Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Disa nga kundertheniet e Bibles...

BIJTË E ZOTIT:Bibla I atribon Zotit bijë me tone

(a)”Bir I Enosit,bir I Setit,bir I Adamit,I PERËNDISË.”LLUKA 3:38

(b)”DJEMTË E PERËNDISË panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura,dhe morën për gra të gjitha ato që I zgjodhën vetë....

…kur BIJTË E PERËNDISË iu afruan bijave të bjerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë.Ata janë heronjtë që jetuan në kohën e lashtësisë,janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.”ZANAFILLA 6:2dhe4

(c)”…Kështu thotë Zoti:Izraeli është BIRI IM I PARËLINDURI IM.”EKSODI 4:22

(d)”…dhe Efraimi është I PARËLINDURI[7] IM.”JEREMIA 31:9

(e)”Ai më ka thënë:(O David) TI JE BIRI IM,SOT MË LINDE[8].”PSALMEVE 2:7

(f)”Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë BIJ TË PERËNDISË.”ROMAKËVE 8:14
Matheu 7:22-23 Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".23 Dhe atëherë unë do t`u sqaroj atyre: "Unë s`ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".Zanafilla 47:11 thotë se Jozefi i vendosi vëllezërit dhe babain e tij në Egjipt, dhe si pronë u dha një vend të mirë në krahinën e Ramasesit, por sipas Eksodit 1:11 Ramsesi ishte ndërtuar më vonë, pas vdekjes së Jakobit dhe Jozefit.

Eksodi 1:5 thotë se pasardhësit e Jakobit arrinin në 7O vetë, ndërsa Veprat e Apostujve 7:14 thonë se ishin 75.... Lexo më tutje

Emri i vjehhrit të Moisiut sipas Eksodit 2:18 ishte Ruel, sipas 3:1 Jethro e sipas Gjyqtarëve 1:16 Keneo.

Në Eksodin 9:6 thuhet se në plagën e pestë ngordhi e tërë bagëtia e Egjiptit, ndërsa sipas 9:19-2O shihet se jo të gjitha kishin ngordhur. Përsëri thuhet se bagëtia e Egjiptit do të ngordhë dhe se breshëri i shkatërroi ato (9:19-25), ndërsa në 12:29 flitet akoma për bagëti të gjalla.

Sipas Eksodit 31:17, Perëndia pushon dhe çlodhet, ndërsa Isaia 40:28 thotë se Ai as mundohet e as lodhet.

Sipas Numrave 13:1 Perëndia i thotë Moisiut që të dërgojë disa njerëz për të parë vendin e Kanaanit, ndërsa Ligji i Përëtërirë 1:21 thotë se ishin Izraelitët ata që këshilluan Moisiun të dërgojë njerëz.

Numrat 2O-27-28 thonë se Aroni vdiq dhe u varros në malin Hor, ndërsa ligji i Përtërirë 1O:6 thotë se vdiq dhe u varros në Moserah.

Ligji i Përtërirë 2:18 tregon se Perëndia i tha Moisiut të mos i sulmojë bijtë e Amonit, sepse ai nuk do t'i jepte asnjë pjesë nga toka e tyre, por kjo është kontradiktuar nga Jozeu 13:24-25.

Sipas Ligjit të Përtërirë 15:4 Perëndia premton se mes bijve të Izraelit nuk do të ketë asnjë nevojtar, ndërsa në 15:11 thuhet se nevojtarët nuk do të mungojnë kurrë.

Sipas Jozeut 1O:36-39, Jozeu pushtoi Hebronin dhe Debirin, ndërsa në 15:13-17 thuhet se këto dy qytete i ka pushtuar Kalebi, më vonë. Sipas Gjyqtarëve 1:1O-15, pushtimi i këtyre qyteteve është bërë nga Juda.

