues në të keqe dhe fiton shoqërinë e djallit sepse e injoron përkujtimin e Allahut.
“Dhe kushdo që largohet nga përkujtimi i tëGjithëmëshirshmit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.”(Zuhruf, 36)
Legjionet e djallit e rrethojnë shpirtin e keq ditë e natë. Ai zhytet në veprat djallëzore nga njëra në tjetrën. Do ta shihni atë duke gënjyer dhe mashtruar, duke humbur kohë në gjëra të kota dhe sport, duke shkuar në kinema dhe koncerte, duke dëgjuar muzikë dhe duke vallëzuar.
Siç ka thënë një shkrimtar bashkëkohor:
“Motoja e shoqërisë së pafe është “puno dhe luaj”, përderisa motoja e shoqërisë së ndërgjegjshme është “puno dhe lutu”!
NEFS EL-LEVVAME
Shpirti vetëqortues lëshohet pas cytjeve të djallit, por pastaj pendohet për veprat e tij dhe e qorton veten që ishte i dobët dhe i pambrojtur. Këto ndjenja të keqardhjes shkaktojnë që t’i kthehet Allahut, të pendohet sinqerisht dhe të pranojë ngushëllim shpirtëror. Më mirë është për çdo Nefs që të fajësojë veten sa herë që bën keq. Në të kundërtën, ai do ta gjejë veten të fajësuar nga të gjithë prreth tij.
Shihni se si është përmendur në Kur’an shpirti vetëqortues së bashku me Ditën e Rringjalljes:
“Betohem në Ditën e Rringjalljes. Dhe betohem në shpirtin që është shumë qortues.”( Kijame, 1-2)
Ndërmjet këtyre dy subjekteve ka elemente të përbashkëta, e që të dyja janë gjyqe të drejtësisë.Nefsi Levvame është një gjyqi brendshëm i drejtësisë brenda çdo personi; kur ai vepron gabimisht, ndërgjegja apo shpirti i tij e qorton atë dhe i takon atij që t’i kushtojë vëmendje apo ta injorojë atë.
Përkundër vendosjes së gjyqit të brendshëm të drejtësisë brenda çdo personi, Krijuesi ka përgatitur një Gjyq më të madh që do të funksionojë në Ditën e Fundit dhe do të ndajë drejtësi për të gjithë njerëzimin.
Kapitulli IV
REZULTATET E BESIMIT
Studenti mëson më shumë për provimet e fundit, duke humlumtuar në biblioteka, duke përfituar nga dorëshkrimet e vjetra dhe duke rrishikuar shënimet e tij sepse dëshiron një titull universitar që do t’i ndihmojë në avancimin e karrierës.
Tregtari investon shumicën e kohës, energjisë dhe parave të tij në një projekt komercial me shpresë të përfitimit më të madh në të ardhmen.
Bujku e lëron , e mbjell, e ujit dhe kujdeset rregullisht për tokën e tij duke shpresuar të korra më të begatshme.
Të gjithë ata e dinë se suksesi nuk vjen vetvetiu në pjatë, por arrihet pas një angazhimi të madh. Njeriu bën gjëra të sigurta në këtë botë që të arrijë rezultate të sigurta dhe largohet nga veprat e tjera për shkak të pasojave të tyre.
I rrituri nuk do t’i fusë duart e tij në flakë, ngase e din se zjarri djeg, mirëpo fëmija mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë është i pavetëdijshëm për pasojat.
Besimi dhe dituria më e rëndësishme që duhet të diktojë veprimet tona është se Allahu i Gjithëfuqishëm ekziston, se Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi dhe se askush nuk mund të na bëjë dobi apo dëm vetëm se me lejen e Tij. Nëse besimi i personit në Allah është i ngulitur dhe i palëkundur, ai do të jetë i aftë të drejtojë gjithë adhurimin dhe dëgjueshmërinë e tij ndaj Allahut dhe nuk do të ndiejë frikë nga hyjnitë e pavërteta apo fuqitë botërore.
Imagjinoni takimin e magjistarëve të oborrit mbretëror të Faraonit e të dërguarin Musa, siç përshkruhet në Kur’an.
Para se të ndeshen me të Dërguarin, ata kërkuan nga Faraoni një shpërblim të madh, po që se e mundnin Musain në garë duke përdorur magjinë e tyre.
“Dhe magjistarët erdhën te Faraoni, e thanë: ‘Ne do të kemi shpërblim, në qoftë se dalim fitues!’“ (A’raf, 113)
Faraoni e pranoi kërkesën e tyre dhe u premtoi përveç shpërblimit edhe pozitë në oborrin mbretëror. Kur filloi përplasja me Musain, magjistarët shumë shpejtë e kuptuan se përderisa prezantimi i tyre ishte magji e thjeshtë, prezantimi i Musait ishte i jashtzakonshëm dhe ishte më shumë se magji e njeriut. Kështu, të trembur nga mrekullitë e Musait, të gjithë u përulën në sexhde duke thënë:
“Ne i besuam Zotit të Harunit e të Musait!” (Ta Ha, 70)
Faraoni u trondit nga deklarimi i besimit të tyre në Allah dhe bërtiti:
“A i besuat atij para se t’u japë unë leje?...Unë do t’ua pres duart e këmbët në anë të kundërta e do t’ju kryqëzoj në trungjet e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm.” (Ta Ha, 71)
Këto kërcënime nuk i frikësuan magjistarët. Këta njerëz, të cilët pak më parë kërkuan nga Faraoni shuma të mëdha monedhash ari, tani u bënë aq të patrembur për shkak të besimit të tyre në Allahun, saqë iu përgjigjën atij shumë qetë:
“Ne nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, pasha Atë që na krijoi. E ti vendos çfarë të duash, pasi ti mund të vendosësh vetëm për sa i përket jetës së kësaj bote. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet tona dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. Allahu është më i miri (në të shpërblyer) dhe më i përjetshmi (në të dënuar).” (Ta Ha, 72-73)
Ç’KE MBJELLUR, DO TË KORRËSH
Njeriu që beson se nuk ka jetë të përtejme dhe se nuk do të llogaritet në gjyqin hyjnor, bëhet rob i kësaj bote. Ai jepet pas komoditeteve dhe salltanateve të saj dhe shkel çdo ligj që qëndron ndërmjet tij dhe suksesit.
Në kërkesën e tij dëshpëruese për më shumë pasuri, ai do të refuzojë të bëjë dallim ndërmjet hallallit dhe haramit.
