Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kush e blen Nënën time ?

Në natën e martesës, nusja i flet dhëndrit në vesh që ai nënën e tij ta largoj nga podiumi (vend i ngritur si skenë), sepse nuk i pëlqente asaj!

Dhëndri e morri mikrofonin dhe tha: “Kush po e blen nënën time?”

U çuditën të pranishmit në sallë me sjelljen e tij, dhe këtë ai e përsëriti tri herë.

Pas kësaj e hodhi unazën dhe tha: “Unë e blej nënën time”.

U kthye në drejtim të nuses dhe i tregoj asaj se është e shkurorëzuar, dhe tha: Unë e blej nënën time, e morri atë dhe u largua nga salla.

Në vendin e tij u përhap tregimi për veprimin e tij.

Më pas erdhi një njeri tek ai dhe i tha: Unë nuk gjej burrë më të mirë se sa ti, për vajzën time, kështu që e martoi vajzën e tij me të, pa harxhime materiale.

O Allah bëji nënat tona nga banoret e Xhenetit. Amin

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free