Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

LA ILAHE IL ALLAH

Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thotë La ilahe il Allah, do të hyjë në xhennet

Islam do të thotë dorëzim dhe pajtim me Zotin e gjithësisë. Do të thotë feja e parë dhe e fundit e Allahut (xh.sh), do të thotë feja e vetme e pranuar tek Zoti I botëve. Ky Islam është I ndërtuar mbi baza, mbi shtylla.

 

E para nga të gjitha të tjerat është dëshmia, pra të thuash shehadetin: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi (a.s) është rob dhe I dërguari I Tij”.

Ky shehadet është porta, që të mundëson të futesh në këtë ndërtesë madhështore me emrin Islam. Kjo është varka e shpëtimit në detrat e errësirës dhe injorancës. Kjo është ajo që bën ndarjen mes besimit dhe kufrit. Kush e thotë këtë, kalon nga kufri (mosbesimi) në besim.

Kjo fjalë që ne e themi me gjuhët tona, por që pak e ndjejnë në zemrat e tyre, ka vlerë të jashtëzakonshme tek Allahu (xh.sh).

A e dini se shehadeti ka qenë refreni i të gjithë profetëve?! Çdo profet e ka thënë këtë fjalë. E ka zbutur gjuhën dhe zemrën e tij me këtë fjalë.

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe profetët e tjerë para meje është LA ILAHE IL ALLAH

Kjo fjalë është dhikri (përkujtimi) më i mirë. Kush do që ta përmendë Zotin me format më të mira, le ta shtojë përkujtimin e shehadetit, se e ka përkujtuar Zotin në formën më të mirë.

Ky shehadet është ai që e ripërtërin besimin, kur ai dobësohet dhe vjetrohet.

Profeti (a.s) ka thënë: “Besimi vjetërohet në zemrën e secilit prej jush, ashtu siç vjetërohet rroba, prandaj ripërtërijeni besimin tuaj duke thënë shpesh fjalën LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH

Ky shehadet është fjala më e mirë që mund të thotë robi, kur përfundon jetën e tij, sepse Muhamedi (a.s) tha: “Kush e thotë fjalën e fundit shehadetin dhe pastaj jep shpirt, ai hyn në xhenet

Kur I dëgjoi këto fjalë Ebu Dherri (r.a) tha: “O profet i Zotit! A hyn në xhenet edhe sikur të ketë vjedhur dhe të ketë bërë imoralitet”? “Po – tha profeti (a.s) – edhe sikur t`i ketë bërë këto”. Ebu Dherri (r.a) e pyeti profetin (a.s) për të dytën herë, për të njëjtën gjë dhe përsëri mori të njëjtën përgjigje. E pyeti për të tretën herë, sepse nuk i besohej, por kësaj here profeti (a.s) tha: “Po, do të hyjë në xhenet edhe pse nuk I pëlqen Ebu Dherrit

Kuptimi I hadithit është, se ai që ka thënë para vdekjes LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMED RESULULLAH me sinqeritet dhe i ka qëndruar kësaj fjale, do të hyjë në xhenet një ditë prej ditësh, edhe nëse ka bërë shumë gjynahe. Ky është sihariqi, me të cilin Muhamedi (a.s) përgëzoi besimtarët dhe ndjekësit e tij.

Teksa po rrinte në një kopësht me Ebu Hurejren (r.a), i tha me buzë në gaz: “O Ebu Hurejre! Dil jashtë këtij kopshti dhe këdo që të shohësh duke thënë LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMED RESULULLAH thuaji: “Je nga banorët e xhennetit

Ebu Hurejre gati sa nuk fluturoi nga gëzimi, por u kthye përsëri tek profeti (a.s) dhe e pyeti: “O profet i Zotit, po sikur të mos më besojnë”?

Profeti (a.s) ia ktheu: “Merri shapkat e mia që të besojnë se janë me të vërtetë fjalët e mia

“Atëherë – tha Omeri – unë mendoj të mos u themi gjë njerëzve, sepse përndryshe do të bëhen dembelë dhe nuk do të punojnë më”.