Tiranët dhe kriminelët e kësaj bote punojnë në mënyrë të njëjtë.
Nëse për të arritur qëllimet e tyre kërkohet vrasje dhe dhunë, atëherë ashtu edhe bëhet.
Në shekullin e XX serbët e Bosnjës ishin ndër shembujt më të këqij të barbarisë dhe tiranisë. Të udhëhequr nga epshi i tyre patologjik për më shumë tokë, e keqja e tyre nuk njihte kufij.
Në të kundërtën është njeriu që beson Allahun dhe llogarinë në Ditën e Fundit. Ai frikësohet nga zemërimi i Krijuesit të tij dhe dëshiron kënaqësinë e Tij. Siguria e besimit në parajsë dhe në zjarr ia udhëheq të tërë jetën, jo vetëm çastet e kaluara në namaz. Për të kjo botë është thjeshtë një udhëtim i shkurtër, destinacioni i të cilit është Ahireti. Në këtë mënyrë ai e drejton shumicën e përpjekjeve të tij drejtë fitimit të parajsës dhe i kushton vetëm një pjesë të kohës fitimit të bukës në këtë botë. Ai është vazhdimisht i vetëdijshëm për misionin e tij hyjnor që të thërrasë njerëzit e humbur përreth tij në Islam dhe kështu ai e angazhon veten në thirrje.
Besimi në Ahiret është katalizator që stimulon shpirtërat duke kërkuar ardhmëri më të mirë dhe rëndësia e tij është theksuar vazhdimisht në Kur’an. Besimtarët e vërtetë janë përshkruar si ata që kanë besim të ngulitur në Ahiret, ngase ajo do të jetë jeta e vërtetë.
“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim dhe lojë. Vërtetë që banesa e Ahiretit është e vërteta, veç sikur ta dinin.” (Ankebut, 64)
Suksesi përfundimtar nuk është në grumbullim pasurie, famë apo karrierë fantastike, por suksesi është në shpëtimin nga zjarret e Xhehenemit.
“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësuan Ditën e Rringjalljes, e kush largohet nga zjarri e futet në Xhenet, ai ka fituar, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”(Ali Imran, 185)
I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) transmetohet të ketë deklaruar se i mençur është njeriu që e përkujton vetveten vazhdimisht për përgjegjshmërinë në Ditën e Rringjalljes dhe punon shumë për jetën pas vdekjes. Ndërsa i marrë është njeriu, shqetësimet e vetme të të cilit janë dëshirat e përkohshme dhe komoditetet e kësaj jete.
I Dërguar (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) gjithashtu e ka përshkruar këtë botë si tokë pune për Ahiret. Çfarëdo që të mbjellësh në këtë botë, do të korrësh në Ahiret. Me qëllim që njerëzit të mos bëhen të vetëkënaqur, se Dita e Gjykimit do të ndodhë në një të ardhme të largët, ai ka porositur çdo person që t’ia përkujtojë vetes se Gjykimi i tij do të fillojë në ditën që vdes.
PËRVOJAT E SHPIRTIT PAS VDEKJES
Bota e Berzahut fillon kur shpirti i personit e braktis trupin dhe jetës së tij të shkurtër në këtët tokë i vjen fundi.
Duke vdekur njeriu përjeton gjëra që nuk nuk mund të kuptohen nga njerëzit përreth tij. Meqë shpirti e braktis trupin e tij përmes zgavrave të hundës, sytë e tij përcjellin shpirtin e larguar. Për këtët shkak, I Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) i ka këshilluar njerëzit që tëia mbyllin sytë të vdekurit në mënyrë që pamja e tij të jetë sa më pak tmerruese. Allahu i Gjithëfuqishëm thotë për këtë çast të vdekjes:
“ Përse pra kur arin shpirti në fyt. E ju në atë moment shikoni (se ç’po ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. Dhe përse nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra). (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë), nëse jeni që thoni të vërtetën?” (Vakia, 83-87)
Pasi personi vdes dhe hyn në një botë të re, një dritare hapet në Ahiret për të lejuar shpirtin e tij të shohë parajsën dhe zjarrin. Vdekja është koha e së vërtetësdhe gënjeshtrat, me të cilat mosbesimtarët e kishin rrethuar vetveten në këtë botë, do të zbulohen. Këto gënjeshtra përfshijnë mohimin e ekzistencës së Allahut, Ditës së Gjykimit dhe refuzimin e ndëshkimit në varr.
Prandaj, kur vdekja u vjen msbesimtarëve dhe ata e ndjejnë nxehtësinë e zjarreve të mbërdhezura të Xhehenemit, ata fillojnë të luten për një rast të dytë në tokë në mënyrë që të bëjnë vepra të mira. Mirëpo, e gjithë lutja e tyre mbetet e kotë.
“Derisa t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre e thotë: “Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre Berzahun (distancë kohore) deri në ditën kur rringjallen.” (Mu’minun, 99-100)
Udhëtimi i shpirtit nga toka në qiell, ku e takon Zotin e tij, përshkruhet shkëlqyeshëm në hadithin vijues:
El-Bera Ibën Azibi ka thënë: “ Ne dolëm me të Dërguarin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në varrimin e një ensari dhe u afruam te varri. Varri ende nuk ishte gropuar, prandaj i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u ul dhe ne u ulëm heshtazi përreth tij sikur në kokat tona të kishte zogj. Ai kishte një shkop në tokë me të cilën bënte shenja në tokë. pastaj ai e ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni mbrojtje tek Allahu nga dënimi i varrit”, duke e thënë këtë dy apo tri herë.
