Konfuzion të madh kanë shkaktuar
Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë që me vetëdije të fshihni të vërtetën pasi e dini”. ( Kur’an 2/42)Psh:
Islami është paqë, por mashtruesit vazhdimisht gënjejnë se kinse është dhunë!!!
Islami është përhapur me dëshirë dhe po përhapet për çdo ditë e më shumë në tërë botën, e gënjeshtarët propagandojnë se kinse është përhapur me dhunë!!!
Njeriu është krijuar nga ZOTI i Madhërishëm, gënjeshtarët po mashtrojnë se kinse nga majmuni!!!
Isa a.s. është i dërguar i ZOTIT. Pa kurrfarë turpi 2000 vite kanë trilluar se kinse është zot dhe djal i zotit, ndërsa Dan Brown gënjeshtrës mijëvjeqare po ia shton edhe ndonjë!!!
Gjatë P.Osmane shqiptarët ishin bashkëudhëheqës të Perandorisë dhe të privilegjuarit e Perandorisë, armiqtë e shqiptarëve muslimanë po trumbetojnë të kundërtën!!!
Islami urdhëron përparimin, armiqët e muslimanëve vazhdimisht propagandojnë se është fe e prapambetur!!!
Islami respekton të drejtat e të gjithë njerëzve, respekton të gjitha fetë, të drejtat e ateistëve, të laicistëve, të politeistëve, të gjitha kulturat, të gjitha gjuhët, të gjitha racat, të drejtat e gruas, të drejtat e të gjitha kategorive të njerëzve, të drejtat e shtazëve, bimëve dhe ambientit, ndërsa gënjeshtarët gënjejnë të kundërtën!
Islami Europës së errët dhe tërë botës i solli dituri, shkencë, përparim. Gënjeshtarët pa fije turpi e thonë të kundërtën!!!
Muslimanët po akuzohen për terrorizëm, edhe pse 14 shekuj propagandojnë PAQË!!!
Ata bëjnë terrorizëm shtetëror dhe botëror ndaj popullatës duarthatë dhe të pafajshme, e mashtruesit gënjejnë se kinse po sjellin paqë, e ty të akuzojnë për terrorist!!!
(përkujto kryqëzatat, inkuizicionin, vitin 1492, botën Islame dhe neve prej vitit 1878 e deri më sot, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, kolonizimet, gjenocidet, skllavërimet etj.) .
Ju kemi sjellur demokraci lavdërohen, edhe pse nuk pyesin shumicën për asgjë!!!
Kanë rënuar çdo gjë, deklarojnë përparim!!! (Përkujto Irakun, Afganistanin, Algjerin, neve, Bosnjën, Afrikën, Azinë, etj., etj.)
Mashtruesit thonë se do të sjellim rregull!!! Kaos në të gjitha anët!!!.
E di unë kënd e kam mik. Po më thonë e ke armik!!!
Mësimet fetare, filozofike, shoqërore, politike, historike, letrare, artistike, etj kanë shtrembëruar krejtë atë që kanë mundur, shtrembëruesit gënjejnë se janë mësime për të mirën tuaj !!!
Etj,etj,etj.
Sistemi anti të Vërtetës po lufton me të gjitha mjetet sistemin e Së Vërtetës.
Përkujtoni vetëm konfuzioni për Enver Hoxhën sa shumë ka zgjatur, deri sa u kuptua se kush paska qenë. Dikush gënjeu me qëllim ! Kush gënjeu dhe kush mashtroi se Enveri ka qenë i mirë?
A e dini sa pasues të verbër u mashtruan pas Gadafit, apo Homeinit, apo Abdul Naserit, pas mbretërve apo qeverive të popujve muslimanë, apo Bin Ladenit. A tregojnë edhe këta shembuj se mashtruesit vazhdimisht lansojnë mashtrime!
Kush lansoi sistemin komunist pas së cilit sistem u mashtruan me miliona njerëz?! Ai ishte sistem mashtrues, sikur që janë edhe këto sisteme të sotit dhe të djeshit?
A mashtronin se Marxi ishte shkencëtar, për të hudhur mësimet e tij mu ata që kanë propaganduar mësimet e tij. Sa shumë pastaj janë deklaruar se kanë qenë të mashtruar!
Pra, dikush vazhdimisht po mashtron, dhe shumica vazhdimisht po mashtrohen.
Ose psh: Revolucioni Francez preu kokat e rreth një milion Francezëve! Pse, nga kush?!
