Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nuk ishe ti,por une isha i verber...


-Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi fëmiun tonë të parë. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atë natë me shokët e mi, në një prej vendeve të pushimit ku kalonim natën, të mbushura me fjalë dhe biseda të kota, madje edhe me pergojime dhe harame të tjera.
-Isha unë ai që e mbaja fjalën më së shumti në mesin e shokëve duke përgojuar dhe u tallur me njerëz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me këtë.
- Këtë natë kam qeshur shumë. Posedoja talent të çuditshem në imitimin e njerëzve, saqë edhe zërin e ndryshoja sikur zëri i personit që e imitoja. Tallesha me secilin, saqë edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.
-Kujtoj këtë natë, ku u talla me një të verbër që lypte në treg. Ia vura këmbën përpara, zuri në kembën time dhe u rrezua. Më tha diçka por nuk e mora vesh se ç'foli. Shokët dhe të gjithë njerëzit që ishin në treg qeshnin.

-U ktheva ate natë shumë vonë në shtëpi si gjithherë dhe gjeta gruan time duke më pritur. I vinte keq për gjendjen time, me pyeti me zë të ulet dhe të dobësuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Në Mars, tek shoket si zakonisht. - Ishte tepër e lodhur. Mori të flasë por lotët e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumë, dhe me duket qartë se më është afruar koha e lindjes.
-Ndjeva në vetën time se kam qenë i pakujdesur për të. Ka qenë e duhur të jam me i kujdesur për të dhe me afër saj, dhe te rrij më pak natën jashte shtepisë, veçanerisht në muajin e saj të lindjes.
-E dergova në spital me shpejtësi, hyri në dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejë dhimbjet e lindjes. Me orë të tëra prita lindjen, derisa më humbi durimi duke pritur dhe thash të shkojë në shtëpi, dhe lashë numrin e telefonit tek përgjegjësit, që të më thërrasin kur të lindë .U ktheva në shtëpi të pushojë.
-Pas një ore më lejmëruan për të më përgezuar për lindjen e djalit, Selimit. Shkova në spital mënjëherë. I pari që më takoi me pyeti për numrin e dhomës dhe informatet tjera për shoqën time. Kërkuan prej meje të paraqitësha së pari të doktoresha, që ishte kujdesur për shoqën time. Bertita me vrazhdësi: Çfarë doktoreshe! Me rëndesi është ta shohë djalin tim. Por me detyruan që të shkoj tek doktoresha.
-Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj është me të meta. Më këshilloi që të pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim të madh në të dy sytë e tij dhe kjo konkludon se djali juaj është i verbër. E ula kokën dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mënjëherë kujtova lypsin e verbër, të cilin e kisha rrezuar në treg dhe qeshen njerezit me te. Thashë: Subhanallah ç'ka të mbjellësh korrë. Qëndrova kështu për një çast dhe nuk dija se çka të thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falënderova doktoreshen për butesinë dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.
-Gruaja nuk ishte e deshpëruar për atë që na kishte goditur, ishte besimtare e forte në caktimin e All-llahut dhe e kënaqur me te. Shpesh me këshillonte që të mos tallem me njerëz, dhe e perseriste shpesh mos i përqesh njerëzit!
-Dolem prej spitalit, doli edhe Selimi i vogël me ne. Në të vërtetë, nuk u kujdesësha shumë për Selimin. E konsideroja sikur të mos ishte prezent në shtëpi, saqë kur qante shumë ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja në sallon dhe flija. Ndërsa gruaja ime kujdesej shumë për te dhe e donte shumë. Kurse unë, jo që e urreja, mirëpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!
-Rritej salimi dhe filloi të zvarritej. Kur mbushi afër gjashtë vjetë filloi të mundohej të ecte. Vërejtem tek ai se ishte edhe i gjymtë në kembë.
-Pas Selimit, që ishte fëmiu ynë i parë, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Selimi dhe rritëshin edhe vëllezërit e tij.
-Nuk e pelqeja te rrija në shtëpi, si gjithmonë isha me shokët e mi. Në të vërtet, isha bërë si loder në duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unë mund të përmisohesha. Porse ajo gjithmonë lutej që të më udhëzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve të mija të pamatura. Hidherohej vetëm kur shihte moskujdesjen time ndaj Selimit dhe interesimin tim te madh për vëllezërit e tij.