Tek Jozeu 1O:4O thuhet se Jozeu pushtoi krahinën malore, Negevin dhe ultërsirën, ndërsa Gjyqtarët 1:9 thonë se ato i pushtoi Juda pas vdekjes së Jozeut.10 pyetje enigmatike në Bibël:

1. A e ka parë kush Zotin ?
a) Askush nuk e ka pare ndonjëherë zotin [1 Gjoni 4:12]
b) Amosi e ka pare zotin [Amosi 7:7]...
c) Askush se ka pare zotin veç zotit [Gjoni1:18]
d) Abrahami e ka pare zotin [Zanafilla 18:1]
e) Moisiu, Aaroni, Nadabi, Abihu dhe 70 pleq e kane pare zotin [Dalja 24]

2. A duhet ta duam zotin apo ta kemi frike ?
a) Duhet ta duam zotin [Ligji i përtirë 6:5]
b) Duhet ta kemi frike [Ligji i përtirë 6:13]
c) Duhet ta duam [Mateu 22:37]
d) Ta kemi frike [1 Pjetri 2:17]
e) Dashuria s'mund te përzihet me friken [1 Gjoni 4:18]

3. A gënjen Zoti ?
a) Zoti nuk gënjen, nuk e ndryshon mendjen" [1 Samueli 15:29]
b) Zoti gënjen Adamin se do vdesë ditën qe do haje frytin, por Adami jeton pas asaj, largohet nga edeni dhe jeton 930 vjet [Zanafilla 2:17 - Zanafilla 5:5]
c) Për zotin është e pamundur te gënjeje" [Hebrenjve 6:18 - gjë qe tregon se ai nuk është i gjithëfuqishëm]
d) Zoti gënjen [2 Thes 2:11]

4. A e mban Zoti premtimin ?
a) Zoti e mban premtimin, nuk ndryshon mendje, atë qe thotë e bën" [Numrat 23:19]
b) Zoti nuk e mban premtimin [1 Samueli 2:30]
c) Nuk e mban premtimin dhe ndryshon mendje [1 Sam 2:34]

-----------------------------------------------------------------
Sa ka zgjatur Përmbytja ?
a) Përmbytja zgjati 40 dite [Zanafilla 7:17]
b) Apo zgjati 150 dite [Zanafilla 7:24]
c) Gati një vit, nga viti 600 i Noas [Zanafilla 7:11] deri ne vitin e 601 te Noas [Zanafilla 8:13]
... Lexo më tutje
6. Kur u “kryqëzua” Jezusi ?
a) Pas ngrënies se pashkës [Marku 15:15]
b) Para ngrënies se pashkës[Gjonit 13:1-2; 18:28; 19:14,17].

7. Cila është rruga e shpëtimit ?
a) Të besohet se Perëndia, Zoti është i vetmi Zot [Marku 12:29]
b) Te rrëfesh se Jezusi ishte Zoti dhe Perëndia e ringjalli prej se vdekurish [Romakëve 10:9-10]

8. Kush e inspiroj Davidin që të bëjë regjistrimin e Izraelit?
a) Zoti (2.Samuel 24:1)
b) Satanai (1.Kronikave 21:1)

9. Davidi duhej të zgjedhe në mes tri formave te dënimit. Njëra prej tyre ishte , që Zoti për një Kohë të caktuar t`ju dërgoj uri mbi atë vend. Sa vite ishte kjo kohe ?
a) Shtate vite (2.Samuel 24:13)
b) Tre vite (1.Kronikave 21:12)

10. Sa stalla kuajsh kishte Solomoni?
a) Dyzet mijë stalla (1.Mbreterve 4:26)
b) Katër mijë stalla (2.Kronikave 9:25)
----------------------------------------------------------------------
Shumë fragmente të Dhjatës së Re pohojnë të jenë mendim i njeriut. Shikojini këto:
Luka thotë: “m`u duk e mirë edhe mua….. që ta shkruaj…(Ungjilli sipas Lukës 1:1-4)

