Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Koprracia në Islam

Koprrac është ai që grumbullon pasuri në kushte fatkeqe e të mjerueshme. Ai është person dorështrënguar e kurnac që çon një jetë të mjerueshme me qëllim për të ruajtur e për të grumbulluar paratë. Ai është një grumbullues pasurie i babëzitur. Tepërkursimtar, dorështrënguar, neqez e zemërngushtë janë vetëm disa emrat e tij të tjerë. Infaku ose nafka, sipas Ligjit islam, nënkupton shpenzimet për gjërat e domosdoshme të jetës, si: ushqimi, veshmbathja e strehimi për një njeri dhe për familjen e tij. Nëse harxhimi është më i madh se sa kërkon maturia, ajo është ekstravagancë ose shkapërderdhje; e nëse (harxhimi) është më i vogël se sa kërkohet, atëherë kemi të bëjmë me koprraci ose dorështrëngim. Kështu, koprrac, në bazë të gjuhës së Ligjit islam, është ai që nuk shpenzon sa është në çdo kohë e nevojshme për të dhe familjen e tij, edhe përkundër faktit se Allahu i Madhëruar e ka begatuar me mjete financiare të mjaftueshme. Nuk ka ndonjë standard absolut të parashkruar prej Islamit sa u përket harxhimeve personale dhe të përditshme të shtëpisë. Shpenzimet e tilla varen nga kushtet e pasurisë së vet njeriut dhe, që këtu, ato do të ndryshonin nga njeriu në njeri. Së këndejmi, koprrac do të ishte një njeri që shpenzon shumë më pak në raport me sa kërkohet, ndërsa ekstravagant do të ishte ai që shpenzon më shumë se sa kërkohet. Islami kërkon prej pjesëtarëve të tij që të shpenzojnë e t’u japin edhe atyre që kanë nevojë, kuptohet nëse janë në gjendje financiare të lehtë. Një koprrac nuk është i predispozuar në aspektitn human ndaj të tjerëve. Koprraci është fare dorështrënguar edhe në dhënie ndihme për të varfrit dhe nevojtarët. Edhe Kurani Famëmadh, edhe Pejgamberi, alejhi selam, kanë ndëshkuar koprracinë, kurse koprracin e kanë kërcënuar me pasoja të tmerrshme dhe me dënim turpërues. Argumente nga Kur'ani 1) “Ata të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në Ditën e Kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë më atë që veproni!” (Kuran, 3: 180). 2) “Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë Allahu nga mirësitë e Veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët!” (Kuran, 4: 37). 3) “O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e çifutëve dhe e të krishterëve në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut lajmëroji për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!”!” (Kuran, 9: 34-35). 4) “Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bën koprrac), e as mos e shtrij në tërësi e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)!” (Kuran, 17: 29). 5) “E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket!” (Kuran, 92: 8-11). 6) “Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit), që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm!” (Kuran, 104: 1-3). Argumente nga Suneti 1. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk ka ditë që robi zgjohet në mëngjes e të mos i vijnë dy engjëj. Njëri nga ta thotë: “O Allah, jepi sukses bamirësit!” Tjetri thotë: “O Allah, jepi shkatërrim (shkatërroje) koprracit!” [Shënon Buhariu dhe Muslimi] 2. Esma (Allahu qoftë e kënaqur prej saj!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Shpenzoni dhe mos llogaritni që të mos llogarisë as Allahu, dhe mos grumbulloni që Allahu të mos ndalojë (rriskun) nga ju! Shpenzoni, pra, sa keni mundësi!” [Shënon Buhariu dhe Muslimi] 3. Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “O bir i Ademit, ajo që shpenzon është mirë për ty, kurse ajo që rezervon/grumbullon është keq për ty, dhe se nuk duhet të përflitesh për koprraci. Nis nga ata që i ke në familje!” [Shënon Muslimi] 4. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Shembulli i koprracit dhe bamirësit është sikur shembulli i dy njerëzve të cilët kanë helmeta hekuri e që duart i kanë të lidhura për gjoksi e deri në fyt. Kurdoherë që ky bamirësi jep lëmoshë, ajo helmetë çlirohet; ndërkaq, kurdoherë që koprraci ka ndër mend të japë lëmoshë, ajo shtrëngohet dhe overtakes çdo unazë në vendin e vet!” [Shënon Buhariu dhe Muslimi] 5. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Zemërgjeri është afër Allahut, afër Xhenetit, afër njerëzve e larg nga Xhehenemi, ndërsa koprraci është larg Allahut, larg Xhenetit, larg njerëzve e afër Xhehenemit; dhe bamirësi analfabet është më i dashur te Allahu se koprraci i devotshëm!” [Shënon Tirmidhiu] 6. Ebu Sejidi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Janë dy vese që nuk bashkohen te besimtari: koprracia dhe sjellja e keqe!” [Shënon Tirmidhiu] 7. Ebu Bekër es-Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet as diplomati, as koprraci dhe as zemërguri (i pandjeshmi)!” [Shënon Tirmidhiu]
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free