Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Bleresi dhe shitesi

Çdo ditë në mëngjes, ai afrohet tek kioska e vogël ku shiten gazetat, përshëndet ngrohtësisht shitësin, merr gazetën, paguan çmimin dhe largohet. Gjatë gjithë atyre viteve, qoftë dhe një herë të vetme, gazetashitësi nuk ia kishte kthyer përshëndetjen e mëngjesit. Njerëzit e shihnin që ky skenar përsëritej çdoditë, e megjithatë, asnjëri, si blerësi ashtu dhe shitësi, nuk e ndryshonin sjelljen e tyre.
Një ditë, një nga blerësit e tjerë të gazetës, iu afrua dhe i tha:”More po çfarë është kjo punë kështu?! Ti vazhdon ta përshëndesësh, ndërkohë që ai nuk ta kthen fare përshëndetjen!”
Personazhi ynë iu përgjigj:”E çfarë ka këtu për tu çuditur?”
Blerësi:”Si more çfarë ka për tu çuditur?! Ti e përshëndet çdo ditë dhe ai po çdo ditë as që do t’ia dijë?!”
Personazhi ynë:”Po mirë, sipas teje, përse e bën këtë?”
Blerësi:”Sepse është i paedukatë, një horr, një që nuk e meriton ta përshëndesësh fare, një ç’të të them...”
Personazhi ynë:”Sipas teje, ai qenka një i paedukatë!”
Blerësi:”Pa pikën e dyshimit.”
Personazhi ynë:”Mirë, po ti, dëshiron prej meje që të mësoj prej tij mungesën e edukatës, apo ti mësoj edukatën?
Gandi thoshte:”Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh tek të tjerët!”
Është e vështirë ta thyesh një person që nuk dëshiron të dorëzohet!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free