pastaj ai tha: “Kur besimtari është gati t’a braktisë këtët botë dhe të kalojë në botën tjetër, engjëjt me fytyra të ndritshme si Dielli zbresin tek ai nga qielli me një qefin dhe parfum nga parajsa dhe qëndrojnë larg tij aq sa syri mund t’i shohë. Pastaj vjen engjëlli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe thotë: “Shpirt i mirë, dil me faljen dhe kënaqësinë nga Allahu.” Pastaj shpirti del sikur pika kur rrjedh nga caliku i ujit dhe ai e kap atë. Kur ai vepron ashtu, engjëjt e mëshirës nuk e lënë atë në dorën e tij (engjëllit të vdekjes) për asnjë moment, por e marrin dhe e vendosin në qefin dhe parfum dhe nga aty del një aromë sikur misku më i këndshëm në sipërfaqe të tokës. Pastaj ata e ngrejnë atë lart dhe nuk kalojnë pranë asnjë shoqërie engjëjsh e që ata të mos pyesin: “Kush është ky shpirt i mirë?”, e ata përgjigjen: “Ky e ky, i biri i këtij e këtij”, duke përdorur emrat më të mirë me të cilët njerëzit e thërrisnin në tokë. Pastaj ata e sjellin atë te qielli më i ulët dhe kërkojnë që të hapet porta për të. Ashtu edhe bëhet, dhe nga çdo qiell, krye-engjëjt e tij e shoqërojnë atë deri te qielli tjetër, derisa të arrijë te qielli i shtatë dhe Allahu, që është Fisnik dhe i Lavdishëm, thotë: “Regjistrojeni librin e robit Tim në Ilijjunë¹ dhe kthejeni në tokë, ngase Unë e krijova njerëzimin nga ajo, në të do t’i kthej dhe nga ajo do t’i nxjerr jashtë përsëri.” Shpirti rrikthehet në trupin e tij, e i vijnë dy engjëj, e ulin dhe i thonë:
“Kush është Zoti yt?, ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu”.
Ata e pyesin: “Cila është feja jote?”, ai përgjigjet: “Feja ime është Islami”.
Ata e pyesin: “Kush është ky njeri i dërguar në mesin tuaj?”, ai përgjigjet: “Ai është i Dërguari i Allahut”.
Ata e pyesin: “Cili është burimi yt i diturisë?”, ai përgjigjet: “E kam lexuar librin e Allahut, kam besuar në të dhe kam thënë se është i vërtetë.”
Atëherë dikush thërret nga qielli:” Robi im ka thënë të vërtetën, andaj shtroni për të qilima nga parajsa, visheni me rroba të parajsës dhe hapeni një derë për të në parajsë.”
Dhe atij i vjen pak nga freskia dhe aroma e parajsës, varri i zgjerohet aq sa syri mund të shohë dhe një njeri me fytyrë të bukur, me veshje të bukur dhe me erë të këndshme vjen tek ai dhe thotë: “Sihariq me atë që të gëzon ty, ngase kjo është dita që të është premtuar.” Ai pyet: “Kush je ti, që fytyra jote është shumë e bukur dhe sjell mirësi?” Ai pësrgjigjet: “Unë jam vepra jote e mirë” Pastaj ai thotë:” Zoti im, bëje kijametin; Zoti im, bëje Kijametin, që të mund t’i kthehem popullit dhe pasurisë sime².”
Por, kur jobesimtari është gati të braktisë botën dhe të vazhdojë për në botën tjetër, engjëjt me fytyra të zeza i zbresin tek ai nga qielli me mbështjellëse të vrazhdë dhe të shëmtuar dhe qëndrojnë larg tij aq sa syri mund t’i shohë. Pastaj vjen engjëlli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe thotë: “Shpirt i keq, dil me hidhërimin e Allahut dhe me zemërimin e Tij.” Pastaj shpirti shpërndhet nëpër trupin e tij dhe engjëlli e nxjerr atë sikurse një gjemb metali nga leshi i lagur.Pastaj ai e kap atë dhe, kur ai vepron ashtu, ata nuk e lënë atë në dorën e tij (engjëllit të vdekjes) për asnjë moment, por e vendosin në atë mbështjellëse dhe nga aty del një erë e keqe si cofëtina më e qelbur në sipërfaqen e tokës. Pastaj engjëjt e ngrejnë atë lart dhe nuk kalojnë pranë asnjë shoqërie engjëjsh e që ata të mos pyesin: “Kush është ky shpirt i keq?”, e ata përgjigjen: “Ky e ky, i biri i këtij e këtij”, duke përdorur emrat më të këqij me të cilët njerëzit e thërrisnin në tokë. Kur ai sillet te qielli më i ulët, kërkohet që të hapet porta për të, por nuk i hapet. (Pataj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) lexoi: “Dyert e qiellit nuk ahpen për ta dhe ata nuk do të hyjnë në Xhenet përderisa deveja të kalojë nëpër vrimën e gjylpërës.”) Allahu, që është Fisniku dhe i Lavdishëm, thotë: “Regjistrojeni librin e tij në Sixhxhin³ në tokën më të ulët” dhe shpirti i tij hidhet poshtë. (Pastaj ai, (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) lexoi: “ Ai që i përshkruan shok Allahut është si të ishte hedhur nga qielli dhe të rrëmbehet nga zogjtë, ose të hidhet nga era në një vend të largët.”) Shpirti rrikthehet në trupin e tij, atij i vijnë dy engjëj dhe duke e lënë të qëndrojë ulur i thonë:
“Kush është Zoti yt?, ai përgjigjet: “Ëh, nuk e di”.
Ata e pyesin: “Cila është feja jote?”, ai përgjigjet: “Ëh, ëh, nuk e dii”.
Ata e pyesin: “Kush është ky njeri i dërguar në mesin tuaj?”, ai përgjigjet: “Ëh, ëh, nuk e di”.
Atëherë dikush thërret nga qielli:” Ai ka gënjyer, andaj shtroni për të qilima nga zjarri, dhe hapeni një derë për të në zjarr.”
Pastaj pak nga nxehtësia dhe vapa i vjen atij, varri i ngushtohet, saqë brinjët hyjnë njëra në tjetrën dhe një njeri me fytyrë të shëmtuar, me veshje të ndyrë dhe me erë të qelbur vjen tek ai dhe i drejtohet: “Dëshpërohu me atë që të poshtëroi ty, ngase kjo është dita që të është premtuar.” Ai pyet: “Kush je ti, që fytyra jote është më e shëmtuara dhe sjell fatkeqësi ?” Ai përgjigjet: “Unë jam vepra jote e keqe” Pastaj ai thotë:” Zoti im, mos e bëj Kijametin!””
Një transmetim tjetër i ngjashëm me këtë përmban këtë shtesë:
“Kur shpirti i tij del, çdo engjëll ndërmjet qiellit dhe tokës dh çdo engjëll në qiell kërkojnë bekim për të dhe dyert e qiellit i hapen, asnjë roje e derës nuk e lë pa e lutur Zotin që shpirti i tij të ngrihet mbi ta. Por, shpirti i jobesimtarit është shkulur së bashku me venat dhe çdo engjëll ndërmjet qiellit dhe tokës dhe çdo engjëll në qiell e mallkojnë atë, dyert e qiellit janë të mbyllura dhe asnjë roje e derës nuk e lë pa e lutur Zotin që shpirti i tij të mos ngrihet mbi ta.”(Ahmedi)
Personi që i përgjigjet drejtë pyetjeve dhe është përcaktuar për parajsë, do të ndiejë se varri i tij po zgjerohet dhe po bëhet kopsht i parajsës. Engjëjt do t’i thonë atij me butësi: “Fle sikur flen nusja.”
