PUNËT E MIRA
Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin famëlartë: “E ti fale namazin në dy skajet e ditës dhe një pjesë të natës e ta dish se punët e mira, i fshijnë punët e këqija, kjo është këshillë për të gjithë ata që duan të kujtohenNëse fenë tonë, Islamin, do ta përkufizonim vetëm me dy fjalë, ato dy fjalë do të ishin: besimi tek Zoti dhe puna e mirë. Binomi “besim në Zot dhe punë e mirë”, është dyshja më e permendur në Kuranin famëlartë, për t’u thënë njerëzve që të mos lodhen shumë, se nuk ka nevojë për filozofi. Njerëzit duhet të besojnë sinqerisht tek Zoti dhe këtë besim ta pasojnë me punë të mira.
Prandaj ai njeri që beson në Zot, por ka dëshirë që ta shijojë besimin e tij, t’ia ndjejë ëmbëlsinë besimit të tij, ai le të bëjë mirë.
Ai njeri që bën gjynahe (e të gjithë ne bëjmë gjynahe) dhe ka frikë nga gjynahet e tij, le të bëjë mirë. Ai njeri që ka ngushtim në zemrën e tij, ka stres në mendjen e tij, ka rutinë dhe monotoni në jetën e tij të përditshme, le të bëjë mirë. Ai njeri që ka dëshirë që Zoti t’ia zgjidhë hallet, t’ia largojë telashet edhe ai le të bëjë mirë. Ai njeri, i cili ka dëshirë, që Zoti ta ruajë nga një vdekje e frikshme dhe e pahijshme dhe vdekje të tilla sot ka shumë, le të bëjë mirë. Ai njeri që ka dëshirë t’i lehtësohet dënimi dhe vuajtja e varrit, e secili prej nesh ka për të kaluar në dënimin dhe vuajtjet e varrit, le të bëjë mirë. Ai njeri që ka dëshirë të shpëtojë nga zjarri i xhehenemit e t’i hapen dyert e xhennetit edhe ai le të bëjë mirë.
Në kohën e profetit Muhamed (a.s), një person në periferi të Medines kishte bërë një gjynah. Ai ishte vetmuar me një grua të huaj. Kishte bërë disa veprime me të, por nuk kishte bërë imoralitet. Ai erdhi, takoi Umerin dhe i tha: “Unë kam bërë një gjynah. Çfarë duhet të bëj?” Umeri i tha: “Derisa Zoti ta ka mbuluar këtë gjynah, pse ti e zbulon veten tënde? Por i pranishëm ishte edhe profeti Muhamed (a.s), i cili e dëgjoi këtë gjë, por nuk foli asnjë fjalë. Kur profeti Muhamed (a.s) nuk foli asnjë fjalë, burri u ngrit dhe me kokën ulur nisi të ikte, duke menduar se Zoti s’ka për t’ia falur atë gjynah. Por nuk kaloi shumë kohë dhe profetit Muhamed (a.s) i zbriti ajeti, të cilin e citova më sipër: “E ti fale namazin në dy skajet e ditës dhe një pjesë të natës e ta dish se punët e mira, i fshijnë punët e këqija, kjo është këshillë për ata që duan të këshillohençoi dikë dhe e ktheu personin e i tha: - “Bëje këtë që të mëson Zoti mua ka zbritur ky ajet. Profeti (a.s) u përgjigj: “Jo, ky ajet ka zbritur për të gjithë njerëzit, për të gjithë ata që bëjnë ashtu siç bëre ti”.
Prandaj ky ajet është përgëzim, është myzhde për secilin prej nesh, pasi nuk mendoj se ka besimtar që thotë: “Unë jam i pagabueshëm, unë jam i pafajshëm. Unë nuk bëj gabime dhe nuk bëj gjynahe”.
Të gjithë bëjmë gabime, të gjithë bëjmë gjynahe, por pak nesh e dinë se çfarë duhet të bësh pas gjynahut.
