Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Udhëzimet e Profetit alejhi selam në kurimin e dëshpërimit, trishtimit, mërzitjes..

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem. Në dy sahihët transmetohet prej hadithit të Ibnu Abasit se: “Profeti alejhi selam kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi thoshte: La ilahe il-lell-llahu nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut El adhimul Halim të madhërishmit të butë e të gjithëmëshirshëm. La ilahe il-lell-llahu nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut Rab-bul arshil adhim Zoti i Arshit të madhërishëm La ilahe il-lell-llahu nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut Rab-bus-semauati seb’i Zoti i shtatë qiejve Ue rab-bul erdi Zoti i tokës Rab-bul arshil kerim. Zoti i Arshit të bekuar Ndërsa në librin “El Xhamiu†të Termidhiut transmetohet nga Enesi se: “Profeti alejhi selam kur e shqetësonte dhe trishtonte ndonjë gjë thoshte: Ja haj-ju ja Kaj-jum o i gjallë e i përjetshëm! Bi rahmetike estegith në mëshirën tënde kërkoj ndihmë dhe strehim. Po në të njëjtin libër transmetohet prej Ebu Hurejres që Profeti alejhi selam kur shqetësohej për diçka e nginte vështrimin e tij lart në qiell dhe thoshte: Subhanell-llahil adhim i pastër është Allahu i madhëruar nga çdo e metë (që i përshkruajnë të paditurit). Ndërsa kur lutej më përulësi i drejtohej Allahut të lartësuar me emrat: Ja haj-ju ja Kaj-jum O i gjallë e i përjetshëm! Në sunenin e Ebu Daudit transmetohet nga Ebu Bekrate se Profeti alejhi selam ka thënë: “Lutja e atij që e ka goditur fatkeqësia dhe sprova është: All-llahum-me O i Adhuruari im! rahmeteke erxhu në mëshirën tënde shpresoj fe la tekilni ila nefsi mos më lër të mbështetem në veten time tarfete ajnin! as sa një pulitje sysh. Ue aslihli she’ni kul-lehu mi rregullo mua të gjitha çështjet e mija La ilahe il-la ente nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje. Po në të njëjtin libër transmetohet nga Esma bintu Umejs e cila ka thënë: “Njëherë Profeti alejhi selam ma tha: “A të të mësoj disa fjalë që t’i thuash në apo gjatë fatkeqësisë? Thuaj: Allahu rab-bi Allahu është Zoti im. La ushriku bihi shejen Unë nuk adhuroj asgjë tjetër veç Tij! Në një transmetim përmendet se kjo thuhet shtatë herë. Në musnedin e Imam Ahmedit transmetohet prej ibni Mes’udit se Profeti alejhi selam ka thënë: “Çdo rob të cilin e godet ndonjë trishtim apo ndonjë ankth dhe thotë: All-llahum-me in-ni abduke o i Adhuruari im unë jam robi yt, ibnu abdike, biri i robit tënd, ibnu emetike, biri i robëreshës tënde, nasieti bi jedike, qenia imë është në dorën tënde madin fij-je hukmuke mbi mua zbatohet gjykimi yt, ad’lun fije kadauke. të drejta janë të gjitha caktimet e tua për mua. Es’eluke bikul-li ismin hue leke, Po të drejtohem me të gjitha emrat e tua seme-mejte bihi nefseke, me të cilat e ke emërtuar veten, eu enzeltehu fi kitabike, apo të cilat i ke shpallur në librin tënd, eu al-lemtehu ehaden min halkik apo të cilat ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të tua, eu iste’therte bihi apo të cilat i ke veçuar ti fshehësh fi ilmil gajbi indeke në dijen tënde të fshehtë: en texh’alel Kurane Që ta bësh Kuranin rabia kalbij, pranverë të zemrës time, ue nura sadri, dritë të gjoksit tim, ue xhelae huzni, largues të trishtimit tim ue dhehabe hem-mi dhe heqës të ankthit tim! Allahu i lartësuar ka për t’ia larguar trishtimin dhe ankthin dhe ka për t’ia zëvendësuar ato me gëzim. Ndërsa në sunenin e Termidhiut transmetohet prej Sa’d ibni ebi Uekas se Profeti alejhi selam ka thënë: “Duaja e Dhenunit (Junusit) kur ishte në barkun e peshkut ishte: La il-lahe ila en-nte subhaneke in-ni kuntu mine dhalimin Çdo musliman që lutet me këtë dua për ndonjë çështje, Allahu ka për t’iu përgjigjur lutjes së tij. Në një transmetim thuhet se Profeti alejhi selam ka thënë: “Unë njoh një fjalë të cilën nëse e thotë dikush në fatkeqësi dhe hall Allahu ka për t’ia larguar dhe për ta shpëtuar. Është fjala e vëllait tim Junusit.... Në sunenin e Ebi Daudit transmetohet prej Ebi Seid el Hudrij i cili ka thënë: “Një ditë Profeti alejhi selam hyri në xhami dhe gjeti në të një burrë nga ensarët që e quanin Ebu Umameh. I tha: “Çfarë halli ke o Ebu Umameh, që po të shoh në xhami jashtë kohës së namazit (pra në këtë kohë të pazakontë)?†Ai i tha: “Hallet dhe borxhet më kanë mbytur, o i Dërguari i Allahut.†Profeti alejhi selam i tha: “A të të mësoj një fjalë që nëse e thua Allahu ka për ta larguar hallin dhe ka për të ta larë borxhin?!†Tha: “Po, o i Dërguari i Allahutâ€. Tha: “Kur të agojë dhe kur të bjerë mbrëmja thuaj: All-llahum-me o i adhuruari im! in-ni eudhu bike unë kërkoj mbrojtje tek Ti minel hem-mi uel hazeni prej hemit dhe huzni-t ue eudhu bike unë kërkoj mbrojtje tek Ti min el axhzi uel keseli, prej axhzit dhe keselit ue eudhu bike unë kërkoj mbrojtje tek Ti minel xhubni uel buhli prej xhubni-t dhe buhlit ue eudhu bike Unë kërkoj mbrojtje tek Ti min galebeti dejni nga pesha e borxhit ue kahri rixha dhe çdo gjë që i nënshtron dhe i mposht burrat. Unë e zbatova atë që më porositi Profeti alejhi selam dhe Allahu i lartësuar ma largoi trishtimin dhe hallin tim dhe ma shleu borxhin tim. Në sunenin e Ebi Daudit transmetohet prej Ibnu Abasit se Profeti alejhi selam ka thënë: “Ai që gjithmonë bën istigfar (kërkim falje) Allahu ka për t’i dhënë rrugëzgjidhje për çdo trishtim, ka për ta çliruar nga çdo ngushtim dhe ka për ta furnizuar nga nuk e pret. Në musned transmetohet se kur Profetin alejhi selam e shqetësonte ndonjë shqetësim i madh nxitonte të falte namaz, sepse Allahu i lartësuar thotë: “Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz.†Bekare, 54. Në sunen është transmetuar: “Bëni xhihad sepse ai është një portë prej portave të xhenetit dhe nëpërmjet tij Allahu i lartësuar largon nga shpirtrat shumë trishtime dhe dëshpërime!†Gjithashtu është përmendur prej Ibni Abasit i cili ka përmendur se Profeti alejhi selam ka thënë: “Ai të cilit i janë shtuar hallet dhe trishtimet dhe dëshpërimet le të thotë sa më shpesh fjalën: La haule ue la ku-uete nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë il-la bil-lah veçse me ndihmën e Allahut. Në dy sahihët është transmetuar se kjo fjalë është një thesar prej thesareve të xhenetit. Ndërsa në sunenin e Termidhiut përmendet se ajo është një portë prej portave të xhenetit. Këto lloj duash përmbajnë në vete 15 lloje ilaçesh apo mjekimesh. Nëse këto nuk janë të mjaftueshme për të larguar stresin dëshpërimin dhe ankthin, atëherë me të vërtetë kemi të bëjmë me një sëmundje të fortë dhe të përqendruar e cila kërkon një trajtim më të përqendruar dhe të plotë.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free