Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Druvari dhe sopata...

Druvari dhe sopata...
Na ishte një herë një druvar trupmadh dhe shumë i fuqishëm i cili kërkoi punë tek një tregëtar i madh lënde drusore. Tregëtari e punësoi me një rrogë dhe rrethana të mira pune. Për këtë druvari vendosi të jepte më të mirën e tij që t'ia kthente respektin.
 
Tregëtari i dha një sopatë dhe i tregoi se ku do të punonte. Ditën e parë druvari solli 18 trungje pemësh. - - - ''Përgëzime'', i tha tregëtari, ''vazhdo kështu''.
 
I gëzuar nga fjalët e tregëtarit, druvari u përpoq akoma më tepër ditën tjetër por arriti të sillte vetëm 15 trungje. Ditën e tretë u përpoq akoma më tepër, por solli vetëm 10 trungje. Çdo ditë përpiqej me të gjitha fuqitë por sillte gjithmonë e më pak trungje.
 
''Po humb fuqitë e mia'', mendoi druvari. Kështu shkoi tek tregëtari dhe i kërkoi të falur, duke i thënë se nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte.
 
- ''Kur ishte hera e fundit që e mprehe sopatën?'', e pyeti tregëtari druvarin.
 
- ''Ta mprehja? Nuk kisha fare kohë ta mprehja. Isha shumë i zënë duke prerë pemët...''
 
 
—————————
Kështu ndodh dhe në jetën tonë reale. Nuk gjejmë kohë të mprehim ''sopatën''. Ndodh çdo ditë të jemi gjithmonë e më tepër të zënë dhe paralelisht më të mërzitur.
 
Përse ndodh kjo vallë? Mos vallë harruam të jemi të zgjuar? Është mirë të punojë dikush fort, por pa neglizhuar gjërat e rëndësishme të përditshmërisë, si jetën personale, familjen, leximin, etj. Të gjithëve na nevojitet kohë që të relaksohemi, të thellohemi, të mësojmë dhe të zhvillohemi.
 
Nëse nuk gjejmë kohë të mprehim ''sopatën'', bëhemi të plogësht dhe mendja jonë humb aftësitë e saj.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free