Por, personi që dështon t’i përgjigjet drejtë pyetjeve do të ndiejë se varri i tij po i ngushtohet dhe një derë në zjarr do të hapet për të. Trupi i tij i vdekur do të kalbet dhe përfundimisht do të zhduket në tokë, por shpirti i tij do të vazhdojë të ndiejë ndëshkimin që ka fituar në jetën e tij në tokë.
ndëshkimi i varrit është vështirësia e parë që personi duhet ta kapërcejë pas vdekjes, dhe nëse kalon atë lehtë, pjesa e mbetur e gjykimit të tij në Ditën e Gjykimit do të jetë njëjtë i lehtë. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e përsëriste shpesh këtë dua:
“O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i Xhehenemit, kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e Dexhallit dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe vdekjes."
Zejd Ibën Thabiti ka transmetuar se i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe shokët e tij ishin duke kaluar nëpër një kopsht që i takonte Benu Nexhxharit kur mushka e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e ndërroi rrugën, saqë për pak nuk e rrëzoi atë. Ata ishin afër disa varreve ku ishin varrosur idhujtarët, andaj i Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) tha:
“ Këta njerëz po ndëshkohen në varret e tyre dhe, sikur të mos kisha frikë se ju nuk do ta varrosni më një njeri-tjetrin, do ta lusja Allahun t’ua mundësojë të dëgjoni ndëshkimin në varr që unë po dëgjoj.” (Muslimi)
Fusnotat nga ky shkrim:
¹ Illijunë supozohet të jetë një pllakë margaritarësh të gjelbërt, e cila ndodhet përmbi shtatë qiej dhe në të regjistrohen veprat e njerëzve të mirë. Madje ka mendime se ai është vet Xheneti, shtylla e djathtë e Arshit, Sidretul-Munteha e kështu me radhë. Përbërja morfologjike e fjalës tregon se është fjala për diçka të lartë – shumë të lartë.(sh.r.)
² Që të bashkohem me familjen time në Xhenet.(sh.r.)
³ Sixhxhin: është vend ku ruhen regjistrat e veprave të keqbërësve. Thuhet se ai është vendosur në Xhehenem apo në tokën e shtatë më të ulët. Sidoqoftë, përbërja morfologjike e fjalës është marë nga sixhn, që do të thotë vend i ngushtë dhe i mundimshëm.(sh.r.)
Shkurtimisht Për Udhëtimin E Shpirtit
Po t’i përmbledhim dëshmitë, është e qartë që shpirtërat e të gjithë njerëzve, besimtarë dhe jobesimtarë, ngrihen nga engjëjt lart në qiej në kohën e vdekjes dhe i paraqiten Allahut të Gjithëfuqishëm.
Regjistri i veprave të besimtarit është i vendosur në një vend të lartë në qiell, i quajtur Ilijjunë, ndërsa regjistri i mëkatarit është i hedhur në tokën më të ulët, të njohur si Sixhxhin.
“Jo! Vërtetë që libri i mëkatarëve gjendet në Sixhxhin. E, ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i? Ai është një libër i qendisur (i skalitur)....Jo! Vërtetë që libri i të mirëve gjendet në Ilijjunë. E, ku e di ti se ç’është Ilijjun-i? Ai është një libër i qendisur (i skalitur).Të cilin e dëshmojnë ata më të afërmit (engjëjt).” (Mutaffifinë, 7-9, 18-21)
Shpirtërat kthehen përkohësisht në trupat e tyre për marrjen në pyetje nga engjëjt.
Kur shpirti kthehet, personi i vdekur është i aftë të dëgjojë hapat e njerëzve të cilët kanë ardhur t’a varrosin. Ky është një përjashtim i rregullës së përgjithshme kur’anore se të vdekurit nuk mund t’i dëgjojnë të gjallët.
“Ti nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë, e as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen kur ata ta kthejnë shpinën.” (Neml, 80)
“E nuk janë të njëjtë as të gjallët as të vdekurit, Allahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr.” (Fatir, 22)
Shpirti i bekuar dërgohet në qiej, ku shndërrohet në zog dhe ushqehet lirisht nga pemët e Xhenetit. Ai pushon në gjendjen e gjumit të qetë, përderisa freskitë e ftohta të Xhenetit rrjedhin qetazi mbi të. Në të kundërtën është shpirti i mëkatarit, i cili hidhet me përbuzje në tokën më të ulët, që të ndiejë vapën e madhe dhe kutërbimin e Xhehenemit. Që të dy llojet e shpirtërave banojnë në vendet ku ndodhen regjistrat e veprave të tyre.
Tortura e varrit është për shpirtin, por nëse do Allahu, mund të ndihet edhe nga trupi. Trupi njerëzor do të kalbet dhe shpërbëhet në tokë, por pasi që dënimi i varrit është për shpirtin, kjo mund të vazhdojë deri në Ditën e fundit.
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE TË RËNDOMTA
1. Grupe muslimanësh pohojnë se marrja në pyetje në varr është vërtetuar vetëm nga literatura e hadithit dhe jo nga Kur’ani. Për t’iu përgjigjur atyre, merrni parasysh ajetin vijues të sures Ibrahim:
“Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur dhe Allahu bën çfar dëshiron.”(Ibrahim,27)
Faza e parë e Ahiretit është koha e Berzahut, periudha ndërmjet vdekjes dhe rringjalljes.
Siç transmeton el-Bera Ibën Azibi, i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka shpjeguar se besimtarët do të ndihmohen me vendosmëri të madhe në përgjigjet e tyre në varr, kur engjëjt Munkeri dhe Nekiri do të vijnë t’i pyesin, ndërsa keqbërësit (mëkatarët) do të belbëzojnë në këtë kohë kritike.
