Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Njerëzit janë si frutat...

Komunikimi me njerëzit është një  nga artet më të rëndësishme, për vetë faktin e diferencave në karakterin dhe natyrën e njerëzve. Nuk është aspak e lehtë të fitohet respekti dhe vlerësimi i të tjerëve, ndërkohë që është shumë e lehtë e kundërta. Ose siç thuhet, shkatërrimi është më i lehtë se ndërtimi. Prandaj, nëse e ke të mundur të ngresh një ngrehinë të fortë nëpërmjet komunikimit efektiv, kjo do të lumturojë ty në radhë të parë pasi do të ndjesh respektin dhe mirënjohjen e njerëzve. Por kjo do të lumturojë dhe njerëzit me të cilët ke të bësh, pasi ndihen rehat me ty. Për ta realizuar këtë, po të ofrojmë disa këshilla lidhur me tipat e njerëzve:

 

Ananasi:

Nëse ananasin dhe qepën e ndajmë përgjysmë, shohim që secila përbëhet nga shtresa në formë rrethore. Por, me ti provuar si qepën dhe ananasin, kuptojmë hendekun e thellë mes tyre. Ananasi është shumë i ëmbël dhe i shijshëm, kurse qepa aspak e tillë.

Edhe njerëzit ngjajnë me njëri-tjetrin në shumë cilësi dhe interesa, por ndryshojnë thellësisht në cilësi dhe interesa të tjera. Kjo është diçka që duhet ta marrim në konsideratë, pra duhet të komunikojmë me secilin sipas tipit që i përket.

 

 

Limoni:

Ai ka shije të thartë, por që tryeza pa një kokërr limon na duket e shëmtuar. Të tillë janë dhe njerëzit me shpirt “kritik”, të cilët na vënë në siklet me kritikat e tyre. Megjithatë, ato duhen dëgjuar, pasi kështu zbulojmë gabimet tona dhe aktet negative i transformojnë në pozitive.

 

Bananeja

Ajo ka shije të mirë dhe shumë vlera ushqimore. Megjithatë, për ta ngrënë dhe për ta zbuluar shijen e saj, lipset të qërohet. Të tillë janë dhe njerëzit që fshehin brenda tyre energji të jashtëzakonshme, të cilat kërkojnë dikë ti zhbirojë dhe zbulojë, me qëllim që të orientohen drejt produktivitetit.

 

 

 

Manaferra

Ajo gjakos këdo që e prek, ndërkohë që ka njerëz të tjerë të cilët e trajtojnë me kujdes duke nxjerrë prej saj frutat e ëmbla dhe plot vlera ushqyese. Të ngjashëm me të janë dhe shumë njerëz që na rrethojnë. Kur përpiqesh tu ofrohesh dhe ti ftosh në diçka të dobishme, ata ta kthejnë me të keq, sharje e ironi. Por nëse ua zbulon çelësin e zemrës, do të mahnitesh me ëmbëlsinë e botës së tyre të brendshme.

 

 

Qershitë

Me të parë kokrrën e qershisë, mrekullohemi dhe një forcë na shtyn që të zgjasim dorën dhe ta shijojmë sa më shpejt. Por çdo kokër qershie, zakonisht shoqërohet edhe nga tre katër të tjera. Në jetën e përditshme, dëgjojmë dhe takohemi me njerëz të shquar. Por, sado të aftë të jenë, është e pamundur që suksesin ta kenë korrur krejtësisht vetëm pa ndihmën e askujt tjetër. Në fakt, nën shumë raste, njerëzit që e mbështesin dhe e përkrahin, japin kontribut shumë të madh, por që për arsye të ndryshme ata mbesin në prapaskenë dhe nuk njihen.

 

   Hurmat arabe

Nëse do të shohim hurmat arabe, zbulojmë se ato mund të përdoren të njoma, të thata, të bëhen marmelatë etj...

Edhe ne njerëzit duhet të jemi të tillë, të kemi kontribut në më shumë se një aspekt jete. Padyshim që specializimi në një fushë të caktuar është i kërkuar, por duhet që njeriu të fitojë eksperienca sado modeste, edhe në fusha të tjera.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free