Sipas formulës që jep Zoti, pas çdo gjynahu bëje një punë të mirë, pasoje me një vepër të mirë se e mira ka për borxh ta fshijë të keqen. Profeti Muhamed (a.s) e shëmbëllente gjynahun dhe punën e keqe, si puna e parzmores prej hekuri, që vishnin ushtarët kur ishin në luftë. Ai (a.s) thoshte: “Gjynahet janë si puna e asaj parzmores që është shumë e ngushtë, fillon e ngushton njeriun në fyt e duket se po ia merr frymën. Ndërsa punët e mira, fillojnë e i këpusin një nga një hallkat e kësaj parzmoreje dhe njeriu fillon e merr frymë lirishtë sjellin ata.
Njëherë pas vdekjes së profetit Muhamed (a.s), Uthman Ibn Afani (r.a) mori abdes, por mori dalëngadalë. Dukej se po përjetonte abdesin e tij, u ngrit dhe fali drekën, pastaj u kthye nga njerëzit dhe tha: “O njerëz, profeti Muhamed (a.s) na mësonte kështu: “Kush merr abdes dhe fal drekën me sinqeritet, atij njeriu ka për t’ia falur Zoti gjynahet, që mund të ketë bërë nga namazi i sabahut deri në namazin e drekës. E kush merr abdes për ikindi dhe fal ikindinë me sinqeritet ia fal Zoti gjynahet që mund të ketë bërë nga dreka deri në ikindi, po kështu në aksham, po kështu edhe në jaci. Njeriu mund të bëjë shumë gabime natën, por nëse ngrihet në mëngjes, merr abdes dhe fal namazin e sabahut, ia fal Zoti gjynahet që mund të ketë bërë gjatë natës deri në namazin e sabahut
Formula është shumë e thjeshtë: të gjithë bëjmë gabime, por le të bëjmë edhe punë të mira.
Zoti mund të ketë bërë kader, që ti të bësh një gabim, por të jesh i sigurtë se të ka dhënë 99 dyer, për të bërë të mira dhe për ta shlyer atë gabim. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk trokasin në ato dyer.
E mira është pafund, nuk është vetëm në namaz, nuk është vetëm abdesi. Nëse e di që dikush ka një hall, ndihmoje atë njeri, se Zoti ka për t’i zgjidhur hallet e tua e ka për të t’i falur gjynahet. Nëse ke mundësi ta thuash një fjalë të mirë, thuaja atë fjalë të mirë, se ndoshta s’ke mundësi më tepër, por ia zbut zemrën këtij personi. Nëse ke mundësi t’i tregosh dikujt rrugën kur ai nuk e di, mund të të duket qesharake por bëje atë punë, se janë punë që i do Zoti.
Tek Zoti punët nuk maten sa të mëdha janë, por sa me sinqeritet bëhen. Prandaj të parët tanë thoshin: “Nëse Zoti të ka dhënë mundësinë për të bërë një punë të mirë, t’ia dish shumë për nder Zotit, se të ka dashur ty. Ndonjëherë robi dëshiron të bëjë mirë, por nuk i jepet mundësi për të bërë mirë. Dikush mund të thotë: “Zoti fal një herë, dy herë, tre herë por nuk fal gjithmonë”. Në fakt Zoti fal gjithmonë, por me një kusht që njeriu të pendohet sinqerisht.