Pali thotë: “Por për sa u takon virgjëreshave, s`kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri…”( Letra e pare e Palit dërguar Korintasve 7:25)
... Lexo më tutje
PALI THOT, SKAM URDHER NGA ZOTI, PO PO JAP MENDIMIN TIM SI NEJERI...Pali thotë: “Kështuqë unë mendoj se..” ( 1 Korintasve 7:26)
Pali thotë: “…sipas gjykimit tim….” (1 Korintasve 7:40)
Pali thotë: “…dhe mendoj se….” (1 Korintasve 7:40)
Pali thotë: “…Shihni, unë, Pali, po ju them…” (Letra e Palit Galatasve 5:2)
------------------------------------------------------------------
ZOT QE LODHET??

Në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh".. (Eksodi . 31:17)...

APO QE U PERNGJAN NJEREZVE..(STAGFIRRULLAH)??

Perëndia tha : "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne (Zanafilla 1:26)

APO TE JESH DYFYTYRESH??

Ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.

APO QE NA URDHERON NE TE BEJM GJERA TE SHEMTUARA??

(Bible) Zoti ju tha beni israilve çdo grua do t`i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t`ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t`i zhvishni Egjiptasit".(Eksodi 3:22)
(Bible) Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba. (Eksodi 12:35)

APO NJE ZOT XHELOZ QE URDHERON BARTJEN E BARRES SE TJETRIT??

(Bible) unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,(Ligji i Perterire 5:9)
(Bible) Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre (Isaia 14:21)

APO NJE BIBEL QE URDHERON KRIME NGA ME TE NDYRAT ??

(Bible) Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra. (Ezekieli 9:5,6)
(Bible) Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve.. Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.(Numrat 31:1,7)
(Bible) Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre..pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre, ( Numrat 31:9,10)
(Bible) Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?(Numrat 31:15)
(Bible) Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, (Numrat 31:17)
(Bible) por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.(Numrat 31:18)
-------------------------------------------------------------
Pse thoni qe triniteti eshte nje.

Mark 13:32 "Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati."

Apo ky eshte kuiz nga bibla?
-----------------------------------------
O te krishtere...si e therriste maria djalin e saj.....mos valle Zot...

nje zot i lindur nga barku i njeriut...nje zot qe ha,pi e per pasoje kryen jashteqitje...nje zot qe eshte i dobet e qan kur e rrahin shoket e tij...nje zot qe fle e qe ka frike..nje zot qe qan..nje zot qe fshihet...nje zot qe uleret e kerkon ndihme ...nga nje zot tjeter..nje zot qe akuzon zotin tjeter se e ka braktisur..nje zot qe ka frike nga vdekja...

I PASTER ESHTE ALLAHU NGA SHPIFJET E JUAJA..
----------------------------------------------
(a)”Zemërimi I “ZOTIT” u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin…”2SAMUELIT 24:1”Por “SATANAI” u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin…”1KRONIKAVE 21:1... ... Lexo më tutje

(b)700 apo 7000 “KALORËS” apo “KËMBËSORË”…?

“…dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe katërdhjetëmijë kalorës…”2SAMUELIT 10:18

“…dhe davidi vrau shtatë mijë kalorës dhe katërdhjetëmijë këmbësorë…”1KRONIKAVE 19:18

(c)A kishte Solomoni 2000 apo 3000 bata?

“…ai përmbante dy mijë bate.”1MBRETËRVE 7:26

“…mund të përmbante deri tri mijë bate.”2KRONIKAVE 4:5

(d)A kishte Solomoni 4000 apo 40000 stalla kuajsh?

“Solomoni kishte katër mijë stalla për kuaj…”2KRONIKAVE 9:25

“Solomoni kishte gjithashtu katërdhjetë mijë stalla kuajsh…”1MBRETËRVE 4:26

(e)A kërkoi Sauli KËSHILLË nga Zoti apo NUK KËRKOI?