Mashtruesit dhe të mashtruarit në të gjitha shkollat dhe universitetet e botës marrin shembull këto revolucione dhe këto mësime!!! Si bënë kjo?! Pse mësohen mësimet negative për mësime pozitive ?! A rastësisht a?! Kush gënjen me qëllim ?!
Ataturku, Gadafi, Mubaraku, Asadi, Kastroja dhe shumë të tjerë ende lavdërohen, edhe pse ishin diktatorë që shkatërruan popujt të cilët i sunduan! Si të kuptohet këtu e vërteta?! Kur të bie sistemi të gjithë po e kuptojnë, por për shumë kë po bëhet vonë!
Të mos numërojmë.
Mashtruesit, gënjeshtarët, shtrembëruesit e së vërtetës. Dyfytyrëshat. Munafikët.
Prandaj është pështjellur truri.
Ashiqare po mashtrojnë. Janë të tillë.
Sigurisht se në çdo milet ka mashtrues, por te ne ka shumë. Kush janë?!
Dhe në çdo popull ka të mashtruar, por te ne ka shumë të mashtruar. Kujt i konvenon?!
Fatkeqësisht ata që është dashur të jenë të ditur, janë të mashtruar. Prandaj vonë po e kuptojnë të vërtetën. Dhe deri sa po e kuptojnë, janë në kundërshtim me ata që e dinë të vërtetën. Kujtone se si kanë qenë polemikat me ata që e dinin të vërtetën, p.sh. për Enverin me ata që e adhuronin Enverin?!
Për të gjitha është kështu.
Vetëm kur po bien “heronjtë”, “sistemet”, ” diktatorët”, kur po hapen disa dosje, disa po e kuptojnë një të vertëtë!!! Jo krejtë të vërtetën.
Meqë vazhdimisht po servohen shumë gënjeshtra për të vërteta.
Prandaj konfuzioni tek popullata. Jo vetëm te ne. Është konfuzion në tërë botën.
“... e maskojnë të vërtetën me të pavërtetën dhe e fshehin me vetëdije realitetin”. ( Kur’an 3/71)
Serbët nuk kanë mund të na mashtrojnë, meqë i kemi njohur për armiq.
Na kanë mashtruar dhe po na mashtrojnë ata që i kemi konsideruar dhe që i konsiderojmë për miq e për vëlla.
Dhe, sepse naivët menduan se çdo mësim ishte i vërtetë.
Shejtani e dinte për pemën, por i gënjeu. Prandaj Zoti atë dhe kotillën e tij i quajti mashtrues.
Sa gjynah për ata që i përpinë të gjitha mësimet. Që pasuan vërbërishtë. Që u klonuan. Kujdes, mos të mendojmë se të gjitha mësimet janë dituri. Mos të pranojmë mësimet verbërisht.
E si mos të krijohet kaq shumë konfuzion, kur aq shumë mësime që nga klasa e parë fillore e deri tek shkollimet superiore janë mësime anti të vërtetës, si dhe kur të gjitha mjetet e informimit (të dezinformimit) janë në duar të mashtruesve gënjeshtarë. (Të gjitha mësimet shkollore anti të vërtetës duhet të demaskohen).
Ja pse disa e kanë të vështirrë t’a kuptojnë të vërtetën edhe kur ajo është krejtësisht e qartë.
Prandaj konfuzioni. Prandaj disa e kuptojnë dhe e dinë të vërtetën e disa nuk e kuptojnë dhe nuk e dinë të vërtetën. Prandaj disa reagojnë keq kur iu prezentohet e vërteta e cila është e kundërt nga ajo që ata e kanë dëgjuar për të vërtetë.
Grupi që e din të vërtetën e ka obligim të kumton të vërtetën dhe të tërheq vërejtjen për mashtrimet dhe mashtruesit. Çka ka më madhore se të kumtohet e Vërteta dhe të demaskohet gënjeshtra!
“Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillë janë ata të shpëtuarit”. (Kur’an 3/103)
Është urdhër i cili vlen deri në Fund. Jo të reagohet një herë dhe të ndalemi.
Ata mashtrimet po i përsërisin me mijëra herë, me vite, me shekuj. Vazhdimisht lansojnë gënjeshtra, shpifje, akuza dhe sulme kundër muslimanëve, kundër Islamit dhe kundër të Vërtetës, e nëse dikush dy herë reagon ndaj tyre, dikujt i duket se u bë tepër!!! Gënjeshtrat janë të vazhdueshme, edhe reagimet duhet të jenë të vazhdueshme.
Meqë, “... një grup sish me çdo kusht e fshehin të vërtetën edhe pse e dinë”. (Kur’an 2/146)