Hajdutë të ndershëm
terialet që përmbante laptopi që i kishte vjedhur një zotërie i cili ishte profesor në një universitet të dëgjuar. Laptopi përmbante materiale tepër të vyera për profesorin dhe studime të dhjetë viteve të kaluara.Një ditë, ai befasohet pasi hajduti ia dërgon të gjitha materialet e humbura në një USB.
Një hajdut në Gjermani, shkallmon derën e një familjeje
dhe e detyron zonjën e shtëpisë të qëndrojë ulur, nën kërcënimin e armës.Por, ai tërhiqet menjëherë nga akti që kishte në kokë,
kur sheh që dy fëmijët e vegjël i ofrojnë kursimet e tyre me kusht që të mos i bëjë keq nënës së tyre.
Një hajdut në Australi, vjedh një telefon celular dhe një portofol nga një makinë me xhama të hapur. Por, teksa kontrollonte përmbajtjen e telefonit, ai zbulon foto dhe xhirime aktesh pedofilie që pronari i tij kishte kryer. Menjëherë, ai dorëzohet në polici dhe e pranon fajin që kishte bërë, thjesht që pedofili të kapej dhe të arrestohej për krimet që kishte bërë.
Në fakt, pedofili 46 vjeçar u kap dhe u dënua pasi u vërtetua akuza.Një hajdut vodhi një makinë, por që u detyrua ta kthejë sërish në vendin ku e kishte lënë pronari i saj,
pasi gjatë rrugës zbuloi se në sedijen e pasme po flinte një foshnje. Ai u kthye aty ku kishte marrë makinën, ku gjeti dy prindër të mbërthyer nga paniku. Pasi i kritikoi se e kishin lënë foshnjen të vetme, hajduti ia mbathi me të katra.
Njeriu sado i keq të jetë, i kthehet në çaste të caktuara natyrës së tij të pastër dhe ndjenjave humane.