“Kështu Sauli I kërkoi këshillë Zotit…”1SAMUELIT 28:6

“Dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin…”1KRONIKAVE 10:14

(f)O qiell,ASNJERI nuk u ngjit?

“Askush nuk u ngjit në qiell…”GJONI 3:13

“…dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.”2MBRETËRVE 2:11

Shiko edhe ZANAFILLA 5:24.

(g)Jezusi nuk humbi ASNJË nga dishepuj e tij-

“Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij”GJONI 18:19

“…unë I kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur,përveç birit të humbjes…”GJONI 17:12

(h)”TË GJITHË” janë mëkatarë-

“Kur do të kryejnë mëkate kundër teje(sepse nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate)dhe ti…”2KRONIKAVE 6:36

“Kush lindi nga Perëndia NUK KRYEN MËKAT…”1GJON 3:9

9.DAVIDI:Një njeri I rëndësishëm-

Bën shkelje kurore me Bath-Sheban,gruan e Urias:

(a)”Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë(Bath-Sheban);kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo RA NË SHTRAT(patën mardhënie seksuale)me të…”2SAMUELIT 11:4

(b)”Të nesërmen në mëngjez,Davidi I shkroi një letër Joabit dhe ja dërgoi me anë të Uriahut.Në letër kishte shkruar:”Vendoseni Uriahun në vijë të parë,ku beteja është më e ashpër,pastaj tërhiquni nga ai,me qëllim që të goditet dhe të vdesë.”2SAMUELIT 16:6-25.

”…Sa I nderuar ka qenë sot mbreti I Izraelit që u zbulua(lakuriq)para syve të shërbëtoreve të shërbëtoreve të tij,ashtu siç do të zbulohej një harbut.”2SAMUELIT 6:20

10.ZOTI:Cilësitë e papërshtatshme të Zotit-

(a)Një Zot që “FISHKËLLEN”(?)

“Ai do të ngrerë një flamur për kombet e largëta dhe do t’u fërshëllejë nga skajet e tokës;dhe ja,ata do të vijnë shpejt dhe menjëherë.”ISAIA 5:26

“Do t’u fishkëllojë për t’I mbledhur,sepse unë do t’I shpengoj;dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë.”ZAKARIA 10:18

(b)Në Zot që “HUNGËRON”(?)

“…(Zoti) do të lëshojë një klithmë,po një klihmë therrëse…”ISAIA 42:13

“…Zoti vrumbullon që lart dhe bën që të dëgjohet zëri I tij nga banesa e tij e shejtë;ai do të vrumbullojë me forcë kundër vathës së tij;do të lëshojë një britmë si ata që shtrydhin rrushin kundër gjithë banorëve të tokës.”JEREMIA 20:30

(c)Një Zot”BERBER”(?)

“Atë ditë Zoti me një brisk të marrë hua përtej Lumit,domethënë me mbretin e Asirisë,do të rruajë kokën dhe qimet e këmbëve,si edhe mjekrën.”ISAIA 7:20

(d)Një Zot I “PENDUAR”(?)

“…prandaj unë do të shtrij dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj;jam lodhur nga pendimet.”JEREMIA 15:6

“Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.”ZANAFILLA 6:6
(e)Një Zot që “KALËRON” mbi një engjëll(?)

“Ai rrinte kaluar mbi një kerubin,fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.”2SAMUELIT 22:11

(f)Një Zot që “VRET” 70 njerëz sepse shikojnë Brenda një arke(?)

“Zoti goditi disa njerëz të Beth-shemeshit sepse kishin shikuar Brenda arkës së Zotit;ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit.Populli mbajti zi për ta sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.”ISAMUELIT 6:19
-----------------------------------
O besimtare..pershendeteni njeri tjetrin ashtu si ju ka hije..

luka 24

36 Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''
...
selam aleikum.....paqja qofte me ju ....e njejta pershendetje si per te krishtere edhe per muslimane...
NJE ZOT.....

