Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Po ti,a je deshtak ?!

 

Një vagabond e shqelmoi derën e kafenesë me sa forcë kishte. Të gjithë klientët u ngritën në këmbë nga frika pre tij, përveç një djaloshi të ri, i cili nuk e prishi fare qetësinë. Ai qëndronte i ulur dhe i hutuar, duke vështruar gotën e pijes që mbante përpara. Menjëherë, vagabondi u drejtua drejt tij, ia mori gotën e ...pijes dhe e rrëkëlleu me fund. Mandej iu drejtua të riut me fjalët:”Tani shko dhe paguaje!” Djaloshi shpërtheu në të qara me dënesë, duke mos e mbajtur veten.

I çuditur, vagabondi i tha:”Po qan për disa qindarka të qelbura?! Dhe i thua vetes burrë pale!”

Djaloshi ia ktheu pa e parë:”Nuk po qaj për paratë, por qaj se jam i pafat në këtë botë. Kudo që shkoj dhe çfarëdo që dua ta bëj, dështoj. Punova disa kohë si kamerier në një kafene, por më përjashtuan pasi ua derdhja kafenë klientëve. Mandej punova një lavanteri ku hekurosja rrobat, por sërish më përjashtuan nga puna pasi ua digjja rrobat klientëve. Pastaj punova si llogaritar në një kompani, por u mbyll nga policia pasi ishin kusarë. Pagova një grumbull para për një vizë, por më kapën në doganë sepse viza ishte e falsifikuar. Sikur dështimi më qarkullon në gjak.

Vagabondi ia preu fjalën:”Ti qenke një dështak i vërtetë.”

Djaloshi shtoi:”Prit se nuk kam mbaruar. Veç ta dish çfarë ndodhi disa muaj më parë. Ishte dita e parë në një punë të re dhe më duhej të shkoja herët, por u zgjova vonë. Atëherë mora makinën e komshiut i cili e kishte lënë të ndezur para shtëpisë time, por sërish vajta vonë. Pronari më dëboi nga puna pasi isha treguar indiferent që ditën e parë. Kur dola jashtë, pashë se makinën e komshiut ma kishin vjedhur. Komshiu më akuzoi për vjedhje të makinës dhe kështu përfundova në burg. Tani sa kam dalë nga burgu dhe sapo shënova dështimin e radhës, vetëvrasjen.”

Vagabondi e pyeti:”E si?!”

Djaloshi u përgjigj:”Shkova në një magazinë helmesh dhe kërkova helmin më të fortë. Mandej erdha këtu dhe porosita një gotë pije të ftohtë, ku hodha helmin vdekjeprurës, me shpresën që të vdes dhe të shpëtoj nga vuajtjet. Por erdhe ti dhe ma pive gotën me helm.”



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free