“Mirëmos u tregoni njerëzve, por dijeni se çdokush që thotë LA ILAHE IL ALLAH, do të hyjë në xhenet

 

A e dini se kjo fjalë, e cila nuk ka shumë shkronja, është fjala më e rëndë në peshoren e njeriut ditën e Kijametit?!

Kur ta marrë Zoti robin e Tij në llogari, robi do të shikojë se peshorja e punëve të mira fillon e lehtësohet, kurse peshorja e punëve të këqija rëndohet e rëndohet.

Zoti i thotë: “Robi Im a të kujtohet ndonjë punë tjetër e mirë që ke bërë? Mos vallë e ke harruar?!” Njeriu kujtohet dhe thotë: “O Zot nuk kam asnjë punë tjetër të mirë, asgjë s`më kujtohet”. Zoti e pyet përsëri: “Mos të kujtohet ndonjë punë e mirë që ke bërë, ndonjë fjalë e mirë?” Njeriu përgjigjet: “O Zot nuk më kujtohet asgjë tjetër. Këto janë punët e mia. Tani ka mbetur vetëm mëshira Jote”.

Atëherë Zoti i thotë: “Robi Im ti e ke edhe një punë, por e ke harruar. Ta dish se Unë nuk e harroj atë”. Pastaj urdhëron melekët ta sjellin këtë punë. E sjellin duke e mbajtur në formën e një karte, një letre që ndriçon dritë, në të cilën me shkronja prej ari shkruhet: “ LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH”.

Melekët e vendosin atë në anën e punëve të mira dhe në atë çast krahu i punëve të këqija të peshores së njeriut fluturon drejt në qiell, ndërsa krahu i punëve të mira rëndohet jashtë mase.

Njeriu habitet dhe thotë: “O Zot ç`është kjo punë? Me një fjalë të rëndohet peshorja?” Allahu (xh.sh) ia kthen: “Robi Im, kjo është fjala më e rëndë, por njerëzit nuk ia kanë ditur vlerën. Sikur ti vendosja qiejt dhe tokën në njërën anë të peshores dhe këtë fjalë në anën tjetër, kjo fjalë do të rëndonte më shumë”.

 

E lus Zotin ta bëjë këtë fjalë që të rëndojë në peshoren e punëve tona të mira në ditën e Kijametit. Është ajo që ka për ta nxjerrë nga zjarri i xhehenemit çdo besimtar, sepse Zoti ka thënë: “Ia kam bërë haram xhehenemit që ta djegë përjetësisht atë njeri, që ka thënë me gjithë zemër fjalën LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH, qoftë edhe një herë të vetme”.

 

Melekët I njohin besimtarët me shenjat që ata kanë dhe i nxjerrin nga zjarri i xhehenemit. Kjo fjalë quhet ndryshe edhe ÇELËSI I XHENNETIT

Në xhenet nuk hyhet me forcë e as me mik, por me një çelës që e ka emrin LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH. Lum ai që e ka këtë çelës, me të cilin do të hapë dyert e xhennetit. Kjo fjalë nuk është një fjalë goje. Është aq e rëndësishme, saqë pak njerëz e dinë rëndësinë e saj. Për këtë fjalë u krijuan qiejt dhe toka, të cilat janë të bindura plotësisht ndaj kësaj fjale. Për këtë fjalë u krijua njeriu në formën më të bukur. Ka prej tyre që i binden, por ka edhe prej atyre që nuk i binden. Për këtë fjalë erdhi feja, zbritën librat, u dërguan profetët. Dikush u lodh, dikush u plagos, dikush u vra vetëm për këtë fjalë. Por të gjtiha këto ndodhën për esencën e kësaj fjale, jo për një fjalë goje.

 

Historiku i profetëve tregon, që të gjithë ata kanë mbajtur një flamur e ai flamur është LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH, pra qëllimi i të gjithë profetëve ka qenë monoteizmi, besimi në një Zot të vetëm.