Dikush bëri një gabim dhe tha: “O Zot më fal. E bëra këtë gabim. O Zot, zotohem se nuk kam për ta bërë herë tjetër këtë gabim”. Nuk shkoi shumë kohë dhe bëri përsëri të njëjtin gabim, por përsëri tha: “O Zot më fal, betohem se s’kam për ta bërë më këtë gabim”, por e bëri për herë të tretë e për herë të katërt. Ëngjëjt çuditeshin, se sa herë që ai bënte gabim, Zoti ia falte gabimin. Zoti tha: “Ky robi i Im bëri gabim si të gjithë njerëzit e tjerë, por ky ndryshe nga njerëzit e tjerë e di, që Zoti e dënon gabimin, e di se Zoti e fal gabimin. Ai më kërkoi falje Mua dhe unë e fala atë. Betohem se sa herë që ky njeri të bëjë gabim e të kërkojë falje, Unë kam për ta falur atë
Profeti (a.s) nuk fliste shumë. Ai fliste shkurt, por mesazhet i kishte shumë të mëdha. Një herë i tha njërit prej shokëve të tij se do t’i jepte tre porosi. Të gjitha janë në një fjali. “Kije frikë Zotin kudo që të jesh, se Zoti është kudo edhe sikur të jesh vetëm, Ai është pranë teje. Nëse bën një punë të keqe, pasoje me të mirë, se e mira e fshin të keqen dhe me njerëzit sillu mirë dhe me morale të larta
Detyra jote ndaj Zotit është, ta kesh frikë në çdo vend. Detyra jote ndaj vetes tënde është, që pasi të bësh një të keqe, bëje dhe një punë të mirë se e mira e fshin të keqen. Ndërsa detyra jote ndaj njerëzve të tjerë është të sillesh mirë dhe të kesh morale të larta, sepse njerëzit nuk e dinë nëse ke devotshmëri dhe sinqeritet, por ata shohin sjelljen dhe moralet e tua. Këto ishin fjalët e shkurtra të profetit Muhamed (a.s), por që mbanin shumë kuptime. Zoti na ruajtë nga të këqijat e vetes tonë, nga gjynahet tona dhe pasi të bëjmë gabime e gjynahe, ta dimë se ka një Zot, që i fal gabimet dhe gjynahet dhe të nxitojmë për ta bërë punën e mirë, se puna e mirë dhe e sinqertë ka për borxh ta fshijë gjynahun dhe gabimin që ka kaluar.
Ne nuk duam t’i shohim njerëzit si gabimtarë apo si të këqinj, por realisht sot njerëzit kanë marrë për keq. E të gjithë e përjetojmë dhe e ndjejmë diçka të tillë. Sot njerëzit janë bërë shumë interesaxhinj. Qëllimi kryesor, për të cilin dikush të respekton dhe të rri mbrapa, është vetëm interesi dhe asgjë tjetër. Sot njerëzit janë bërë shumë egoistë, shohin hallin e tyre, problemet e tyre dhe janë të verbër ndaj problemeve të të tjerëve. Sot njerëzit duan pushtet, duan të bëhen pasanikë shumë shpejt, çdo gjë e masin me para dhe me vlerë. Për ata fjala e mirë, puna e mirë, sevapi, kontributi nuk ka më kuptim përderisa nuk kthehet në vlerë monetare. Por njerëzit dhe ne bashkë me ta duhet ta dimë, se e mira e ka shpërblimin shumë të madh dhe duhet ta dimë gjithashtu, se gjynahet kanë dënim.
Njeriu mund ta harrojë gjynahun, por gjynahu nuk e harron njeriun. I vjen atij atje ku s’ia merr mendja, atëherë kur s’ia pret mendja, prandaj sa të keni mundësi bëni punë të mira, se Zoti i përdor punët e mira për të shlyer gjynahet që mund të bëjmë më vonë. Të gjithë njerëzit kanë bërë gabime, por ata të cilët kanë bërë mirë përpara se të bëjnë keq, Zoti ua fal gabimet, se këta njerëz kanë depozitë, kanë me çfarë t’i shlyejnë borxhet, kanë me çfarë t’i shlyejnë gjynahet e tyre.
Musai (a.s) ishte profet i Zotit dhe kur pa se populli i tij, Beni israilët kishin filluar të adhurojnë viçin dhe kishin harruar Zotin, nga nervozizmi i hodhi pllakat e Teuratit në tokë dhe ato u thyen. Ai e hodhi Librin e Zotit në tokë, por e hodhi nga zemërimi, ishte gabim njerëzor dhe menjëherë pas kësaj, kapi për mjekre vëllain e tij Harunin dhe e tërhoqi fort. Ishte vëllai i tij, edhe ai ishte profet i Zotit, por Zoti nuk e dënoi për këtë vepër, ngaqë Musai (a.s) kishte shumë të mira në peshoren e tij. Zoti nuk ia harronte kurrë Musait, se ky njeri i vetëm qëndroi përpara tiranit dhe diktatorit më të madh, përpara faraonit. Ky njeri nuk la gjë pa bërë për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë. Zoti nuk ia harronte kurrë këto Musait dhe këto gabime të vogla që bëri, përballë punëve të tij të mira ishin si një pikë ujë në oqean.