-Rritej Selimi, por rritej edhe brengosja ime për te, nuk e refuzova kërkesën e gruas sime që ta regjistroj Selimin në një shkollë për të nxënësit me të meta.
-Isha i pakujdesshem ndaj kohës dhe vitet shkonin, ditet me ishin bërë të njëjta, punë-gjumë, ushqim dhe qendrim im në orët e vona të natës, kjo ishte dita dhe jeta ime.
-Ishte ditë e xhuma, u zgjova në ora njembedhjetë të drekës, për mua ishte akoma herët. Kisha një takim, në një gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa të dal.
-Duke kaluar nëpër koridorin e shtëpisë, papritmas ma tërhoqi vërejtjen Selimi duke qarë shumë me një zë të madh. Ishte hera e parë që vërejta Salimin duke qarë, që prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unë nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dëgjoj, mirëpo nuk u mbajta, dëgjova zërin e tij duke thirrur nënë e tij kurse unë isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashë: Selim, pse qanë? Çfarë ke?
-Sapo dëgjoi zërin tim u ndal nga të qajturit dhe kur ndjeu se jam afër tij filloi të prekë përreth tij me dy duart e tija të vogla. E kuptova se po mundohet të lergohet nga unë, sikur don të me thonte: , 'Tash gjete kohë të interesohesh për mua, ku ishe që dhjete vite?!' Hyri në dhomën e tij e unë i shkova nga pas. Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butë me te deri sa filloi te me tregoi problemin.
-Ishte vonuar Umeri, i cili e dërgonte atë në xhami për namaz të xhumasë, ishte frikuar se nuk do te gjente vend në saffin e parë, thirri Umerin dhe thirri nënën e tij, porse nuk i përgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotët e tija, që i rridhnin nga sytë e verbër. Subhanallah thashë, une isha i verber e jo ai!
-Nuk e mbajta dot vetën deri në fund të fjalës së tij, vendosa doren time mbi gojën e tij dhe i thash: Për këtë ke qarë, o Selim? Ma ktheu: Po.
-I harrova shoket e mi, e harrova gostinë, që kisha për të shkuar, dhe i thash: O Selim, mos u hidhero! A e din se kush do të dërgojë ty sot në xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonë. Ia ktheva: Jo Umeri, por unë do të dërgoj sot në xhami.
-U habit Selimi, nuk e besonte këtë, mendoi se po bëja shaka me te dhe filloi të qajë. Ia fshiva lotët e tija me dore dhe e kapa për dore. Desha ta dërgojë me veturë, porse refuzoi duke me thënë: Xhamia është afër dhe kam dëshirë të eci deri në xhami.
-Nuk e kujtoja herën e fundit që kam hyrë në xhami, porse ishte hera e parë që ndjeva frikë dhe pendim për ato vite të gjata, që me kishin shkuar pa falur namaz.
-Kishte qënë xhamia e mbushur me besimtarë, por, për Selimin gjeta një vend në rreshtin e parë. Dëgjuam hutben e xhumasë së bashku dhe u fal Selimi afër meje. Në fakt unë u fala afër tij.
Pasi mbaroi namazi, kërkoi prej meje që t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do të lexon kurse ai është i verbër?! Ne fillim e injorova kërkesën e tij, mirëpo u frikova mos po i shkaktoj plagë në vetën e tij dhe ia dhashë Mus'hafin. Kërkoi prej meje që t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojë Mus'hafin deria sa e gjeta në përmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi përpara vetës dhe filloi ta recitojë surën me sy të mbyllur.




-O All-llah! - thash i çuditur. Ai e ka mësuar tërë suren Kehf.

