Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

A të ka rastisur të gëlltisësh një gjarpër

Një herë, bujku punëtor dhe i palodhur, vajti të vizitojë aganë e tij, i cili e priti me gjithë të mirat, madje e futi tek dhoma e tij dhe i ofroi një pjatë supë. Teksa po hante supën e ngrohtë, bujku vuri re një gjarpër të vogël në pjatë. Por, duke mos dashur ta bezdisë aganë e tij, ai vendosi ta hajë të gjithë pjatën me supë. Disa ditë më pas, ai filloi të ndjejë dhimbje të forta në stomak, gjë e cila e detyroi të kthehet sërish tek agai, për ti kërkuar ndonjë ilaç. Agai e futi sërish në dhomën e tij të preferuar dhe pasi e kishte ulur, i ofroi gotën në të cilën gjendej ilaçi çudibërës. Por, edhe këtë radhë, bujku vuri re një gjarpër të vogël i cili përdridhej brenda gotës. Këtë herë, bujku vendosi të mos heshtë. Ai klithi me zë të lartë se në gotë gjendej një gjarpër i vogël. Ky gjarpër i mallkuar ishte shkaku kryesor i dhimbjeve të stomakut.

Agai shpërtheu në të qeshura dhe duke i bërë shenjë me gisht mbi tavan i tregoi një hekur të përdredhur dhe i tha:”Ti sheh atë hekurin e përdredhur në tavan dhe të është dukur si gjarpër. Në fakt, nuk ekziston asnjë gjarpër.

Bujku i hodhi sytë sërish në gotën e tij dhe me të vërtetë, aty nuk kishte asnjë gjarpër. Gjithçka që i kishin parë sytë, kishte qenë pasqyrimi i hekurit të përdredhur në gotë. Ai u largua nga shtëpia e agait, pa e pirë ilaçin, pasi e ndiente veten shumë mirë.

Morali:

Kur i pranojmë gjërat ashtu siç na ofrohen, pa u siguruar në burimin dhe vërtetësinë, ne thjesht gëlltisim gjarprin imagjinar. Në çastin që pavetëdija e pranon një ide apo bindje të caktuar, të vërtetë apo të gabuar, ajo fillon të prodhojë ide mbështetëse dhe përforcuese. Mendja është e aftë ta deformojë imazhin e të vërtetës, që ti përshtatet këndvështrimit dhe pikëpamjes së saj.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free