2. Grupi i njëjtë i muslimanëve pohojnë se dënimi ose hareja (lumturia)e varrit gjithashtu janë vërtetuar nga hadithet dhe jo nga Kur’ani. Përgjigja jonë është dënimi i varrit është cekur në një numër ajetesh kur’anore:
a) Faraoni dhe pasuesit e tiji janë ekspozuar zjarreve të Xhehenemit çdo mëngjes dhe mbrëmje që nga vdekja e tyre dhe ata do të vazhdojnë të vuajnë në këtë mënyrë deri në Ditën e Rringjalljes. Në atë ditë ata faktikisht do të hyjnë në zjarr:
“Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve):Futeni popullin e Faraonit në dënim më të rëndë!”(Gafir,46)
b) “Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç Allahut, nuk gjetën ndihmëtar!”(Nuh,25)
Jobesimtarët nga populli i Nuhutu përmbytën dhe pastaj menjëherë u hodhën në zjarr. Sipas gramatikës arabe, shkronja “fe” në këtë ajet tregon menjëhershmërinë. Meqenëse Dita e Gjykimit do të ngjajë në të ardhmen, dënimi që ka filluar menjëherë pas përmbytjes së popullit të Nuhut duhet të jetë dënimi në Berzah.
c) “Edhe rreth jush ka disa beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medinës ka që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë. Ata do t’i dënojmë dyherë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.”(Teube,101)
Abdullah Ibën Abasi e komentoi këtë ajet duke thënë se jobesimtarët dhe hipokritët do të torturohen dy herë para ndëshkimit të tyre në Ditën e Gjykimit. Hera e parë do të jetë jeta e mjerë në këtë tokë dhe hera e dytë do të jetë në Berzah.
d) “E sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta e (u thonë):”Dorëzoni shpirtërat tuaj!Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për Allahun.””(En’am,93)
Dënimi i turpshëm është premtuar ditën kur shpirtërat braktisin trupat e tyre.Përdorimi i fjalës “sot” tregon që do të jetë e menjëhershme dhe duke qenë se nuk mund t’i referohet Ditës së Gjykimit, i referohet kohës në varr.
“E sikur t’i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan, si i godasin fytyrave dhe shpinave të tyre, (duke u thënë):”Shijoni dënimin e djegies! Gjithë kjo nga shkaku i asajqë fituat. dhe me të vërtetë që Allahu nuk është i padrejtë ndaj robëve të vet.””(Enfal,50-51)
“E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t’ua marin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?”(Muhammed,27)
Të dy ajetet e lartëpërmendura flasin për rrahjen nga engjëjt menjëherë pas vdekjes.
3. Shpërblimet dhe lumturia e varrit gjithashtu përmenden nga Kur’ani. Për shembull, është treguar për një person i cili k paralajmëruar një të Dërguar se armiqtë e tij ishin duke thurrur komplot që ta vrasin. Kur jobesimtët kuptuan se njeriu i kishte tradhëtuar, e dënuan atë dhe torturuan deri në vdekje. Menjëherë pas vdekjes, atij iu tha që të hyjë në Xhennet dhe, kur pa salltanatet dhe mrekullitë e Xhenetit, ai kishte dëshirë që t’i tregonte popullit të vet për fatin e mirë.
“ Atij i është thënë:”Hyn në Xhenet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”” (Jasin, 26-27)
Xheneti i vërtetë do të shfaqë të gjitha dhuratat dhe mrekullitë e tij në Ditën e Gjykimit, por ky njeri pranoi vetëm një shije të Xhenetit në varrin e tij që i dha atij gëzim të ngazëllyer.
“Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë:”Selamun alejkum”- gjetët shpëtimin, hyni në Xhenet, për hirë të asaj që vepruat.”(Nahl, 32)
“Mos mendoni se janë të vdekur ata që rranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen”(Ali Imran, 169-170)
Jeta e dëshmorëve nuk është si jeta në tokë. I Dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e sqaroi këtë më gjërësisht në transmetimin vijues:
“Shpirtërat e tyre janë në brendësi të yogjëve të gjelbër, të cilët janë në llamba të varura në Arshin (Fronin) e Allahut, që fluturojnë kudo nëpër Xhenet dhe pastaj kthehn në këto llamba. Zoti i tyre shikon poshtë në tadhe i pyet nëse dëshirojnë diçka dhe ata kundërpërgjigjen se çka mund të dëshirojnë kur mund të shkojnë kudo që duan në Xhenet. Ai i pyet ata tri herë dhe, kur e shohin se nuk do të lihen pa kërkuar diçka, ata i thonë Zotit të tyre se dëshirojnë që Ai t’ua kthejë shpirtërat në trupat e tyre, që të mund të vriten në rrugën e Tij edhe njëherë. Pastaj kur Ai sheh se nuk kanë nevojë për asgjë, lihen pa pyetje të mëtejme.”(Muslimi)
Vazhdon shkrimi me titull " NË PRANI APO MOSPRANI TË VARRIT"
NË PRANI APO MOSPRANI TË VARRIT
Fjala arabe “kabr” do të thotë “të fshehësh”. Kështu, fjala “varr” është shpjegim më i mirë i kësaj fjale, pasi ajo e fsheh trupin. Kjo fjalë gjithashtu tingëllon ngjashëm me fjalën “kalb”-“zemër”, që është e fshehur në gjoks.
Zemra është përplot me dëshira dhe emocione të ndryshme që shpesh mbesin të fshehura brenda saj. Kur’ani përmend së bashku, gjoksin dhe varrin, pasi që të dyja janë shporta që gëlltisin gjithçka që kanë, por do t’i shfaqin ato Ditën e Gjykimit.
“A nuk e di ai se kur të nxirren çfarë ka në varreza?
Dhe të bëhet e njohur çfarë ka në gjoksa.”(Adijat,9-10)
Besimi në dënimin në varr gjatë periudhës së Berzahut është pjesë përbërëse e akides së muslimanit. Shtrohet pyetja për njerëzit që nuk janë varrosur në varreza, për shembull: dikush është djegur dhe hiri i tij është shpërndarë, ose është shqyer nga bishat, ose ka vdekur në det dhe uji është bërë varri i tij.
Poashtu kemi rastin e Faraonit, trupi i të cilit është mumifikuar dhe ekspozohet në muze, ku nuk tregon ndonjë shenjë të përjetimit të dënimit të premtuar për të në Kur’an.
Shpjegimi për këtë fenomen është se, përjetimet e periudhës së Berzahut (pas vdekjes) janë për shpirtin, pavarësisht nëse kufoma është e shtrirë apo jo në varr.
Meqë shumica e të vdekurve janë varrosur në vare, prej këtu rrjedh edhe përdorimi i shprehjes “ndëshkimi i varrit”.