-U turperova prej vetës, e kapa një Mus'haf që të lexoj, ndjeva një dridhje në vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun të më falë dhe të më udhëzojë. Fillova të qajë i penduar me një zë sikur fëmijë. Disa njerëz akoma ishin të pranishëm në xhami duke falur nafile, u turpërova prej tyre dhe u mundova të mos e marrin vesh që po qajë.
-Paspak ndjeva dorën e vogël të Selimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirë lotët, që më kishin mbuluar. E afrova dhe e shtërngova për gjoksi duke e përqafuar, e shikova njëherë dhe tash në vete: Ti nuk je i verbër, por unë jam i verbër.
-U kthyem në shtëpi. Gruaja ime ishte brengosur shumë për Selimin. Mirëpo, kur mori vesh se unë kam qenë me të në xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye në gëzim. Nga kjo ditë nuk kam lënë namaz pa falur në xhami. -Braktisa shoqërinë e shfrenuar të natës dhe bëra shoqëri më të mirë, shokë të xhamisë, të cilët i njoftova në xhami dhe shijova ëmbelsinë e imanit me ta.
-Mësova shumë gjëra prej tyre, që dunjaja m'i kishte harruar. Nuk leja ligjërate, që mbahej në xhami e që nuk prezentoja në to, e bëra hatme edhe Kur'anin disa herë në muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut në çdo kohë, me shpresë që të më falë All-llahu për përgojimet dhe gjynahet tjera që i kisha bërë.
-U afrova me afer familjes si kurrë më parë.
-Një ditë, vendosen shokët e mi të mirë të shkojnë në një vende largë nga shtëpia ime, për të bërë thirrje në Islam. Në fillim, nuk isha i vendosur të shkojë me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmërova bashkëshortën time, që mendova se do të refuzonte, por përkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe me nxiti në këtë qëllim. Ishte hera e parë që e lajmeroja gruan time për shkuarje në një vend jo të shfrenuar dhe te urrejtur e të mbushur me harame. -U drejtova kah Selimi, i tregova për udhëtimin tim, me kapi me dy krahet e tij të vegjël dhe më përqafoj duke u lutur për mua. -Mungova në familje afërsishte tre muaj e gjysëm. Gjatë kësaj kohe thirrja në telefon sa herë që më jepej mundësia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.
-Filloi të më kapë një mallë i madh. Ah... sa me mori malli për Selimin. -Kisha dëshirë ta ndegjoja zërin e Selimit, ai ishte i vetmi qe nuk kisha biseduar me te prej që kisha udhëtuar. Nuk e dija shkakun, ose është në shkollë mendoja ose në xhami ne kohen kur thirrja. -Sa herë që bisedoja me bashkëshortën, i tregoja për mallin që me kishte marrur për Selimin, kurse ajo qeshte e gëzuar dhe duke me përgezuar për te. Vetem se në herën e fundit kur bisedova , nuk e dogjoja të qeshuren e saj, si zakonisht, për habi kishte ndërruar zërine saj. I thash t'i dërgonte selam Selimit nga unë. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi. -Pasi që erdhi koha e kthimit në shtëpi u gëzova shumë. Kur u ofrova derës së shtëpisë trokita dhe shpresoja që ta hapë deren Selimi. Papritmas, e hapi derën Halid, i cili akoma nuk i kishte mbushur katër vite. E përqafova dhe e barta me krahet e mi, kurse ai bertiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra në shtëpi ndjeva një ngushtim në vetën time, kërkova ndihmë nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar. -Ndejta me gruan time, pashë se ishte e vërenjtur në fytyrë, nuk ishte sikur herave të tjerave. U mundua të paraqitej si e gëzuar për ardhjën time. E pyeta se çka ndodhur? M'u përgjigj: Asgjë! -Në çast m'u kujtua Selimi. I thashë: Ku është Selimi? Uli kokën e saj dhe nuk m'u përgjigj, ndërsa në fytyrën e saj filluan t'i rrjedhin lotët. Bërtita prap: Ku është Selimi? Nuk foli askush. Më pas m'u afrua Halidi i vogël duke belbezuar dhe tha: Baba, Selimi ka shkuar në Xhennet tek All-llahu. Gruaja filloi të qajë me të madhe gati sa nuk u perplas për tokë dhe dola nga dhoma e pikëlluar për ndarjen e Selimit. -Pas kësaj, mora vesh se dy javë para se të mbërrija Selimin e kishte goditur një temperaturë e madhe dhe ethe dhe bashkëshortja e kishte dërguar në spital. Mirëpo, sëmundja i ishte rënduar u nda nga kjo botë.
-Selimi nuk ishte i verbër por unë isha i verbër. -O All-llah, sa kënaqësi është ta shijosh ëmbëlsinë e imanit!
-All-llahu e mëshiroftë Selimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbër. Sa e sa njerëz sot posedojnë shqisa të shëndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].
Shpresoj të ju këtë pëlqyer dhe kjo të na jep një mësim, se edhe ne duhet të ndjekim rrugën e këtij vogëlushi të 'vërber', e kështu të fitojmë kënaqësinë e All-llahut subhanehu ue te`ala duke iu përmbajtur udhëzimeve të Tij, e me këtë ta fitojmë edhe Xhennetin Firdeus.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free