Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Njeriu qe kishte 7 vajza

Atij i lindnin vetëm vajza, përkundër dëshirës së tij. Deri tani i kishin lindur gjashtë vajza dhe e shoqja ishte shtatzënë sërish. Pak para lindjes, i ishte hakërryer:”Po qe se lind vajzë, do të kërkoj divorcin. More vesh?”
Po natën e hakërrimit, protagonisti ynë sheh në ëndërr, sikur ishte bërë Kiameti. Për shkak të disa paudhësive, ai do të dënohej në zjarr. Kështu, e morën dhe e çuan tek dera e parë e zjarrit, por atje gjetën vajzën e parë, e cila u tha:”As mos tu shkojë në mendje. Nuk e lë babin ta dënoni në zjarr. Shkoni ku të doni.”
Meqë zjarri kishte dhe gjashtë dyer të tjera, kaluan tek dera tjetër. Por, edhe atje gjetën vajzën e dytë, e cila nuk lejoi që i ati të hidhej në skëterrë. Tek çdo derë që shkonin, u dilte njëra nga vajzat. Tashmë i kishin kaluar gjashtë dyer dhe ishin nisur për tek e shtata.
Sakaq, protagonisti ynë përpëlitej në krevat i mbytur në djersë dhe në ankth të madh. Rrugës për tek dera e shtatë, ai mendonte:”Mirë, por unë kam pasur vetëm gjashtë vajza! Po tani, si do i bëhet? Tek dera tjetër nuk kam vajzë që të mbrojë!”
Në çast, i del gjumi i trembur dhe duke thërritur:”O Zot! Ishalla është vajzë edhe e shtata!”
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free