Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Rëndësia e gjumit nga aspekti Kur'anor dhe shkencor

Dr.Ali Iljazi
 
Allahu I madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë: "Nga argumentet e Tij është edhe gjumi I juaj natën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon".1
"Allahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. Allahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë".2
Shumica e njerëzve mendojnë se gjumi është pjesa më pasive e kohës. Mirëpo, shkencëtarët të cilët hulumtojnë procesin e gjumit pohojnë se ky është periudhë e proceseve aktive dhe tejet të dobishëm për organizëm. Për më tepër, ata theksojnë se gjumi është një element shumëfish i rëndësishëm për jetën e përditshme, në çështjen e akumulimit të energjisë, rregullimit të disponimit aktivitetit dhe peshës trupore, për mendim, meditim, përcaktime, komunikim, etj.
Çfarë ndodhë në trupin tonë dhe në sistemin nervor, natën përderisa flemë?
Në realitet, trupi ynë dhe truri kalojnë nëpër cikluse gjatë gjumit, në faza të renditura të cilat përsëriten disa herë gjatë natës. Le të vërejmë përmbajtjen e fazave.
Stadiumi i parë : Frekuenca e zemrës zvogëlohet dhe është stabile. Frymëmarrja është sipërfaqësore dhe e rregullt. Ky stadium zgjatë 10 sekonda deri në dhjetë minuta dhe mund të përcillet me shndritje imagjinuese afatshkurtër, të quajtura "halucinacione përgjumësie". Kur muskujt e trupit relaksohen është e mundur të keshë ndjenjën e rënies të cilën e shkakton dridhjet dhe zgjimi.
Stadiumi i dytë: Sipas hulumtimeve të bëra është ardhur deri te konkludimi që ky stadium i cili zgjat 10-20 minuta, paraqet fillimin e gjumit të vërtet. Kjo është kohë kur trupi qetësohet, tonusi i muskujve dhe dërgimi i impulseve nervore prej trurit në muskuj është i reduktuar, si hyrje në gjumë.
Stadiumi i tretë dhe i katërt: 30-40 minuta pas mbylljes së syve kalojmë nëpër dy stadiume të gjumit të thellë. Truri fillon të emitojë valë delta, të ngadalësuara. Në stadiumin e katërt relaksimi i muskujve është i tërësishëm, tensioni i gjakut bie, frymëmarrja ngadalësohet. Rrjedhja e gjakut nëpër tru është minimale. Më së rëndi është me u zgjua në këtë pjesë të ciklusit. Personat që zgjohen në këtë stadium ndihen të pa aftë dhe të dezorientuar.
D o b i t ë e g j u m i t " v a l ë n g a d a l s u a r "
1. Rrjedhja e gjakut nëpër muskuj rritet;
2. Temperatura e trupit ulet duke kursyer energjinë;
3. Aktiviteti metabolik zvogëlohet, duke mundësuar rritjen dhe ripërtëritjen e indeve;
4. Hipofiza maksimalisht tajon hormonin e rritjes - "somatotropina" i cili është posaçërisht i rëndësishëm për fëmijët dhe adoleshentët sepse nxitë rritjen dhe zhvillimin si dhe ripërtëritjen e qelizave
5. Rritet niveli i substancave për mbajtjen e imunitetit (sikurse interleukimi dhe faktori i inkibimit të tumoreve). Edhe humbja e lehtë e gjumit zvogëlon imunitetin e organizmit në infeksionet virale.
Mirëpo, ciklusi i gjumit me këtë nuk përfundon. Pas 30-40 minuta nga gjumi i thellë pason përsëri stadiumi i tretë, pastaj i dyti. Përafërsisht 90-110 minuta nga fillimi i gjumit ndodhë diç e çuditshme. Aktiviteti i sistemit nervor simpatik është më i madh se në gjendjen e zgjuar. Qarkullimi i gjakut në tru rritet. Pulsi, frymëmarrja dhe tensioni i gjakut gjithashtu rriten. Temperatura e trupit ngritët. Ndodhë ereksioni nga penisi dhe lagështia e vagjinës. Edhe pse sytë janë të mbyllur, ata janë në lëvizje, sikur po e vërejnë mjedisin. Ky stadium quhet gjumi REM ("Rapid Eye Movement" - Lëvizja e Shpejtë e Syve). Zgjatë 1-10 minuta. Në këtë pjesë të ciklusit ëndërrojmë. Lëvizjet e syve padyshim nuk janë të lidhura me përmbajtjen e ëndrrave. Bile në këtë stadium muskujt janë tërësisht të relaksuar, lëvizjet e pamundësuara, trupi është "i paralizuar".
Mjerisht, tek disa meshkuj të moshuar pjesa e trurit përgjegjëse për inkibimin e impulseve nervore motorike është e dëmtuar dhe mundëson lëvizjen. Si pasoj e kësaj lëvizin në ëndrra të vështira. Gjatë kohës së gjumit REM meshkujt kanë ereksion të penisit, ndërsa femrat ereksion të klitorisit. Kjo zakonisht nuk është e lidhur me përmbajtjen e ëndrrave. Në realitet ereksionet gjatë periudhës REM janë të dobishme sepse ushqejnë indin e organit seksual për funksionin e tij fiziologjik. Mjeku i cili kërkon shkakun e impotencës mashkullore tek pacienti mund ta udhëzojë në observime të gjumit. Nëse pacienti i ka këto ereksione, çrregullimi organik mund të përjashtohet.
 