NJE MESAZH...
------------------------------
Pak fjale mbi TRINITETIN
Si matematikan, nuk mund të pranoja pa kritikë teorinë e Trinitetit, që paraqet mësimin bazë dhe dogmën e besimit kristian. Shpesh shtroja pyetjen, si është e mundshme që Zoti i Gjithëfuqishëm dhe Sovran është i detyruar që të jetë në Trinitet me origjinë të qartë njerëzore. – Akademik Italo Chuissi (Muhammed Abdullah)
Nën ndikimin e romakëve, që edhe pse pranuan krishterizmin nuk i braktisën zotat e tyre mitologjikë dhe nuk u bënë monoteistë të vërtetë, Kisha i inkorporoi dhe i transplantoi mitet e tyre brenda mësimit të saj. Kjo degjeneroi me futjen e mitit të Trinitetit si pjesë e pandashme e besimit të krishterë.

Ndërkaq Islami është kategorik në faktin se Zoti dhe krijesa nuk janë të njëjtë ontologjikisht, prandaj as Krijuesi nuk mund të transformohet në krijesë dhe as krijesa nuk mund të lartësohet ose të shndërrohet në Zot.[1] Kjo do të thotë se është e pamundur zbritja e Zotit në tokë ose inkarnimi i Tij në trupin e njeriut, gjegjësisht në trupin e Jezusit sikurse predikon doktrina e krishterë.

Si argument për inkarnimin e Zotit të krishterët marrin këto citate:“E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne”. (Gjoni 1/14). Shprehja “Fjala” te të krishterët merr kuptimin Zot sepse te Gjoni thuhet: “E Fjala ishte në Hyjin” (1/1).

Kështu fjalia merr kuptimin “Zoti u shndërrua në trup dhe banoi ndër ne”. Nga kjo ata konkludojnë se Zoti është inkarnuar në Jezusin, gjegjësisht Jezusi është Zot.[2]

Sipas të krishterëve monofisitë, Jezusi ka vetëm një natyrë dhe ajo është natyra hyjnore, d.m.th ai është vetëm Zot. Kurse sipas të krishterëve nestorianitë Jezusi ka dy natyra: natyrë hyjnore dhe natyrë njerëzore, pra Jezusi në të njëjtën kohë është edhe Zot edhe njeri![3]

Veshja e të vërtetës me të pavërtetën

 

Realiteti është i përbërë prej dy rendeve kryesore, prej Zotit dhe jo-Zotit, gjegjësisht prej Krijuesit dhe krijesave. Rendi i parë nuk është i krijuar sepse përfshin Allahun, Krijuesin Absolut (Rabul alemin): “Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk ka lindur, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë.” (El Ihlas: 1-4).Krijuesi është i kamotshëm pa fillim dhe i përhershëm pa mbarim, nuk është i përkufizuar në vend dhe kohë. Ai është Zoti i botëve, Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i çdo gjëje. Mu për ketë muslimani i hedh poshtë të gjitha dogmat që mundohen ta definojnë dhe përshkruajnë, rrjedhimisht me këtë edhe ta kufizojnë, madhështinë e Krijuesit brenda kohës dhe hapësirës.

Kurse rendi i dytë (alem, alemin) është relativ që përkufizohet me kohë dhe hapësirë ku përfshihen mbarë krijesat, si qiejt, toka, domethënë gjithësia dhe njeriu, kafshët, bimët, Kursiji, Arshi ose thënë ndryshe çdo gjë përveç Zotit. I tërë ky rend është vepër e Zotit. Prandaj, këto dy rende janë plotësisht dhe absolutisht të ndara nga njëra- tjetra. Nuk është e mundshme në çfarëdo forme apo rrethane që njëri prej këtyre rendeve të bashkohet me tjetrin, të shkrihet, apo të marrë trajtën e tjetrit. Nuk mundet që Krijuesi të transformohet në krijesë, dhe as krijesa nuk mund të shndërrohet në Krijues ose të ketë cilësi të Krijuesit.[4]