Trupi mund të varroset, digjet ose asgjësohet, por shpirti i tij do të ndiejë torturën ose lumturinë e Berzahut si ta kishte trupin në varr.
Ai do të ndihet si të ishte i mbyllur në një gropë të vogël të zezë, që është varri i tij, që i ngushtohet për t’ia shtypur eshtrat.
Nëse ai është shpirti i personit besimtar, ai do të ndiejë rehati dhe liri, meqë varri i tij po zgjerohet dhe shikon kah Xhenneti.
Si rrjedhim, sprova e Berzahut është për të gjithë shpirtërat, që ka si pasojë ndjenjën e rehatisë dhe lumturisë për besimtarët e mirë dhe ndjenjën e ndëshkimit për mëktarët.
Sipas një thënieje të të Dërguarit (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshim mbi të!) dëshmorët në rrugën e All-llahut janë të liruar nga kjo sprovë.
Ka një numër hadithesh që flasin për ndëshkimin e varrit.
Aisheja ka treguar se një çifute e kishte vizituar atë dhe i kishte përmendur ndëshkimin në varr, duke shtuar:
“All-llahu të ruajt nga dënimi i varrit.”
Aisheja e pyeti të Dërguarin e All-llahut(paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshim mbi të!)për çështjen dhe ai (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshim mbi të!) tha:”Po, dënimi i varrit është i vërtetë” .Aisheja tha:”Pas asaj asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e All-llahut duke e falur namazin pa kërkuar mbrojtjen e All-llahut nga ndëshkimi i varrit.” (Buhariu dhe Muslimi)
Zejd Ibën Thabiti ka thënë: “Derisa ishim duke shoqëruar të Dërguarin e All-llahut, që ishte duke kalëruar në një kopsht që i takonte Benu Nexhxharit, për një moment mushka e të Dërguarit ndërroi rrugë, saqë përpak nuk e rrëzoi atë. Ndodhi që aty kishin pesë ose gjashtë varre, ashtu që ai pyeti se mos e dinte ndokush se kush ishte varrosur në to. Njeriu iu përgjigj se e dinte. Pyetjes se, kur kishin vdekur, iu përgjigj se ishte në kohën kur njerëzit ishin idhujtarë.
Pastaj i dërguari (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshim mbi të!)tha:
“Këta njerëz po vuajnë në varret e tyre dhe, sikur të mos kisha frikë se ju më nuk do te varrosni njëri-tjetrin, do ta lusja All-llahun t’ua lejojë të dëgjoni ndëshkimin në varr që unë po dëgjoj.” Pastaj ai u kthye kah ne dhe tha: “Kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga dënimi i zjarrit.” Ata thanë:”Kërkojmë mbrojtje tek All-llahu nga dënimi i zjarrit”. Ai tha:”Kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga dënimi i varrit”. Ata thanë: “Kërkojmë mbrojtje tek All-llahu nga dënimi i varrit”.Ai tha:”Kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga sprovat e hapta dhe të fshehta.” Ata thanë:” Kërkojmë mbrojtje tek All-llahu nga sprovat e hapta dhe të fshehta”. Ai tha: “Kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga sprova e Dexhallit”. Ata thanë:”Kërkojmë mbrojtje tek All-llahu nga sprova e Dexhallit””(Muslimi)
Imam Ibën Tejmijje ka treguar se populli i Sirisë ishte mësuar të dërgonte kuajt, mushkat apo gomarët e tyre që kishin dhimbje barku te varrezat e Nusejrive dhe ismailive, ku kafshët do të shëroheshin menjëherë.
Ibën Tejmijje në shpjegimin e këtij fenomeni ka thënë se, kafshët, zogjtë dhe krijesat e tjera përveç njerëzve dhe xhinnëve mund të dëgjojnë britmat e të vdekurve që torturohen në varret e tyre.
Kafshët e sëmura do të dëgjonin zërat e frikshëm e shpirtërave të torturuar dhe do të tmerroheshin aq shumë, saqë barqet e tyre do të pësonin ngërç (spazmë) dhe do të zbrazeshin vetvetiu. Të liruar nga të gjitha materiet e patretshme, kafshët do të shëroheshin shpejtë.
TABLOTË PËR THIRRJEN E SHPIRTËRAVE
SEANCAT DHE MAGJIA
A janë të dënuar shpirtërat e të vdekurve të bredhin përjetshëm nëpër qiej e tokë?
A kthehn në tokë shpirtërat e humbur, që t vizitojnë armiqtë e tyre dhe të rënkojnë kobshëm në shtëpitë e braktisura?
A munden këta shpirtëra të flasin nëpër mjediset spiritualiste gjatë mbledhive?
A munden të vdekurit të lënë porosi për të gjallët duke përdorur tablotë për thirrjen e shpirtërave?
Cili është qëndrimi i Islamit për mbinatyroren?
Mësimet islame janë të qarta, sa i përket kthimit të shpirtërave të të vdekurve në tokë pa kurfarë arsye.
Njësoj si pas lindjes, fëmija nuk mundet asnjëherë të kthehet në mitrën e nënës së tij dhe sikurse trupi i vdekur nuk mundet asnjëherë të kthehet të jetojë në tokë, ashtu edhe shpirtërat e të vdekurve nuk munden asnjëherë të kthehen në tokë.
Shpirtërat e të vdekurve janë marrë me vete nga engjëjt që që të jetojnë në Ilijjinë ose në Sixhxhin deri në Ditën e Gjykimit dhe i humbin të gjitha lidhjet e tyre me botën e gjallë.
Ndonëse, magjia dhe aktet mbinatyrore ekzistojnë, kuptimi i qartë i kësaj teme do t’i ndihmojë muslimanët të mos mashtrohen nga spiritualistët.
All-llahu i Gjithëfuqishëm na informon në Kur’an:
“Dhe kushdo që largohet nga përkujtimi i Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë atij shejtanin që të jetë për të shok dhe mik i ngushtë i tij (kariin).” (Zhuruf, 36)
Njëherë i Dërguari (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të!) u tha shokëve të tij:
“Çdonjerit prej jush i është caktuar një shoqërues nga xhinët.”
Ata pyetën: “A edhe për ty o i Dërguari i All-llahut?
I Dërguari (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të!) u përgjigj:
“Po, edhe për mua, përveç që mua All-llahu më ka ndihmuar kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai më udhëzon vetëm për të bërë mirë.” (Muslimi)
Pra, xhini i është caktuar çdo njeriu që të jetë shoqërues i tij i përhershëm (kariin) dhe të inkurajojë dëshirat e tij të këqija.
