Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Per nje email

Një i papunë vajti tek drejtori i një kompanie, për tu punësuar si pastrues banjash. Pasi bisedon me të, drejtori i thotë:”Ti je pranuar në punën që ke kërkuar, por na lipset email-i yt që të dërgojmë kontratën dhe kushtet e punës.”
I papuni iu përgjigj:”Unë s’kam as email dhe as nuk di çështë kompjuteri dhe interneti.”
Drejtori i tha:”Nuk paske kompjuter?! Po kjo do të thotë se nuk ekzistoke dhe ne s’kemi si ta marrim në punë dikë që nuk ekziston!”
I papuni doli kokulur dhe mori rrugën e kthimit. Gjatë rrugës, ai pa një fshatar që shiste luleshtrydhe dhe me dhjetë dollarët e vetme që kishte në xhep, bleu sa mundi. Pastaj shkoi derë më derë duke u ofruar njerëzve luleshtrydhe me një çmim më të lartë se i bleu. Në fund, ai pa se kishte fituar njëzet dollarë. Nga kjo, kuptoi se nuk ishte diçka e vështirë, prandaj të nesërmen bleu luleshtrydhe me njëzet dollarët. Duke parë fitimet, filloi të dalë çdo ditë në mëngjes herët dhe për ditë e më shumë, fitimet i shtoheshin. Pas disa kohësh, bleu një motor dhe jo shumë larg, bleu dhe një kamionçinë. Me kalimin e viteve, ai e zgjeroi aktivitetin, ngriti një kompani luleshtrydhesh, futi dhe fruta të tjerë, duke u detyruar të marrë magazina me qera.
Meqë biznesi i kishte ecur, iu desh ta sigurojë tek një nga kompanitë e sigurimit. Kështu, vajti tek kompania më e madhe në vend dhe punonjësve u thotë se kishte ardhur të sigurojë biznesin. Ata e mirëpresin dhe pasi marrin informacionin e nevojshëm dhe verifikojnë dokumentacionin, i kërkojnë një email që ti çojnë marrëveshjen.
Burri i thotë:”Por unë s’kam email, madje s’kam as dhe kompjuter.”
Punonjësit buzëqeshin dhe e pyesin:”Ke ngritur një kompani kaq të madhe ushqimesh për pesë vite dhe nuk keni një kompjuter dhe email?!”
Burri ia ktheu aty për aty:”Sikur të kisha pasur email dhe kompjuter, tani do të isha akoma pastrues banjash në filan kompani!!!”
Ndonjëherë, Zoti refuzon të na e japë diçka të cilën ne e kërkojmë me ngulm duke menduar se është në dobinë tonë, pasi na ka rezervuar diçka akoma më të dobishme. Shpesh herë insistojmë në diçka dhe vetëm pas pak kohësh, zbulojmë se ka qenë në dëmin tonë. E mira që i duam vetes, nuk krahasohet asnjëherë me të mirën që do Zoti për ne.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free