Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tigri dhe veshgjati


Me vrap dhe gati për të qarë, gomari veshgjatë vajti tek luani dhe i qau hallin e tij të përditshëm:”A nuk je ti mbreti i të gjithë pyllit?! A nuk je ti ai që urdhëron e ndalon?!”
Luani, pa e bërë qejfin qeder, i tha:”Fol o veshgjatë, çfarë të ka ndodhur!”
Gomari i tha:”Po ja, tigri më qëllon me shuplakë çdo ditë. Sa herë që më sheh rrugës, më thotë:”Ku e ke kapelën more veshgjatë?” dhe fap ma jep me shuplakë syve. E për çfarë, për një kapele që unë nuk e mbaj dot në kokë për shkak të veshëve të mi të gjatë.”
Luani e qetësoi dhe i tha:”Mirë veshgjatë, ma lër mua këtë çështje. E rregulloj unë me tigrin.”
Me ta takuar tigrin, luani e pyet se si qëndronte puna e kapelës së gomarit, për të cilën hante shuplaka çdo ditë. Tigri, iu përgjigj:”Është thjesht një arsye për ti dhënë ndonjë dackë veshgjatit, asgjë tjetër.”
Luani i tregoi se veshgjati i ishte ankuar, prandaj dhe i tha:”Kërko ndonjë shkak dhe arsye tjetër kur ta takosh pas ditës së sotme, ndonjë arsye më të fortë. Për shembull, kërkoji ndonjë kokërr mollë. E nëse ta jep kokrrën e mollës dhe ajo është jeshile, ti kërkoja të kuqe, dhe anasjelltas.”
Tigri iu përgjigj:”Ide e bukur kjo, po më pëlqen. Më nxjerr mollën jeshile, unë i kërkoj të kuqen, më nxjerr të kuqen i kërkoj jeshilen.”
Nga ana tjetër, luani i tregoi gomarit se tigri do i kërkonte mollë herën e ardhshme, prandaj dhe duhej të përgatitej të kishte të gjitha ngjyrat e mundshme të mollëve.
Një ditë më vonë, tigri e sheh gomarin rrugës, i afrohet dhe i kërkon menjëherë një mollë.
Gomari, duke buzëqeshur, e pyeti:”Çfarë ngjyre e doni zotrote, të kuqe apo jeshile?”
Tigri u zu ngushtë dhe menjëherë iu përgjigj:”Po kapelën ku e ke more veshgjatë?” dhe i dha dozën e përditshme të shuplakës.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free