Po ashtu ndodhi, kur Zoti kishte caktuar që Junusi (a.s), profeti i Zotit të përfundonte në barkun e balenës. Zoti në Kuran ka thënë një fjalë që është mirë ta mbajmë mend: “Sikur Junusi të mos ishte nga ata që e kishte kujtuar Zotin shpesh, do të qëndronte në barkun e kësaj balene deri në ditën e Gjykimitçuan atë që ta nxirrte Zoti nga barku i balenës e ta kthejë edhe njëherë në jetë.
Edhe një personi tjetër i erdhi shpirti kur ishte në mes të detit, por ishte ndryshe nga dy të parët. Ai ishte faraoni. Kur iu kthye shpirti dhe i erdhi vdekja, ai tha: “Tani edhe unë besova tek Zoti i beni israilëve
Por në ato momente nuk pranohet pendimi. Edhe mes shokëve të profetit (a.s) kishte nga ata, që kishin bërë shumë punë të mira dhe nuk krahasohej kush me ata.
Njëherë Ebu Bekri (r.a) u mërzit me Umerin (r.a) dhe mesa duket i ra në qafë atij. Më vonë u pendua dhe shkoi t`i kërkonte falje Umerit (r.a). Por Umeri (r.a) nuk pranoi. Kjo tregon se ata ishin njerëz, me ndjenja, me gjak e me mish e nuk ishin prej guri e as prej hekuri. Pas kësaj Ebu Bekri (r.a) shkoi i mërzitur tek profeti (a.s) dhe i tha: “O profet i Zotit! Unë bëra një gabim ndaj Umerit. Shkova t`i kërkoj falje, por ai nuk më fali. Kërkoji ti falje Zotit për mua, që të mos më dënojë për këtë gjë”. Profeti (a.s) tha tre herë: “O Zot fale Ebu BekrinO Umer dhe ju të tjerët që jeni këtu. Kur të gjithë ju më tallnit e më përgënjeshtronit, ky burrë (Ebu Bekri) më ka besuar. Kur të gjithë ju të tjerët më fusnit në bojkot, ky burrë më dha pasuri nga pasuria e tij. O njerëz mos e ngacmoni Ebu Bekrin, se kurrë nuk i afroheni atij
Le t`i kthehemi veteve tona. Unë kam frikë, se sot shumë prej nesh bëjnë llogaritë e të tjerëve, por pak njerëz bëjnë llogaritë e veteve të tyre. Sot muslimanët mundohen të flasin me oratori e të mbajnë hutbe të bukura, për të prekur zemrat e të tjerëve, por sekreti për të hapur zemrat e njerëzve janë punët e mira që bën çdokush prej nesh dhe çdokush që fton në fenë e Zotit. Mund të jenë fjalë të pakta, por Zoti u jep bereqet atyre dhe bën që ato fjalë të arrijnë në zemrat e njerëzve të tjerë.
Sot ne bëjmë gabime si gjithë të tjerët, por pak prej nesh i kthehen vetes dhe pak njerëz bëjnë vepra të mira, që t`u falen gabimet. Zoti na ruajt nga gjynahet, por duke qenë të sigurt se jemi njerëz dhe bëjmë gjynahe, atëherë pas çdo gabimi le ta bëjmë një punë të mirë, se Zoti e fshin në moment punën e keqe. Por nëse e lemë punën e mirë për më vonë, ne e harrojmë atë gjynah që kemi bërë, por gjynahet nuk na harrojnë ne dhe Zoti na ruajt nga e keqja e veteve tona.
Zoti na i faltë gjynahet dhe na mundësoftë që të bëjmë sa më shumë punë të mira dhe na bëftë shkak për të hapur zemrat e njerëzve drejt besimit.
A M I N