Plaku dhe djali i tij i burgosur
Një burrë i shtyrë në moshe jetonte vetëm, dëshiroi të mbjell patate në kopshtin e shtëpisë, por mosha e kishte bërë të veten, ai nuk mundej. Kështu ia dërgoi një letër djalit, i cili ishte i burgosur:Djali im i dashur Ahmed!
Dëshiroja që ti të ishe me mua, të më ndihmosh ta punoja bahçen, e ta mbjella me patate. Nuk ka kush që më ndihmon.
Pas një kohë babai pranon letër nga djali:
I nderuari baba!
Të lutem, mos gabo që ta punosh bahçen, ngase unë kam lënë diçka shumë me vlerë. Kur të dal nga burgu do të tregoj se çka është. (djali juaj Ahmedi)
Nuk kaloi as një orë pasi që arriti letra në shtëpi, njerëzit e policisë, sigurimit të mosadit, ushtria çifute, e rrethuan shtëpinë, filluan të gërmojnë e gropojnë në bahçe, pëllëmbë për pëllëmbe. Nuk gjetën asgjë dhe më pas shkuan.
Ditën tjetër nga djali përsëri erdhi letra tjetër:
I respektuari baba!
Shpresoj që toka është punuar mirë (përgatitur), kjo ishte ajo që mundë të të ndihmoja. Nëse ke nevojë për diçka tjetër të të ndihmoj, më trego.
Ju kërkoj falje për mungesën time.