Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ky eshte profeti qe njohim dhe te cilit i besojme ne myslimanet

Ajo ishte një grua e shtyrë në moshë, e kërrusur dhe plot rrudha në fytyrë. Orvatej pa derman të ngrejë mbi supet e saj të lodhur, një deng me dru të thatë.
Ai iu drejtua dhe i tha:”Do ti mbaj unë drutë derisa të mbërrijmë në shtëpinë tënde! Vetëm më trego rrugën!” dhe ashtu bëri.
Dielli ishte përvëlues, rruga e gjatë, rëra e shkretëtirës sikur kishte marrë flakë, shtëpia larg, e dengu i druve rëndohej gjithmonë e më shumë.
Me të mbërritur në shtëpi, plaka e moshuar i tha:”Më vjen shumë keq që nuk kam asgjë që ta shpërblej për mundin, por do të jap një këshillë të vyer. Nëse kthehesh në Mekë, ruaju se mos takohesh e dëgjon nga një magjistar i cili quhet Muhamed! Por edhe nëse e takon dhe e dëgjon teksa flet, asnjëherë mos i beso fjalëve të tij, e aq më pak ta ndjekësh!”
Ai e pyeti:”E përse?!”
E moshuara:”Sepse ai është i paedukatë.”
Ai:”Edhe sikur të jem unë Muhamedi?!”
E moshuara:”Nëse je ti Muhamedi, atëherë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç një Zoti dhe se ti je i dërguari i Tij.”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free