Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Qëndro i mprehtë!

Njëherë e një kohë, një druvar shumë i fuqishëm, kërkoi punë te një shitës i drunjëve; dhe, ai arriti të punësohet. Pagesa dhe kushtet e punës ishin me të vërtetë të kënaqshme. Për këtë arsye, druvari ishte i vendosur të japë më të mirën e tij. Shefi i tij i dha një sëpatë dhe i tregoi vendin ku do të punonte. Kështu, në ditën e parë druvari preu 18 drunjë. Të gjitha i solli tek shefi i tij. Me ta parë shefi i tij këtë vullnet të druvarit e uroi dhe e inkurajoi të vazhdonte më tej. Si pasojë, stimuli që kishte marrë druvari nga shefi, e shtyu që në ditën tjetër të punonte më shumë. Por, edhe pse përpjekjet e tij ishin që sa më shumë të sjellë drunjë, në fund arriti që t’i sjellë vetëm 15 sosh. Kurse, në ditën e tretë arriti që vetëm 10 drunjë t’i sjellë; pavarësisht përpjekjeve të mëdha. Në këtë mënyrë, dita ditës filloi të sjellë pak e më pak drunjë. “Duhet ta kem humbur fuqinë”, mendoi druvari. Ai shkoi tek shefi i tij për t’i kërkuar falje sepse as vet nuk e dinte se ç’po ndodhte. “Kur ka qenë hera e fundit që e keni mprehë sëpatën tuaj?” – e pyeti shefi. “Ta mpreh?! – Nuk kam pasur kohë ta mpreh sëpatën time. Në të vërtetë isha çdoherë i zënë duke prerë drunjë.” Jetërat tona i ngjan këtij tregimi. Ndonjëherë jemi aq të zënë saqë nuk kemi kohë ta mprehim sëpatën. Në kohën aktuale, duket që çdonjëri është më i zënë dhe më pak i lumtur se kurrë më parë. Për ç'arsye një gjë e tillë? A mos ndoshta mund të jetë se kemi harruar si të qëndrojmë të mprehtë? Në fakt, nuk ka asgjë të keqe me aktivitete dhe punë të rënda. Por, Allahu nuk dëshiron që ne të jemi aq të zënë saqë t’i shpërfillim prioritetet e rëndësishme të jetës, siç është koha e namazit apo e leximit. Ne të gjithë kemi nevojë të pushojmë, të mendojmë e meditojmë, të mësojmë e edukohemi. Nëse ne nuk kemi kohë ta mprehim sëpatën, mbase do të bëhemi të amullt dhe ta humbasim efektshmërinë. Pse jo?! Të fillojmë nga sot! Të mendojmë për mënyrat që mund ta bëjmë punën më të dobishme dhe të shtojmë sa më shumë vlerë në të.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free