shijoje ate qe ben
Kjo histori bën fjalë për një piktor me famë botërore, pikturat e të cilit sot shiten me miliona dollarë. Emri i tij është Van Gog. E veçanta e historisë së tij është se ai nuk u bë i famshëm veçse pas vdekjes.
Ai ka pikturuar mbi tetëqind tablo të ndryshme, nga të cilat asnjëra nuk u shit gjatë jetës së tij. E vetmja tablo që u shit gjatë jetës së tij, është ajo që u ble nga motra e një mikut të tij, e cila e bleu për pesëdhjetë dollarë. Por, edhe kjo që e bleu, nuk e bleu tablonë për vlerat e saj, por për një arsye tjetër që e befasoi piktorin e madh; Ajo ia kishte blerë tablonë sepse ishte e dashuruar me Van Gog.
Pavarësisht se askush nuk ia blente pikturat, pavarësisht se të gjithë sikur i thonin se nuk u pëlqejnë veprat e tij, Van Gog vazhdoi të pikturojë derisa veprat e tij arritën numrin tetëqind. Atij nuk iu shit asnjëra nga veprat gjatë jetës, ishin fëmijët e nipërit e mbesat ata që i shitën dhe përfituan prej tyre.
Pyetja që të lind teksa lexon se Van Gog pikturoi tetëqind piktura të ndryshme, pavarësisht se nuk ia pëlqente kush është:”Përse i pikturonte kur nuk i pëlqeheshin?”
Përgjigja e vetme është se:”Ai e shijonte në maksimum atë që bënte! Po, ai e vlerësonte punën e tij dhe e shijonte atë, pavarësisht se njerëzit nuk e vlerësonin. Ai vetë pohonte se:”Gjëja e vetme që më bën të ndjehem i lumtur në këtë jetë është piktura!”
Ska rëndësi se si të shohin dhe si të vlerësojnë njerëzit, ka rëndësi që ti e shijon atë që bën përderisa është e dobishme. Nëse je duke bërë diçka të mirë dhe të dobishme, dije se do të ketë sukses dhe do të përhapet edhe pas vdekjes tënde.