Ky kariin është përgjegjës për veprimet magjike dhe mbinatyroren.
Nëpërmjet fjalëve të këqija dhe ritualeve djallëzore, është e mundur që një person të marrë kontrollin mbi xhinin dhe të ushtrojë magjinë.
Magjia ekziston dhe është forcë e fuqishme dhe djallëzore, për ç’arsye është shpallur plotësisht haram në islam.
Kur’ani na tregon për magjistarët:
“Dhe ata mësuan atë gjë që i dominonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë)nuk do të kishin aspak pjesë nga bota e pastajme. Dhe vërtetë, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur t’a dinin!” (Bekare, 102)
Magjistari që ka kontroll mbi xhinin mund të kryejë veprime mbinatyrore me shumë lehtësi.
Për shembull, gjatë seancave xhini shpesh shtiret se kontakton me të vdekurin dhe u lejon atëre t’u flasintë gjallëve. Në fakt, mediumi* ka kontaktuar kariinin e të vdekurit. Ky xhin, që ishte shoqërues i vazhdueshëm i personit të vdekur dhe dinte tërë historinë jetësore të tij, do të jetë i aftë të imitojë zërin e të vdekurit dhe t{u përgjigjet me saktësi pyetjeve, duke i mashtruar të pranishmit të besojnë se janë në shoqërinë e shpirtërave.
Falltorët, që gjithashtu kanë lidhje me xhinë, mund t’i përdorin ata për të kerkuar të dhëna për jetën e klientit.
Duke qenë se xhinët kanë aftësi të udhëtojnë në largësi të mëdha për të qindtat e sekondës, informatat që i sjellin falltorit mund të përdoren për të hutuar dhe mashtruar klientët e tyre.
Në mënyrë të ngjashme, magjistarët që kryejnë veprime mahnitëse mbinatyrore mund t’i bëjnë këto shumë lehtë me ndihmën e xhinëve të fuqishëm, të shpejtë dhe të padukshëm. Pra, mbinatyrorja nuk është bota e fantazmave dhe shpirtërave të humbur, por bota e xhinëve.
“UDHËTIMI I SHPIRTIT NË BOTËN E ËNDRRAVE”
“Allahu i merr shpirtërat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon(të kthehet) deri në një kohë të caktuar. Vërtetë, që në këtë ka argument për popullin që mendon.”(Zumer, 42)
I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) njëherë pat thënë se:
“Gjumi është vëllai i vdekjes.”(Mishkat)
Gjumi është një lloj i përkohshëm i vdekjes, pasi në të dy gjendjet shpirti merret prej trupit të tij nga All-llahu. Këtë e kuptojmë nga ajeti kur’anor i lartëpërmendur.
a) All-llahu i Gjithëfuqishëm e merr tek Ai shpirtin e çdo personi që bie të flejë, pa marrë parasysh se a do të vdesë pastaj apo jo.
b) I Gjithëfuqishmi i mban shpirtërat e të gjithë atyre për të cilët vdekja është e përcaktuar në atë çast. Këta janë njerëzit që vdesin ë gjumë.
c) I Gjithëfuqishmi i kthen ata shpirtëra për të cilët vdekja ende nuk është caktuar. Zgjimi i personit nga gjumi do të thotë që shpirti i është kthyer trupit të tij.
Personi i fjetur nuk e humb kontaktin me shpirtin e tij, por mban lidhje biologjike që i lejon atij të vazhdojë frymëmarrjen.
Thuhet se personi fjetur dhe shpirti i tij endacak mbesin të lidhur nëpërmjet një fijeje të padukshme që del nga vrimat e hundës së tij dhe përmes hundës duket që shpirti lëviz brenda dhe jashtë trupit.
Shpirti i njeriut të vdekur humb çdo lidhje me shpirtin e tij, por, kur do All-llahu, ai lejohet që të kthehet në trupin e tij për periudha të shkurtëra, sikurse kur u përgjigjet pyetjeve në varr nga engjëjt Munkeri dhe Nekiri që trupi të ndiejë dënimin e tij.
Gjatë jetës, lidhja ndërmjet trupit dhe shpirtit nuk është gjitmonë e njëjtë, por luhatet. Në një kohë është e fortë, në tjetrën e dobët.
Gjatë gjumit lidhja është e dobët dhe shërben vetëm si funksion biologjik. Lidhja gjithashtu do të jetë e dobët gjatë sëmundjes, por e fortë gjatë shëndetit.
Dënimi i varrit është i pakuptueshëm për shumë njerëz sepse, kur ata shohin poshtë të vdekurin në varrin e tij, nuk shohin shenja të vuajtjeve apo gëzimit. Varri duket i njëjtë, njësoj sikur është hapur, pa shenja të zgjerimit apo ngushtimit për banorët e tij.
Për shembull, trupi i mumifikuar i Faraonit është ruajtur deri në ditët e sotme dhe nuk tregon shenja të paraqitjes ndaj zjarreve të Xhehennemit çdo mëngjes dhe mbrëmje. Personi i vdekur duker sikur është në gjendjen e gjumit tëvazhdueshëm, pa mundësi që të ndiejë dhimbje ose gëzim.
Pastaj shikoni personin që është në gjumë dhe është duke ëndërruar. Nëse është duke parë ëndërr të këndshme, ai do të zgjohet i qetë, i çlodhur dhe i lumtur. Mirëpo, nëse ka parë një ëndërr të keqe, aido të zgjohet i temrruar dhe i frikësuar.
Ai mund të shohë veten duke u mbytur në oqean, duke rënë nga një lartësi shumë e madhe ose duke u sulmuar nga përbindëshat tmerrues. Ai do të zgjohet nga ankthi i tij i mbytur në djersë dhe i rraskapitur nga mundimi i rëndë, edhe pse trupi i tij nuk është larguar nga shtrati.
Për shikuesin, personi është thjeshtë në gjumë të thellë, përderisa ai vetvetiu ndien se është pjesëmarrës në dhjetra mundime të rënda.
E njëjta gjë shfaqet edhe tek i vdekuri gjatë periudhës së Berzahut
“LLOJET E NDRYSHME TË ËNDRRAVE”
Kur trupi i njeriut është në gjumë, shpirti i tij është i aftë të endet lirisht dhe me shpejtësi nëpër qiej, ku ai atje takon shpirtëra të tjerë dhe këto udhëtime pastaj mbahen mend nga personi, si ëndrra.