Kjo fjalë i ndau njerëzit në besimtarë dhe jobësimtarë. Çfarë mund t`i ndajë tjetër njerëzit?! Ata i bashkon pasuria, familja, interesat dhe shuëm gjëra të tjera, por fjala LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH i ndan njerzit në besimtarë dhe jobësimtarë. Kjo fjalë i ndau njerzit në banorë të xhenetit dhe banorë  të zjarrit, për këtë fjalë u vendosën peshoret, për këtë fjalë bëhet llogaria, e cila mund të zgjasë 50 mijë vjet. Për këtë fjalë porositën profetët fëmijët e tyre, para se të ndërrojnë jetë.

Llukmani i dha djalit të tij disa porosi dhe e para ishte: “Besoje Zotin dhe mbaje të pastër fjalën LA ILAHE IL ALLAH”.

Jakubi (a.s), para se të vdiste, i thirri fëmijët e tij dhe i pyeti: “Çfarë do të adhuroni pas vdekjes time”? Ata i thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin tonë, Zotin e baballarëve tanë dhe nuk i vëmë shok Atij”. Kështu ai vdiq rehat dhe e dorëzoi shpirtin e tij qetësisht tek Zoti, pasi fëmijët e tij do ta mbanin të pastër këtë fjalë.

 

Po nëse njerëzit nuk dëshmojnë, çfarë peshe ka tek Zoti, kur vetë Allahu (xh.sh) dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Tij. Për këtë dëshmojnë melekët e Tij, njerëzit dhe burrat e mençur.

Nuk ka zot tjetër veç Tij dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë. Këtë fjalë e themi me dhjetëra herë në minaret tona, në namazet dhe lutjet tona, madje dhe fëmija kur na lind e presim me këtë fjalë. A e shihni pra se nuk është një fjalë goje?!

Ai që e thotë këtë fjalë, ta mendojë mirë, ta nxjerrë prej zemre e ta kthejë prapë në zemër, se ndoshta kjo fjalë do ta shpëtojë në këtë botë dhe në botën tjetër.

 

Kurejshët nuk ishin budallenj, që kur iu tha profeti (a.s): “Thoni një fjalë të vetme, se do të ndërmjetësoj për ju tek ZotiThoni LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH

Kur dëgjuan këtë, ata thanë: “Vetëm këtë fjalë nuk e themi dot”, sepse e kuptuan se kjo fjalë I ka rrobat e rënda, peshon fort tek Zoti i gjithësisë, se kjo fjalë të bën revolucion në zemër dhe në shpirt, në shtëpinë dhe në jetën tënde, prandaj thanë: “Këtë fjalë nuk e themi dot dhe do të luftojmë kundër teje  deri në vdekje”.

 

Fjala jonë quhet dëshmi dënhet nga ligji.

Ne dëshmojmë se nuk ka zot tjetër veç Allahut, dëshmojmë se Muhamedi (a.s) është rob dhe i dërguari i Tij. A e ke pyetur ndonjëherë veten, nëse je besnik në këtë dëshmi, apo dëshmon siç dëshmojnë të tjetër, dëshmi të rrejshme?!

A është shehadeti një fjalë që del nga goja dhe mbaron tek veshi dhe nuk ka lidhje fare me zemrën?!

 

Ç`do të thotë ta thuash shehadetin!

Do të thotë ta besosh me gjithë zemrën dhe qenien tënde, që ka një Zot të vetëm në univers. Është një forcë e vetme dhe absolute, të gjitha të tjerat janë ëndrra, gënjeshtra dhe mashtrime, pra janë fallso. Të besosh se është vetëm një forcë, që ka në dorë jetën e njerëzve, vdekjen dhe rrizkun e tyre. Ta besosh që Zoti i sprovon njerëzit dhe i nxjerr ata nga sprova. Kur ta besosh këtë me gjithë qenien tënde, do të jetosh krenar me ballin lart, me zemrën e qetë se është vetëm një Zot, I Cili nëse thotë që do të bëhet filan punë, ajo do të bëhet edhe sikur gjithë bota të dalë kundër kësaj. Por nëse thotë, që filan punë nuk do të bëhet, ajo nuk do të bëhet edhe sikur gjithë bota të dalë pro saj.

Ky është kuptimi dhe domethënia e fjalës së dëshmisë: “LA ILAHE IL ALLAH MUHAMED RESULULLAH”.

