Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndëshkimi i atyre që përhapin panik

Pyetje:”Cili është ndëshkimi i atyre që përhapin panik mes njerëzve të pafajshëm?”

Abdul Fettah Idris

Përgjigje:”Në sheriatin islam, dënohet frikësimi dhe përhapja e panikut mes njerëzve të thjeshtë, qoftë paniku virtual qoftë material. Thotë profesor doktor Abdul Fettah Idris:

Siguria dhe rendi radhiten tek mirësitë dhe begatitë e Zotit. Vetëm kur ndihemi të sigurt, ne ndihemi të qetë, në paqe dhe në prehje. Për këtë, Zoti ua përmend banorëve të Mekës, faktin që këtë qytet e kishte bërë të shenjtë dhe rrjedhimisht të sigurt nga sulmet, plaçkitjet dhe vrasja.

“Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten?” (Ankebut, 67)

Siguria dhe rendi konsiderohen mirësi, për ata që besojnë dhe veprojnë punë të mira. “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (En’am, 82)

Meqë siguria është kaq e rëndësishme, Zoti e ka bërë haram frikësimin e myslimanit dhe përhapjen e panikut me fjalë apo me vepra, me shaka qoftë apo seriozisht.

Në një hadith Numan ibnu Bishr thotë:”Gjendeshim në udhëtim e sipër me të dërguarin e Zotit. Një nga ushtarët e mori gjumë sipër devesë dhe lëkundej sa para mbrapa. Një shoku i tij, iu afrua dhe i mori një shigjetë nga trasta. Ai e ndjeu dhe i doli gjumi i trembur dhe i frikësuar. I dërguari i Zotit a.s tha:”Nuk i lejohet një myslimani të frikësojë një mysliman tjetër.”

Transmeton Ebul Hasen Elbedrij:”Ishim ulur pranë të dërguarit të Zotit a.s dhe njëri prej nesh u largua, por harroi opingat. Një person tjetër i mori dhe u ul sipër tyre. Burri i parë u kthye dhe na u drejtua:”Opingat e mia!” Disa iu përgjigjën:”Nuk i kemi parë.” Ai tha:”Ja ku janë!” Profeti a.s ndërhyri dhe tha:” E çfarë do të bëni me panikun që i shkaktoni besimtarit?!” Burri iu përgjigj:”O i dërguar i Allahut! Donim thjesht të luanim.” Profeti a.s shtoi:”E çfarë do të bëni me panikun që i shkaktoni besimtarit?” dhe e përsëriti dy apo tri herë.”

Kjo tregon se të frikësosh dhe ti kallësh datën një besimtari është diçka e rëndë. Në disa hadithe të tjera, Profeti a.s e konsideron frikësimin e besimtarit si padrejtësi të madhe. Frikësuesi, do të frikësohet Ditën e Kiametit dhe nuk do të ndihet i qetë, si ndëshkim për aktin që veproi. Transmeton Amir ibnu Rebia se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:”Mos ia kallni datën myslimanit, pasi ajo është një padrejtësi e madhe.” Transmeton Ibnu Umer se e ka dëgjuar Profetin a.s të thotë:”Kush e frikëson dhe tremb një besimtar, Zoti nuk do i falë siguri Ditën e Kiametit.”

Një besimtar nuk duhet trembur dhe frikësuar qoftë dhe me një shikim të tillë. Ajo është më e dënueshme nëse shoqërohet me armë dhe mjete të frikshme. Transmeton Ebu Hurejre se Profeti a.s ka thënë:”Kush e shikon besimtarin me sy që i kallin datën, pa të drejtë, Zoti do i kallë datën Ditën e Kiametit.”

Transmetohet se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:“Mos ia drejtoni armën vëllait tuaj, pasi nuk e dini se shejtani mund t’ia shtyjë dorën dhe kështu fiton një nga gropat e zjarrit.”

Thotë Profeti a.s:”Kush ia drejton qoftë dhe një hekur vëllait të tij, melekët e mallkojnë derisa ta ulë. Kjo, edhe nëse është vëllai i tij prej nëne dhe babai.”

Nëse thjesht trembja dhe frikësimi i njerëzve të pafajshëm është haram dhe e ndaluar, qoftë dhe me një shikim, trembja dhe frikësimi me anë të zërit është edhe më e rëndë. Frikësimi merr përmasa të tjera nëse shoqërohet me agresion dhe sulm fizik të plotë ose të pjesshëm ndaj tij, njerëzve të afërm, pasurisë ose vendit të punës. Një akt i tillë, meriton mallkimin e cekur në shumë hadithe.

Zoti e di më mirë


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free