Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Proporcioni i shiut

Një nga informacionet e dhëna në Kur'an rreth shiut është se ai bie në Tokë në sasinë e duhur. Kjo përmendet në suren ez-Zuhruf si më poshtë:
Dhe është Ai që lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të jetë një toke të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngriheni (nga vdekja) (Sure Ez-Zuhruf: 11)Në tokë, uji qarkullon sipas një "mase" të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Kjo sasi e përcaktuar e shiut është zbuluar përsëri nga kërkimet e sotme moderne. Është vlerësuar se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milion ton ujë nga Toka. Kjo sasi shkon në 513 trilion ton në vit. Ky numër është i njëjtë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo do të thotë se uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të ekulibruar, në një "masë" të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Sikur njerëzit të përdornin të gjithë teknologjinë e mundshme, nuk do të mundnin të riprodhojnë këtë cikël artificialisht.
Një shmangie sado e vogël e këtij ekuilibri do të sillte shumë shpejt një çrregullim të madh ekologjik që do t'i jepte fund jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit në të njëjtën sasi ashtu siç na u zbulua dhe nga Kur'ani.
Proporcioni i rënies së shiut nuk ka të bëjë thjesht me sasinë e tij, por gjithashtu edhe me shpejtësinë e rënies së pikave të shiut. Shpejtësia e pikave të shiut, pavarësisht nga madhësia e tyre, nuk e kalon një limit të caktuar.
Filip Lenard, një fizikant gjerman fitues i çmimit Nobel, përcaktoi se shpejtësia me të cilën bien pikat e shiut rritet sipas diametrit deri në një madhësi 4,5 mm. Megjithatë, për pika më të mëdha, shpejtësia e rënies nuk rritet më shumë se 8 metër për sekondë. Kjo për shkak të formës së pikave, e cila bën të rritet rezistenca e tyre ndaj ajrit gjë që pengon rritjen e shpejtësisë së tyre.
Siç mund të shihet, në Kur'an tërhiqet vëmendja ndaj një rregullimi delikat të shiut i cili nuk ka mundur të dihet 1400 vjet më parë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free