Fshatari i urte dhe qytetari i ndershem
Një fshatarë ishte drejtuar për në qytet me thasë të ngarkuar në kalë.
- Çfarë ke në thasë? E e pyeti një qytetarë.
- Në njërin grurë e në tjetrin gurë, u përgjigj fshatari.
- Çfarë të duhen gurët? I tha qytetari.
- Për baraspeshë, tha fshatari.
- Për Zotin, a ke mend ti? - tha qytetari. – Me kot e bart thesin me gurë. A thua nuk do të ishte më lehtë ta ndash në dy pjesë thesin me grurë, në mënyrë që pesha të ishte e barazuar, e edhe për kalin do të ishte dyfish më lehtë?
- Për Zotin, ke të drejtë, - i tha fshatari. – Unë këtë kurrë nuk e kam menduar. Ti qenke vërtetë njeri i mençur.
E ndali kalin, e hodhi thesin me gurë dhe e ndau thesin me grurë në dy pjesë. Ndërkohë e pyeti qytetarin.
- Më thuaj sa kuaj ke?
- Asnjë, u përgjigj qytetari.
- Po lopë?
- Asnjë.
- E dele?
- Asnjë.
- Po ara e livadhe, a ke?
- Jo, asgjë, tha qytetari.
- Po shtëpi?
- Nuk kam, por jetoj me qira te një tregtar, iu përgjigj qytetari.
Kur dëgjoi këto fjalë fshatari ndaloi kalin dhe përsëri njërin thes e mbushi me grurë, e tjetrin me gurë dhe i ngarkoi në kalë si më parë.
- Çfarë bëre kështu? u çudit qytetari.
- Largohu nga unë, ti me gjithë mendjen tënde Unë kështu ngarkoj kalin qe pesëdhjetë vjet, kështu ka ngarkuar edhe babai dhe gjyshi, e unë kam shtëpi, kuaj, lopë, e ti s’paske as qen e as mace. Bëra të dëgjova ty, do mbes pa asgjë, ashtu si ke mbetur ti, i tha fshatari dhe vazhdoi rrugën.