A është bërë padrejtësi ?
Kaluan disa vite dhe pronari i firmës e gradoi Fisnikun duke e bërë përgjegjës kryesor për hyrje-dalje të mallrave...Pas diplomimit të tyre, Besmiri dhe Fisniku filluan të punonin në një firmë tregtare. Kaluan disa vite dhe pronari i firmës e gradoi Fisnikun duke e bërë përgjegjës kryesor për hyrje-dalje të mallrave derisa Besmirin e la si punëtor të thjeshtë.
Kjo gjë e frustroi aq shumë Besmirin sa deshi ta linte punën. Shkoi te pronari i firmës dhe u ankua se ai nuk i vlerësonte ata që punojnë me seriozitet dhe u jep poste atyre që i bëjnë lajka atij..
Pronari e dinte se Besmiri punonte me seriozitet gjatë tërë këtyre viteve, mirëpo për ti ndihmuar ta kuptonte dallimin në mes tij dhe Fisnikut, kërkoi prej tij që të shkonte në treg dhe të shihte nëse ka aty ndonjëri që shet shalqinj. Besmiri u kthye me nxitim dhe i tregoi pronarit se kishte shitës të shalqinjve.
Pronari e pyeti: “Sa ishte çmimi i kilogramit?”
Besmiri, që nuk e kishte pyetur shitësin, nxitoi të shkonte përsëri në treg që të pyesë dhe u kthye pas pak tek pronari duke i treguar se çmimi i një kilogrami kushtonte 30 cent.
Pronari i tha Besmirit, se të njëjtën pyetje do t’ia bënte edhe Fisnikut. Shkoi Fisniku në treg dhe pas disa minutave u kthye e i tha pronarit: "Zotëri, është vetëm një person në treg që shet shalqinj, kilogrami kushton 30 cent, nëse merr 100 shalqinj, e merr me 20 cent kilogramin, në depo ka 400 shalqinj, kurse në treg 60 shalqinj, dhe secili përafërsisht peshon 15 kg. Këta shalqinj vijnë nga Shqipëria, janë të freskët dhe me farë të ëmbël. Shitësi është në gjendje të na furnizojë deri në 1000 shalqinj pas një jave dhe me çmim edhe më të volitshëm".
Besmiri u befasua nga këto informata kaq precize që Fisniku i mori për një kohë kaq të shkurtër. Vendosi që të mos largohej nga firma por të mësonte më shumë nga Fisniku.
Urtësia e tregimit
Para se të shpallësh se të është bërë padrejtësi, mendo pak në këtë çështje e pastaj fol.
Sepse shumica pretendojnë që janë më të mirët, por nuk mundohen ta vërtetojnë këtë gjë