Kjo do të thotë, se ka vetëm një të adhuruar, që meriton adhurimin dhe respektin, është vetëm NJË, është Zoti i gjithësisë.

As njerëz dhe as krijesa të gjalla apo të vdekura, as dru dhe as gur nuk meritojnë adhurim, sepse janë krijesa të Zotit, Krijuesit të gjithësisë.

Dashuria ime është për Zotin e gjithësisë, nijeti im është për Zotin dhe nuk ka pjesë askush tjetër veç Tij.

Namazi im është për Zotin, kurbani im është për Zotin, e mira dhe e keqja janë për Zotin. Kur duroj, duroj për hatër të Zotit. Kur gëzohem, nuk e harroj Zotin, kur mërzitem, prapë nuk e harroj Zotin.

Të dëshmosh këtë fjalë, do të thotë se ka vetëm një ligjvënës, I Cili ka të drejtë të vendosë në këtë botë e Ai është Allahu (xh.sh). Ai vendos dhe vendimi i Tij është absolut për besimtarët. Prandaj kur thuhet “Respektojeni sheriatin e Zotit”, dijeni se sheriati është ligji i Zotit. Zoti thotë: “Nuk do të besojnë ata njerëz, që thonë se janë muslimanë, derisa ta besojnë mirë urdhërin e Zotit

Nëse Zoti urdhëron për diçka, ndërsa ty të kënaqet zemra me diçka tjetër, dije se nuk e ke respektuar fjalën LA ILAHE IL ALLAH. Nse Zoti të jep një urdhër e ty të duket e rëndë apo diçka tjetër të duket më e mirë, dije se nuk e ke respektuar Zotin dhe fjalën LA ILAHE IL ALLAH.

 

Do ta mbyll me një tregim, i cili flet për vlerën e fjalës LA ILAHE IL ALLAH.

Një djalë i ri dashuronte një vajzë dhe donte të martohej me të. Pasi i kërkon dorën, vajza refuzon dhe ai shkon tek një imam xhamie I mërzitur sa s`ka më dhe i thotë imamit: “Çfarë më këshillon të bëj? A futesh ndërmjetës për këtë punë”?

Imami shikon se ky djalë e ka harruar caktimin e Zotit dhe ka dashur një krijesë më shumë se Krijuesin, prandaj i thotë: “A je musliman”? “Po” – përgjigjet djali.

Imami ia kthen: “Atëherë thuaj me gjithë zemrën tënde LA ILAHE IL ALLAH dhe thyeji idhujt që ke brenda zemrës. Ka idhuj në zemrën tënde. Ti dashurinë për krijesën e paske bërë idhull dhe e dashke më shumë se Allahun (xh.sh)”.

Kjo fjalë e këtij imami është për të gjithë ne. Ne themi LA ILAHE IL ALLAH, por kjo fjalë nuk e shkund zemrën tonë. Ndoshta në zemrën tonë ka idhuj, që zhvillohen çdo ditë. Mund të jetë dashuria për një njeri, dashuria për pasurinë apo për pushtetin. Mund të jetë urrejtja apo frika ndaj dikujt, apo shpresa e madhe që ke tek dikush. Të gjitha këto janë idhuj. Dije se ata ta prishin fjalën LA ILAHE IL ALLAH. Kur ta thuash këtë fjalë, thuaje me gjithë zemër. Kur e thua fjalën LA ILAHE IL ALLAH me gjithë zemër, ajo e shkund zemrën dhe del e shkon prapë në zemër. Kjo fjalë i shkund idhujt, e pastron zemrën tënde dhe e bën si Qabja e Zotit, të pastër nga idhujt. Kush shkon në Qaben e Zotit është i qetë, sepse nuk ka frikë askënd veç Allahut (xh.sh). I tillë është edhe ai, që e thotë me gjtihë zemër këtë fjalë.

 

E lus Zotin t`i pastrojë zemrat tona nga idhujt që ndoshta I kemi në zemër e ne nuk i dimë, ta forcojë zemrën tonë më fjalën LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH.

