Njutoni dhe meditimi
Në një gosti për nder të tij, Njutonit i rastisi të ulej pranë një zonje, e cila në një moment e pyet:”Më thoni mister Njuton, si arritët ta zbuloni një ligj të madh si ai i gravitetit?”Njutoni iu përgjigj me modesti:”Po ja, shumë e thjeshtë. Kaloja një pjesë të mirë të kohë çdo ditë, duke medituar rreth kësaj dukurie të çuditshme; Përse gjërat bien mbi tokë? Vetëm duke menduar zonjë. Meditimi më
çoi gjer tek shikja e madhe.”
Zonja i tha:”Mirë, po si është e mundur?! Edhe unë qëndroj me orë të tëra duke medituar, e megjithatë nuk kam arritur të shpik asgjë!!!”
Njutoni e pyeti:”Po mbi çfarë meditoni zonjë?”
Zonja:”Rreth tim shoqi i cili më ka braktisur dhe më ka divorcuar.”
Njutoni:”A pas divorcit mediton rreth tij, apo ke medituar dhe para?”
Zonja:”Pas divorcit, sigurisht.”
Njutoni:”Zonjë, nëse do të kishit medituar kaq shumë para divorcit, do të kishin shpikur një ligj graviteti të llojit tjetër.”