Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndjenja njerëzore.

Një i moshuar u rrëzua në trotuarin e rënduar të Nju Jorkut. Menjëherë në vend mbërriti ambulanca e cila e transportoi për në spital. Infermierja kontrolloi portofolin e tij dhe gjeti një numër telefoni të djalit, emrin dhe adresën e tij. I biri shërbente në marinën amerikane. Menjëherë ajo i dërgoi një mesazh ku e informoi për aksidentin e të atit dhe i biri mbërriti në spital. Pasi hyri në dhomën e të atit, infermierja i pëshpëriti të sëmurit që mbante në gojë gypin e oksigjenit, se i biri kishte ardhur ta vizitojë. I sëmuri, edhe pse nën ndikimin e qetësuesve, i shtriu dorën.
I biri, ia kapi dorën dhe ia shtrëngoi në kraharor. Të dy qëndruan në atë gjendje për disa orë. Herë pas here, infermierja i kërkonte të riut që të shplodhej, por ai refuzonte.
Në mëngjes, i moshuari ndërroi jetë. Marinari e pyeti infermieren:”Kush ishte ky burri?” Infermierja e çudituri tha:”A nuk ishte yt atë?!” Marinari ia ktheu:”Jo, unë as që e njihja fare. Por kur e pashë, mendova se kishte nevojë për të birin, prandaj i qëndrova pranë.”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free