 

Të gjithë ne themi LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH. Këtë fjalë që themi ne, e kanë thënë edhe shokët e profetit (a.s), bile e ka thënë vetë pejgamberi Muhamed (a.s) më të njëjtin shqiptim. Ata nuk kanë patur fjalë tjetër. Po si ka mundësi që kjo fjalë tek ata bëri shumë ndryshime, kurse tek ne nuk bën asgjë. Çfarë kanë pasur këta njerëz? Çfarë ka bërë kjo fjalë në zemrat e shokëve te profetit (a.s)?

Ka një ndryshim thelbësor. Ata e dinin se çfarë do të thotë kuptimi i fjalës,  LA ILAHE IL ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH. Ajo ishte dëshmi dhe ata ishin dëshmitarë besnikë. Kjo fjalë ishte besëlidhje dhe ata e mbajtën besën deri në Kijamet, ishte amanet dhe ata e mbajtën amanetin. Ata hapën zemrën, shpirtin dhe mendjen ndaj kësaj fjale dhe thanë: “O Zot fute këtë fjalë në zemrat tona”.

Kur hyri kjo fjalë në zemrat e tyre dhe nuk hasi pengesa, ajo ua ndryshoi zemrat dhe shpirtrat. Nuk ua ndryshoi sytë, as pamjen as fytyrën as flokët. Ata që ishin ata mbetën, por ajo ndryshoi botën e tyre të brendshme.

Kjo fjalë ndikoi tek shokët e profetit (a.s), ashtu siç bën magneti me hekurin. A keni parë se ç`bën një hekur kur afrohet tek magneti? Ai nuk ndryshon, nuk shtrembërohet, pamja e tij e jashtme nuk deformohet, por ndryshon e brendshmja e këtij hekuri. Të gjithë thërrmijat e hekurit drejtohen nga magneti. Aq e fortë është kjo tërheqje, saqë ky hekur bëhet magnet për hekurat e tjerë, sepse janë drejtuar dhe afruar tek magneti.

LA ILAHE IL ALLAH është magnet për zemrat e pastërta. Kush ka dëshirë që t`i afrohet kësaj fjale dhe t`i dorëzohet me gjithë jetën e tij, do ta shikojë se Zoti do t`ia ndryshojë zemrën, konceptet dhe mendimet e tij. Jo vetëm kaq por Zoti do ta bëjë magnet për njerëzit. Pra  Zoti do të të bëjë shkak për udhëzimin e shumë e shumë njerëzve të tjerë.

 

Ndërsa sot kjo është një fjalë që e themi me qindra herë, por fatkeqësisht nuk del nga zemra dhe nuk kthehet në zemër. Sot mendojmë se kjo fjalë do të ndryshojë jetën tonë, por pak zbatohet në realitet.

Ne themi: “Do të hyjmë në xhenet me fjalën LA ILAHE IL ALLAH, sepse është çelësi I xhenetit”, por çdo çelës i ka dhëmbzat e veta. Kjo fjalë ka kushtet e veta, të cilat po nuk i plotësove, nuk hyn në xhenetin e Allahut (xh.sh).

 

E lus Zotin e gjtihësisë t`i falë gjynahet tona, gabimet tona, të mëdhatë e të voglat, ato që i kemi bërë e ata që mund t`i bëjmë, ata që i dimë dhe ata që i di vetëm Allahu (xh.sh).

E lus Zotin e Madhërishëm t`i japë jetë kësaj fjale në zemrat tona, ta ndryshojë shpirtin tonë dhe mendimet tona.

E lus Zotin t`i japë jetë kësaj fjale në familjet tona e t`i udhëzojë familjet tona tek rruga e Allahut (xh.sh), t`i drejtojë njerëzit tek Zoti i gjithësisë.

E lus Zotin të na mundësojë që këtë jetë ta jetojmë me besnikëri ndaj fjalës LA ILAHE IL ALLAH, shpirti të na dalë me fjalën LA ILAHE IL ALLAH, të ringjallemi duke thënë fjalën LA ILAHE IL ALLAH, të na nxjerrë Zoti nga zjarri i xhehenemit për hatër të fjalës LA ILAHE IL ALLAH e t`I hapë për ne dyert e xhenetit me fjalën

LA ILAHE IL ALLAH.

A M I N
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free