Nga Paulo Coelho
Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë ç’është e mundur për të mbetur kështu.Çdonjeriu i janë dhënë dy cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Çdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën.
Çdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të.
Çdo njeri ka Mitin e tij Personal për të materializuar dhe ky është shkaku për të cilin ai vjen në këtë botë. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithçka që ai bën.
Çdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti.
Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve.
Çdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të "çmendurisë". Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm.
Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak.
Të duam armiqtë tanë , por të mos bëjmë aleanca me ta. Ata ndodhen në rrugën tonë për të testuar shpatën tonë dhe meritojnë vlerësimin e betejës sonë. Ne duhet të zgjedhim armiqtë tanë dhe jo anasjelltas.
Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt.