Është më mirë të japësh
Një djalë i ri që ishte student një ditë po bënte shëtitje me një profesorin e tij. Ndërkohë duke ecur, panë një palë këpucë të vjetra që ishin përtokë. Ata dukeshin që i përkisnin një njeriu të varfër që punonte në arën aty pranë.Studenti u kthye nga profesori duke i thënë: “Le ti bëjmë një hile këtij njeriu, t’ia fshehim këpucët dhe ne të fshihemi pas një shkurreje për të parë reagimin e tij. Si do të veprojë kur të mos i gjejë këpucët aty.”
“Miku im i dashur”, përgjigjet profesori, “Ne kurrë nuk duhet të argëtohemi në kurriz të të varfërve. Por ti je i pasur dhe mund ti japësh vetes një kënaqësi më të madhe nëpërmjet këtij njeriu të varfër. Vendos një monedhë në secilën këpucë dhe pastaj ne do të fshihemi për të parë se si do të reagojë ai.”
Studenti ndoqi këshillën e profesorit, vendosi nga një monedhe në çdo këpuce dhe më pas të dy u fshehën pas shkurres. Burri i varfër mbaroi punën dhe u kthye në vendin ku kishte lënë këpucët.
Ndërkohë që po vishte xhaketën, iu pengua këmba në njërën prej këpucëve, ku ndjeu diçka të fortë. Duke parë çfarë ishte ai sheh monedhën. Habia dhe çudia vërshuan në fytyrën e tij. Sytë iu ngulën tek monedha, duke e parë atë disa herë.
Më pas ai vështroi rreth e rrotull por nuk kishte asnjeri dhe e futi monedhën në xhep, ndërkohë vazhdoi të veshë këpucën tjetër, kur papritur u surprizua përsëri kur gjeti monedhën tjetër.
Njeriu i varfër u emocionua shumë, ra në gjunjë, ngriti sytë drejt qiellit dhe fillojë të falenderonte me zë të lartë. Ai foli për gruan e tij e cila ishte e sëmurë dhe e pafuqishme, fëmijët e tij pa bukë dhe se kjo e mirë nga një dorë e panjohur do e shpëtonte atë nga gjendja e keqe në të cilën ndodhej.
Studenti u prek thellë nga ky reagim dhe lotët i vërshuan në sy. “Tani,” tha profesori, nuk je më i kënaqur sesa ti kishe bërë hilen?
I riu u përgjigj, “Më ke dhënë një mësim që asnjëherë nuk do ta harroj. Tani po e kuptoj të vërtetën e këtyre fjalëve që nuk i kisha kuptuar më parë: “Është më e bekuar të japësh sesa të marrësh”
Abdullah bin Abais r.a. transmeton se profeti a.s. ka thënë se: “Ti buzëqeshësh një vëllai, të urdhërosh për mirë dhe të ndalosh nga e keqja, të orientosh një person të humbur, ti tregosh rrugën një të verbëri, të largosh gurrat, gjembat dhe kockat nga rruga dhe ti mbushësh enën vëllait tënd, konsiderohen sadaka.”