D o b i t ë e g j u m i t R E M
 
  • Depozitimi i informative - krijimi i lidhjeve në mes neuroneve në tru të cilat përmbajnë informata të reja zhvillohet më së shumti në këtë stadium të gjumit. Hulumtimet tregojnë se pagjumësia shkakton zvogëlimin e aftësisë së trurit të transmetoj informatat nga memoria (kujtesa) afatshkurtër në atë afatgjatë. Gjithashtu studimet tregojnë mbajtjen adekuate të informatave pas gjumit REM, në krahasim me gjumin jo REM ose në gjendjen e zgjuar.
  • Organizimi i kujtesës dhe riorganizimi i saj do të ishte joefikase të depozitoj secilën informatë në pjesët e veçanta të trurit. Për këtë informatat janë të organizuara në rrjeta të neuroneve të ideve të ngjashme duke përforcuar kështu lidhjet në mes informatave të vjetra dhe të reja. Riorganizimi i rrjetave nervore ndoshta është i lidhur me zgjidhjen e problemeve të ndryshme në ëndrra. Shumë shkencëtar, muzikant, dhe artist, kanë pohuar se disa prej ideve të tyre më kreative kanë ndodhur mu gjatë gjumit. Zbulimet sikurse sistemi periodik i elementeve, makinat qepëse, kanë ndodhur në ëndrra. Friedrich August Kekule ka pohuar se ideja mbi strukturën unazore të molekulës së benzenit i ka shkrepur gjatë ëndërrimit.
  • Niveli i neurotransmiterëve si norepinetrina dhe serotonina për të cilat mendohet se janë kyç për mësimin e ri dhe mbajtjen e këtyre informative zvogëlohen gjatë ditës, dhe rritet niveli i tyre gjatë gjumit REM. Pas periudhës së parë REM organizmi përsëri lëvizë nëpërmes stadiumit 2, 3 dhe 4, pastaj prapa në 3 dhe pjesa e dytë e periudhës REM të re, etj. Ky ciklus përsëritet çdo 90-110 minuta, kështu që gjatë 8 orëve të gjumit ciklusi përsëritet 4 - 5 herë. Është interesant të ceket se koha e kaluar në stadiumin e tretë dhe të katërt me cikluse të reja shkurtohet, ndërsa REM periudha kohore zgjatet. Është e mundur të ëndërrohet shumë në këtë periudhë por mbahen mend vetëm disa prej ëndrrave. Është fakt se trurit i nevojitet gjumi REM e që është treguar me fenomenin e quajtur "REM reborend" që d.m.th nëse nuk flenë mjaftueshëm disa net, e pastaj një natë flenë më gjatë, këtë natë gjumi REM do të jetë më i shpeshtë dhe do të zgjatë më shumë. Pra as sesi mos të mendojmë se gjumi i natës është humbje e kohës, por është një begati për të cilën duhet falënderuar Allahun e madhërishëm. Kur'ani fisnik përkujton:
"Po nga mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij,prandaj të jini mirënjohës" 3
 
 
1. Er Rum, 23
2. Gafir, 16
3. El Kasas, 73


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free