Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

MILINGONA DHE MJALTI, DYNJAJA DHE NE!!

 Ra mbi tokë një pikë mjaltë, dhe erdhi një milingonë e vogël, e cila iu afrua pikës së mjaltit dhe shijoi nga ajo. Më pas tentoi të largohet, mirëpo si duket shija e mjaltit i la mbresa të mëdha, kështu që u kthye dhe përsëri provoi nga mjalti. Vendosi të largohet, mirëpo si duket nuk mundej të ngopet nga ajo që e mori nga mjalti! U nis prapë të merr diçka nga ajo, mirëpo kësaj radhe milingona e vendosi të futet brenda pikës së mjaltit, që të kënaqet shumë e më shumë!Milingona u fut brenda pikës së mjaltit, dhe filloi të kënaqet brenda saj duke e shijuar ëmbëlsinë e mjaltit, mirëpo papritmas kur dëshiroi te largohet nga ajo, nuk mundi të del. Mjalti ia kishte pas lidhur duart dhe këmbët e saj, dhe ju kishin ngjitur për toke dhe nuk mundej të lëviz! Mbeti në këtë gjendje derisa ngordhi! Mjalti ishte sebepi i shkatërrimit të saj, dhe mos kënaqja e saj me atë qe e ngrëni dhe dëshira e saj për më tepër, ishte arsyeja e përfundimit të saj të dhimbshëm!Nëse ajo ishte e kënaqur me pak nga mjalti, do të kënaqej dhe do të shpëtonte, mirëpo ajo e refuzoi këtë, ajo donte më tepër dhe më tepër!

Kështu është “dynjaja”, dhe po ashtu edhe ne. Ne nëse jemi të kënaqur me atë të lejuarën nga dynjaja,  i shfrytëzojmë begatite brenda kufijve të cilat i ligjësoi Allahu për ne,do jemi te lumtur dhe ne harmoni te
plote ne jeten e kesaj dynjaje dhe lumturine e pershershme ne Xhenet,e nese nuk jetojme me ligjet ne te cilat Allahu i vendosi ne kete bote per lumturine tone,atehere me siguri do deshtojme ne jeten e kesaj bote
dhe te Ahiretit.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free