Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Respektoni lotët e grave të botës

Një fëmijë e pyeti nënën e tij: Nënë, pse po qan?! Nëna u përgjigj: Sepse jam grua. Fëmija i tha: Nuk e kuptoj këtë! Nëna e përqafoi atë dhe i tha: Kurrë nuk do ta kuptosh këtë! Atëherë, fëmija pyeti babën e tij: Përse nëna ime qan pa arsye? Babai u përgjigj: Të gjitha gratë qajnë pa arsye. Fëmija u rrit dhe u bë burrë, por ende nuk e mori vesh përse qajnë gratë! Në fund e pyeti një dijetar të urtë se pse qajnë gratë? Dijetari u përgjigj: Kur Allahu e krijoi femrën e bëri atë me supe shumë të forta ashtu që ti mbajë problemet e dunjasë, i dha dy krahë të butë që të japë qetësi, i dha forcë të brendshme që të përballojë dhimbjet e lindjes, dhe refuzimin e fëmijëve të saj kur rriten, i dha qëndrueshmëri t’i përballojë vështirësitë e familjes dhe të kujdeset për ta, të qëndrojë stoike në raste të vështira, i dha dashuri të pakufishme ndaj fëmijëve, dashuri e cila nuk ndryshon edhe nëse ata rriten dhe i shkaktojnë dhimbje asaj, në fund ia dha asaj lotët t’i derdhë atëherë kur ka nevojë, dhe me derdhjen e lotëve ajo hodhi peshën e përgjegjësisë së madhe, dhe mori forcë ta vazhdojë udhëtimin. Kjo është pika e vetme e dobësisë së saj, andaj respektoni lotët e grave të botës edhe nëse janë pa arsye! Kërthiza jote është prerë, porse në trupin tënd ka mbetur një pjesë që ta kujton humanizmin madhështor, të ka ushqyer prej trupit të saj. O Allah të lutem me të rrahurat e zemrës sime, që Nënën time ta bësh prej grave të Xhenetit Tënd! Amin.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free