Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos e gjyko tjetrin nga thashethemet e miletit

Stefanov ishte një burrë shtatlartë, i bëshëm dhe me një sy të vetëm. Lëkura e tij ishte plot plagë nga rrëshqitjet dhe përplasjet në akujt e dimrit në Gjeorgji, gjatë kryerjes së krimeve të tij, siç thuhej të paktën.
Të them të drejtën, unë si kryetar bashkie nuk e kisha parë kurrë Stefanovin duke kryer ndonjë vepër penale, megjithatë për shkak të thashethemeve të shumta, kisha akumuluar një farë urrejtje për atë njeri, aq më tepër që pamja e tij e jashtme ta shpifte. Kur një plakë erdhi dhe u ankua për të, u gëzova sepse do e plasja në birucë atë shëmtirë. Ajo ishte një plakë gjithë rrudha, me dhëmbët e parë të rënë dhe me dy bishtaleca të thinjur. E akuzonte se Stefavon i kishte vjedhur qumështin e lopës, madje edhe se e kishte ngacmuar atë vetë.
Nga ana ime dërgova katër burra të fuqishëm që ta sjellin Stefanovin e frikshëm. Ata nuk kishin arritur ta sjellin veçse duke e qëlluar me një plumb me lëndë anestezike.
Kur erdhi në vete Stefanov ishte i gozhduar në birucën e burgut. Pa fajde u orvat të më bindë se ishte i pafajshëm dhe se gjithçka nuk ishte veçse një shpifje. Unë i hodha një vështrim si vëngër dhe nga shikimi mu mbush mendja se fytyra e tij ishte fytyra e një krimineli. Kurrë nuk më kishte tradhëtuar shikimi në identifikimin e kriminelëve.
Stafanov qëndronte në birucën e vetme i rrethuar nga roje të armatosur.
Para se të shtrihem të flej gjumë, pashë nga dritarja një zotëri dhe një zonjë duke rendur drejt shtëpisë time. Çfarë ti ketë nxjerrë në atë natë të errët dhe të ftohtë?! U ngrita në pritje të tyre, ndërkohë që ata, pa u afruar mirë thirrën:”Zoti kryetar! Vajza jonë Pamela është zhdukur. Kemi që në drekë që e kërkojmë dhe nuk e kemi gjetur!” Pasi dola jashtë, zonja më puthi duart me lot në sy duke mu përgjëruar që të nxjerr njerëzit të kërkojnë vajzën e saj.
Nata ishte shumë e errët, pa hënë dhe pa yje, stuhia shuante çdo lloj drite, edhe ndriçimin e fabrikës aty pranë. Gati refuzova. Nuk kisha fjalën për të mos e kërkuar vajzën, por ishte shumë errët dhe ftohtë, gjë e cila nuk do të na ndihmonte. E cili nga ushtarët e urritur do të pranonte të dalë të kërkkojë në atë mot të vështirë. Teksa mendohesha çfarë të bëj, akoma pa i dhënë përgjigje prindërve të Pamelës, vjen oficeri i policisë duke bërtitur nga larg:”U arratis Stefanovi! I qëlloi dhe i la pa ndjenja rojat dhe ia mbathi!”
Këtu mu ngritën qimet e kokës përpjetë. Ai dreq duhej gjetur menjëherë. U bëmë dhjetë burra dhe u nisëm të dalim në kërkim. Nëna e Pamelës na tha se e bija e tyre kishte pasur një farë lidhjeje miqësie me Stefanovin. Nuk ia vura veshin fjalëve të një zonje që gati po humbiste mendjen për shkak të bijës dhe u nisa.
Rrugës takuam doktor Xhorxhin i cili kthehej nga një i sëmurë. Fytyra e tij ishte bërë dyll e verdhë dhe me tu përshëndetur më tha:”Kam përplasur me veturë Stefanovin! I ka dalë vendit nofulla dhe nëse orvatet të flasë do të mbytet e për rrjedhojë do të vdesë!”
Ky lajm më gëzoi, sepse do më kursente kërkimin në atë natë të ftohtë dhe të errët. Nga përshkrimi i doktorit ai do të vdiste nëse nxjerr zë dhe ishte e pamundur të mos orvatej të flasë qoftë dhe një herë.
Oficeri i policisë dëgjoi një zë të mbytur që vinte nga banesat e fundit, duke pranë liqenit të ngrirë. Vrapuam andej dhe kur vajtëm u befasuam. Stefanovi sa një div qëndronte sipër trupit të Pamelës së vogël. I qëllova me pistoletë në kokë dhe pastaj largova vajzën. Nuk di nëse Stefanovi vdiq nga i ftohti, nga plumbi apo nga aksidenti me makinë. Pamela u lemeris dhe na tha:”Përse e vratë?! Ai më kishte mbështjellë dhe po më mbronte nga i ftohti!”
Çfarë? e pyeta unë pa u besuar veshëve.
Po. Kur dëgjoi se kisha humbur, ai u arratis nga biruca dhe erdhi e më gjeti, sepse unë jam mikesha e tij e vetme! Ai më mbuloi me trupin e tij që mos ngrij nga i ftohti!
Pas kësaj ngjarjeje e lashë postin e kryetarit të bashkisë, por që atëherë nuk kam hequr dorë nga vizita e varrit të Stafanovit. Këtë histori e shkrova dhe e dërgova në postën e partisë, me shpresë se do i mbërrijë Stalinit dhe ta lexojë ndonjë ditë.
Po këtë histori ia dërgova dhe vajzës së humbur, Pamelës, e cila ia dhuroi vajzës së saj. Ajo emigroi në Paris dhe e publikoi atë.
Morali: Kur ke pushtet, mos i persekuto njerëzit që nuk i ke me sy të mirë, pa pasur prova dhe fakte për vepra penale kundër tyre. Në të kundërt, mund të detyrohesh tu vizitosh varrin gjithë jetën duke u kërkuar falje.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free