Transplantimi i mitit të Trinitetit në krishterizëm

 

Njerëzimi Jezusin e ka kuptuar në katër mënyra: Sipas ateistëve Jezusi nuk ka ekzistuar fare. Për çifutët Jezusi është një hebre heretik, i lindur nga një grua e përdalë, andaj nuk gëzon të drejtën të quhet Shpëtimtar (Mesia). Për të krishterët ai është Zot ose bir i Zotit. Kurse sipas Islamit Jezusi (Isai a.s.) është pejgamber i dërguar nga Zoti.[5] Këtë bindje e kanë pasur besimtarët e vërtetë të Isait a.s.

Kurani fisnik na dëfton se Isai a.s. u dërgua si pejgamber te bijtë e Izraelit i ngarkuar me misionin për korrigjimin e devijimeve në Besëlidhjen e Vjetër, dhe për të vërtetuar atë me një besëlidhje të re, si dhe për sjelljen e Lajmit Fatbardhë lidhur me ardhjen e Pejgamberit të fundit, emrin e të cilit ai e tha Ahmed:[6] “Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". (Es Saf, 6).

Jezusi në Bibël asnjëherë nuk ka deklaruar për vete se posedon tipare të Zotit dhe as që ka foli ndonjëherë për trininë. Ketë e vërteton Kurani fisnik:

“Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave! Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!" (El Maide, 116- 117).

Mirëpo, nën ndikimin e legjendës romake Jezusi shndërrohet në Hyj dhe ai fillon të konsiderohet si Zot prej mishi dhe një nga tre individët në trininë e Zotit.[7] Përmes Trinitetit Zoti iu shfaq dhe e shpalli Veten tek njerëzit. Sipas muslimanit që është i thirrur të besoj të vërtetat hyjnore dhe njëkohësisht të vërë në funksion mendjen e tij, ky besim bie ndesh me arsyen dhe shpalljen hyjnore, sepse e redukton Zotin në një njeri dhe e hyjnizon njeriun.[8]

Sipas të krishterit Triniteti tregon për një të vërtetë të vetme që shfaqet në tre pamje.[9]

Ndërkaq, sipas muslimanit Triniteti nuk bën pjesë në atë që mendja e ka të vështirë ta kuptoj, por në atë që mendja e refuzon dhe e ka të pamundur ta kuptojë, ngase formula se tre janë një, është si fjala për mundësinë e bashkimit të të kundërtave.Prandaj sipas Islamit doktrina e Trinitetit është krijim dhe sajim kulturor dhe i refuzuar nga Kur’ani i Shenjtë si një pohim i privuar nga frymëzimi hyjnor.[10] Njëshmëria e Zotit është shpirti i Islamit dhe i përshkon mësimet e tij, ashtu sikurse uji bimët dhe sikurse gjaku venat.

Kur’ani fisnik na mëson se Zoti nuk është në Trinitet. Zoti nuk mund të jetë me tipare njerëzore dhe as njeriu me tipare hyjnore. Prandaj Jezusi sikurse edhe Muhammedi a.s ishte rob dhe i dërguar i Zotit dhe nuk ishte njeri në tokë dhe Zot në qiell:“Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah.” (En Nisa, 171).

John Hicku supozon se Jezusi ishte ose vetëm njeri, ose kurrsesi nuk ishte njeri. Kështu që ai erdhi në përfundim se Jezusi është vetëm njeri. Sipas tij Jezusi ishte i zgjedhur nga Zoti për ta kryer misionin, që nuk ishte pa gabime, as pa mëkate. Misioni i tij ishte vetëm ta ndryshojë dhe ta plotësojë zbrazëtirën e inkorporuar në Dhiatën e Vjetër që kishte të bëj me shpifjen si “Zoti i ashpër” me atë të “Zotit të mirë”, përplot me dashuri. Qëndrimi i tij është i përafërt me qëndrimin islam.

