Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Psiqika e njeriut kujton vetem rastet e pazakonta

Pse sa herë që nuk marr çadër me vete, bie shi dhe lagem? - pyeste dikush - nuk kam fat.

Jo, i tha dikush, puna eshte ndryshe. Gjithë ato herë kur nuk ke marr çadër dhe nuk ka rënë shi i ke harruar sepse nuk ka ndodhur asgjë e veçantë. Psiqika e njeriut nga e kaluara monotone kujton vetëm rastet e pazakonta, ato që kanë bërë të lindi një problem.

Ah, e kuptova, tha bashkbiseduesi
i parë - nga e kaluara mbaj mend vetëm rastet kur jam lagur se nuk kam pasur çadër. Prandaj kur përpiqem të analizoj të shkuarën bëj gabimin dhe them se : Sa herë nuk marr çadër, aq herë bie shi dhe lagem.

Po - i tha tjetri - bestytnia lind si pasojë e funksionimit specifik të psiqikës, në këtë rast të kujtesës.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free