Njëherë, Umeri e pyeti Aliun se përse disa ëndrra realizohen, përderisa disa të tjera jo.
Aliu u përgjigj se gjithçka që shpirti përjeton në qiell gjatë gjumit është e besueshme dhe do të realizohet si e vërtetë. Megjithatë, djalli do të provojë ta hutojë shpirtin duke ia përzier vizionin e tij me frikë dhe gënjeshtra, në mënyrë që personi të zgjohet duke mbajtur mend qoftë ankthet, qoftë trazimet e tmerrshme të ëndrrave që nuk kanë kuptim.
Lidhur me këtë njohuri i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) pat thënë:
“Ai që flet më së drejti prej jush, do të shohë ëndrrat më të vërteta.”
Ai, (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të), gjithashtu u ka thënë shokëve të tij:
“Pejgamberllëkut i ka ardhur fundi, por mbesin lajmet e mira.” Kur u pyet për lajmet e mira, ai u përgjigj: Ato janë ëndrrat e mira.”
Në një transmetim tjetër, i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka thënë:
“Ëndrra e mirë është e 46-ta pjesë e shpalljes.” (Buhariu dhe Muslimi)
Ekzistojnë tri (3) lloje të ëndrrave siç ka thënë i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të):
1. Rrëfimet e shpirtit
Këto janë ëndrra që pasqyrojnë jetën e përditshme të njeriut. Për shembull, personi që lexon Kur’an rregullisht, do të dëgjojë Kur’an në ëndrrat e tij, ndërkohë që ndjekësi i koncerteve do të dëgjojë muzikë. Tregtari do ta shohë veten duke bërë shitblerje në ëndrrat e tij, përderisa kuzhinieri do të ëndërrojë receta të reja.
2. Kërcënimet nga djalli
Djalli tenton ta frikësojë personin e fjetur me gënjeshtra dhe frikë. I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka këshilluar që, kur të përjetohet ankth, personi duhet të thotë:
“Kërkoj strehim tek All-llahu”,
t’i fryejë duart, të kthehet në anën e tij të djathtë dhe MOS t’ia tregojë ëndrrën askujt. Ëndrra e keqe nuk do të realizohet nëse do All-llahu. (Ibën Es-Sunniu)
3. Ëndrrat e mira nga All-llahu
a) Ëndërrimi i dikujt që është gjallë është adresim i drejtpërdrejtë për atë person të veçantë dhe për askënd tjetër.
b) Është e zakonshme të ëndërrosh që një i vdekur është duke të folur. Vdekja është bota e së vërtetës dhe ëndrrat e tilla ndodhin ngase shpirti i të fjeturit dhe i të vdekurit takohen në qiej, kështuqë kjo ëndërr është e vërtetë.
c) Engjëlli i ëndrrave do të shfaq gjithashtu vizione në gjuhën e shenjave.Këto ëndrra janë gjithashtu profetike dhe të vërteta por duhet të shpjegohen në mënyrë të drejtë.
I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka parë rregullisht ëndrra të tilla.
Për shembull, ai (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të), njëherë ka ëndërruar një grua të vjetër, të rrudhur dhe me flokë të shprishura. Shpjegimi që ai e dha ishte se gruaja paraqiste botën, ajo kishte jetuar shumicën e jetës së saj dhe ishte afër vdekjes së saj, pra bota ishte afër fundit të ekzistimit.
I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) ka parë gjithashtu dy byzylykë të artë në ëndërr.
Shpjegimi i dhënë ishte se dy burra do të pohojnë pejgamberinë pas vdekjes së tij. Dhe siç u parashikua, Musejleme Kedhabi dhe El-Esved el-Ansi pretenduan të jenë pejgamberë pasi i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) kishte vdekur.
Para betejës së Uhudit, i Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) pa një ëndërr në të cilën u therr një lopë. Shpjegimi ishte se një numër i shokëve të tij do të bien dëshmorë. Shtatëdhjetë shokë të tij (sahabë) vdiqën në Uhud.
Gjuha e ëndrrave asnjëherë nuk është lehtë të shpjegohet. Megjithatë, tabiini (pasues i sahabëve) i njohur, i quajtur Ibën Sirin, kishte njohuri të gjerë nga Kur’ani dhe Hadithi dhe ishte i shquar për aftësinë e tij të shpjegimit të ëndrrave në mënyrë korrekte.
- Në një ngjarje të njohur njëherë erdhi tek ai një burrë dhe kërkoi që t’ia shpjegojë ëndrrën e tij. Ai kishte ëndrruar se kishte thyer një vezë, e kishte hedhur të verdhën dhe kishte mbajtur të bardhën.
Ibën Sirini pohoi se kjo ishte ëndrra e tij personale dhe pastaj doli jashtë me pretekst dhe e alarmoi policinë, se në shtëpinë e tij ishte vjedhësi i varreve. Njeriu ishte mësuar të hapë varret që t’i vjedh qefinët, duke e lënë mënjanë kufomën, të paraqitur në ëndërr si e verdha e vezës.
- Në një ngjarje tjetër, një tregtar i pasur i cili kishte pesë djem ëndërroi se gishtërinjtë e tij ishin prerë me sëpatë. I brengosur, se fëmijët e tij janë në rrezik, ai nxitoi tek Ibën Sirini për këshillë. Ibën Sirini kërkoi nga ai shpërblim material para kohe dhe, kur i mori paratë, iu përgjigj se personi kishte neglizhuar pesë kohët e namazit dhe se duhet t’i kryejë rregullisht. Njeriu u largua i kënaqur që djemtë e tij ishin të sigurtë!
Dijetarët islamë të shpjegimit të ëndrrave thonë se koha kur ëndrrat realizohen varet prej kohës së ëndërrimit të tyre. Nata paraqet një mesatare prej njëzet vjetësh, kështu që ëndrra e parë në fillim të natës do të realizohet përafërsisht pas njëzet vjetësh.
Për shembull, Jusufi (paqja e All-llahut qoftë mbi të) ëndërroi që Dielli, Hëna dhe yjet i bënë sexhde (ranë me fytyrë në tokë). Ëndrra u përmbush njëzet vjet më vonë, kur prindërit dhe vëllezërit i bënë sexhde nga mirënjohja.
Ëndrra e parë në mes të natës do të realizohet pas rreth dhjetë vjetësh dhe ëndrra e parë në agim do të përmbushet së shpejti.