Ndërkaq, Kisha i dha Zotit pamje njerëzore dhe ua paraqiti njerëzve Zotin në shëmbëllimin njerëzor. Pikërisht për këtë nuk janë të paktë të krishterët që Zotin e përfytyrojnë në trajtë njerëzore dhe materiale.[11]

Madje, të krishterët aq shumë i janë përkushtuar jotranscendencës hyjnore saqë Paul Tichilli, që shpreh fiksimin e krishterëve, ka shkuar deri aty sa të deklarojë se Zoti transcendent është i panjohur dhe s’mund të njihet përderisa nuk konkretizohet në ndonjë objekt të natyrës dhe të historisë.[12]

Kështu Krishti Zot ndodh bashkërisht me njeriun historik të Jezusit nga Nazareti. Pra vetë Zoti ka qenë i mishëruar në njeriun përgjatë historisë. Fanatizmi është zell i shërbyesve të Kishës për t’u imponuar njerëzve një hyjni me pamje njeriu.[13]

Gatimi i krishterizmit në kallëpe romake e të helenizuara veç të tjerash është përgjegjës për përfytyrimin e Zotit si person mbinatyror, për doktrinën e ndërlikuar dhe të pakapshme të Trinitetit, ku Zoti pranohet si Treshi i Diçkaje.[14]

Prandaj Jezusi sipas doktrinës së krishtere ka qenë Zoti njeri që jetoi mes njerëzve. Si rrjedhim, edhe pse të krishterët besojnë se Krijuesi është transcendent, megjithatë për Zotin flasin si për një njeri të vërtetë që ecën mbi tokë dhe që bën çdo gjë që bëjnë njerëzit, duke përfshirë edhe vuajtjet dhe vdekjen-kryqëzimin.[15]­

Michel Lelongu thotë: “Zoti në tërësinë e tij bëri që të njihet në Jezusin”. Kurse Klaus Berger shprehet se Jezusi ishte “plotësisht i hapët për prezencën e Zotit në ekzistencën e tij personale”.

Murad Hofmman cek se Augustini dhe Tertuliani me një pagdhenduri intelektuale menduan se kishin gjetur një provë për të dëshmuar shumësinë e Hyjnisë nga përemri në shumës i përdorur te Zanafilla “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne.” (Zanafilla 1:26). Madje Karl Barth pa kurrfarë turpi ka pohuar se mashkullia dhe femëria janë pjesë të brendshme të natyrës hyjnore, kjo ngase sipas tij menjëherë pas deklarimit të lartpërmendur thuhet: “Ai krijoi mashkullin dhe femrën” (Zanafilla 1:27).[16]

Ndikimi sipas të cilit Zoti nuk mund të konceptohet si “tërësisht tjetër” është ndikim josemit. Nga i gjithë ky përshkrim tashmë bëhet e qartë se çdo i krishterë në instancë të fundit pranon se Zoti i tij është edhe transcendent dhe imanent. Kurse Islami sikurse kemi cituar më herët na mëson se All-llahu është Një dhe i vetëm dhe nuk lejon që të besohet se ka qenie të tjera që mund ta ndajnë hyjninë me Të.

Nëse një kafshë nuk mund të lindë një njeri sepse i përket një rangu më të ultë se ai, atëherë si mundet një grua, që nga aspekti ontologjik është krejt e ndryshme nga Zoti, të lindë “birin” e Tij?!

Pejgamberi a.s ka thënë: “Këdo që dëshmon se s’ka Zot tjetër pos All-llahut, që Ai është i vetëm, i pashoq, dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, se Isai (Jezusi) është rob dhe i dërguar i Tij, është urdhër dhe është prej shpirtit të Tij në Merjemen, se Xheneti dhe Xhehenemi janë të vërtetë, All-llahu do ta fusë atë, për hir të gjithë kësaj, në Xhennet.”

 



 



 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free