Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Amoraliteti ne Kur'an

Thotë Allahu teala në Kur’an :”Dhe mos iu afroni amoralitetit ( zinasë ) ,sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe”( el-israë 32).

Dhe thotë Allahu teala :”Edhe ata të cilët që pos Allahut , nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, dhe nuk bëjnë amoralitet ( zina ), ndërsa kush I punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij I dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet I përbuzur përgjithmonë. Përveq atij që është penduar ………”( el-furkan 68-70).

Thotë Allahu teala ne Kur’an :”(dispozitë obliguese është që )Zinaqaren dhe zinaqarin ti rrahni, secilin prej tyre ma nga njëqind të rëna” deri tek fjala e Allahut teala në këtë ajet “ …. Le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh “( en-nur 2).

Kanë thënë dietarët : Ky është dënimi për zinaqaren dhe zinaqarin në dunja nëse kanë qenë beqar të pamartuar , e nese kan qenë të martuar apo kan qen të martuar qoftë edhe një herë në jetë , atëher gurzohen derisa të vdesin, sikurse ka ardhur në sunetin e Pejgamberit alejhi selam , nese nuk zbatohet dënimi për zinaqarët në dunja dhe vdesin pa u penduar atëher dënohen në zjarr me kamxhik nga zjarri, sikurse është shkruar në Zebur : Se zinaqarët janë të lidhur për me organet e tyre në zjarr dhe rrahen me kamxhik të hekurit ,e kur të kërkojnë që të ju ndërpritet rrahja, thërret rojtari I xhehenmit : Ku ka qenë ky zë,e ti duke qeshur e dëfruar dhe duke mos pasur frikë Allahun teala,ke vepruar xhunahe dhe nuk je turpëruar nga Allahu teala.

Ka thënë Pejgamberi alehi selam :” Nuk bënë zina (amoralitet ) zinaqari duke qenë besimtarë , dhe nuk pi alkool perderisa është besimtar, dhe nuk vjedh vjdhësi perderisa te jetë bsimtarë “( transmeton Buhariu dhe Muslimi )

Poashtu ka thënë Pejgamberi alejhi selam :”Kur robi bënë amoralitet ( zina) largohet nga ai imani dhe qëndron përmbi kokën e tij sikur hije, e kur ai largohet nga zinaja kthehet imani tek ai” ( Ebu davudi dhe Tirmidhiu ndërsa sheikh Albani ka thënë se hadithi është I vërtet)

Ndërsa në një tjetër hadith thotë Pejgamberi alejhi selam :”Tre personave nuk iu flet Allahu teala në ditën e kiametit , dhe nuk shikon në ta , dhe nuk I pastron ata , dhe për ta ka dënim të dhimshëm plakin zinaqarë, udhëheqsin gënjeshtarë , fukaran mendjemadh ". Ibni Mesud r.a ka thënë: I thash : o I Dërguari I Allahut: cili është mëkati më I madh ? ka thënë :”Të adhurosh dikë tjeter përveq Allahut teala e Ai të ka krijuar “,pastaj cili : Tha :” të mbytësh fëmiun tënd nga frika se nuk mundë ta ushqesh”, pastaj cili: Tha :”të bësh amoralitet me gruan e kojshis”. Ka zbritur Allahu teala argument që e vërteton këtë ku thotë:”Edhe ata të cilët që pos Allahut , nuk lusin ndonjë zot tjetër, dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu,dhe nuk bëjnë amoralitet…” deri tek fjala e Allahut teala “Përveq atij që është penduar…” (el-furkan 68-70).

Shiko pra Allahu të mëshiroftë se si e ka krahasuar zinan me gruan e kojshis me shirkun dhe me mbytjen e njeriut pa të drejtë.

Në sahihun e Buhariut transmetohet hadithi i Pejgamberit a.s nga Semrete bint Xhundub tregon se Pejgamberit a,s i kanë ardhur në ëndërr Xhibrili dhe Milaili a.s e kanë marrë Pejgamberin a.s e cili thotë:"Dhe vazhduam rrugë kur arritem tek nji vendë hyrja e të cillit ishte e ngushtë kurse fundi i sajë ishte i gjëre,e në te u ndëgjonin disa rlnkume dhe zëra,kur shiquam në te kishte burra dhe gra të zhveshur,dhe hudhej mbi ta valë dhe qelbësira,e kur i binte kjo mbi ta ndienin dhimbje të madhe,i thashë,o Xhibril kush janë këta?tha:Këta janë lavitët dhe laviret".

Këta pra janë burrat dhe gratë jo të moralshme,kurse ky do të jetë dënimi për ata deri në diten e kaimetit.

Nga Mekhul el-Dimeshkij tregohet të ketë thënë se banorët e xhehennemit e ndëgjojnë në erë shum të keqe,dhe thonë nuk kemi ndëgjuar erë më të keqe se kjo,e ju thuhet atyre,kjo është era qe del nga trupat e zinaqarve.

Poashtu Ibni Zejdi ka thënë i cili është njëri prej komentatorëve të Kuranit se ka thënë:Banorët e xhehennemit janë të shqetësuar nga era e zinaqarëve,kurse në dhjetë ajete që Allahu teala ia zbriti Musait a.s qëndronte: Dhe mos vjedh e as mos bënë amoralitet,keshtu që ta largoj shiqimin Tim në ty.

Kjo është këshillë për të Dërguarin e Allahut ,e si do të jetë puna për të tjerët që nuka janë në graden e Pejgamberëve.

Është transmetuar nga Pejgamberi a.s se Iblisi i tubon ushtrin e tij në tokë dhe ju thotë:Cili prej juve do ta qon në humbje një musliman,do të ia vendosi kuroren në kokën e tij,dhe ai që bënë më shumë çrregullime,do të jetë më afër meje,i vjen më pas nji shejtan dhe i thotë:Nuk jamë larguar nga filani përderisa nuk e ndava nga grueja e tij,shejtani i thotë:Nuk paske bërë asgjë,ai do të martohet me ndonjë tjetër,pastaj i vjen nji tjetër dhe i thotë:Nuk jam larguar nga filani derisa mes tij dhe vëllaut të tij futa armiqësi,i thotë shejtani:Nuk paske bërë asgjë,ai do të pajtohet me vëllaune tij,pastaj vjen një tjetër,dhe i thotë:Nuk jamë larguar nga filani derisa e qova atë në zina(amoralitet),i thotë këtij iblisi:Të lumtë ty për ate që ke vepruar,dhe i ofrohet atij dhe ai vendos kurorën në kokën e tij".

Allahu na ruajt nga kurthat e shejtanit dhe mashtrimet e tij.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free