Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pendimi i nje djaloshi qe ka qene i ekspozuar per vajza

Kjo ngjarje është e efektshme, e transmeton këtë ngjarje njëri prej të përkushtuarve ndaj fesë së All-llahut xh.sh.Thotë: Dola me veturen time një ditë prej ditësh për t’i kryer disa punë dhe në njëren prej rrugëve e takova një djalosh i cili po e ngiste veturen e tij të vogël, ai nuk më vërejti mua sepse ishte i zënë me ndjekjen dhe përcjelljen e disa vajzave në këtë rrugë të zbrazur prej kalimtarëve. Isha duke shkuar shpejt dhe e kalova atë, mirëpo pasi që kalova jo aq larg, thashë në veten time: A të kthehem e t’a këshilloj këtë djalosh? Apo ta vazhdoj rrugën time e t’a lërë atë djalosh të vepron çka të dëshiron? Pas një konkluze të brendshme dhe atë disa sekonda, zgjodha qështjen e parë. U ktheva për së dyti dha ja ai djaloshi e kishte ndalur veturen e tij dhe i shikonte ato vajzat dhe ishte në pritje të tyre që ta shikojnë ose së paku ta kthejnë vëmendjen tek ky djalosh, hyren ato vajzat në një shtëpi.E ndala veturen time afër vetures së tij dhe shkova tek ai, së pari e përshendeta pastaj e këshillova atë, disa prej atyre fjalëve ishin: Paramendo që këto vajza të jenë motrat tua ose vajzat tua apo të afërmet tua, a kishe lejuar që ndokush prej njerëzve t’i ndjek ato ose t’i pengon ato? Sa isha duke biseduar me të, e ndiva një lloj frike, ishte ai djalosh i gjatë dhe trupin e mbushur, më ndëgjonte atë çka flisja, por duke mos folur asgjë, ndërsa lotët i rridhnin faqëve të tij, e konsiderova këtë shenjë të mirë, lotët e tij më nxitën mua që ta vazhdojë këshillimin, mirëpo te une vazhdonte një frikë plotësisht...Nuk u largova nga fjalimi derisa se e kryeva këshillimin ndaj tij, pastaj e lashë atë mirëpo ai më ndali dhe kërkoi prej meje që t’ia shkruaj numrin e telefonit dhe adresen time dhe më lajmëroi se ai jeton vetëm, i shkrova atij çka dëshiroi ai.Pas disa ditësh erdhi tek une në shtëpi, iu kishte ndryshuar fytyra e tij dhe iu kishin ndryshuar tiparet {veqoritë} e tij, e kishte lëshuar mjekrren dhe i ndriqojke drita e besimit prej fytyres së tij. U ula me të dhe filloi të më tregon për ato ditët të cilat i kishte kaluar kot në rrugët dhe rrugicat duke i dëmtuar muslimanët dhe muslimanet. I tregova atij se All-llahu xh.sh., është Mëshirues i madhë dhe i lexova atij fjalët e të Lartëmadhërishmit:Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtet, All-llahu ifalë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Ez-zumer: 53) Iu happen tiparet e fytyres së tij, e konsiderova këtë të mirë, pastaj u largua nga unë por kërkoj që t'a vizitoj atë.Kaluan ditët dhe unë isha izënë me disa punë të kësaj jete, kështu që e vonova viziten. Pas disa ditësh gjeta një shansë dhe shkova tek ai. Trokita derën dhe ja deren e hapi një njeri i moshuar, u vërejshin tek ai gjurmët e dëshpërimit dhe pikëllimit, ai ishte babai i tij. E pyeta atë për shokun tim, e uli kokën dhe heshti, pastaj tha me zë të vogël: All-llahu e mëshiroftë dhe e faltë atë, veq ka vdekë ai, pastaj tha: Vërtet veprat shpërblehen me përfundimet e tyre. Pastaj më mori Brenda dhe filloi të më tregon për gjendjen e tij dhe si ka qenë ai ekstrem ndaj urdhërave të All-llahut xh.sh., dhe i larguar ndaj bindjes së All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. i dha suksese duke e udhëzuar atë në rrugën e vërtetë para se të vdesë vetëm disa ditë.E kishte ndjekur mëshira e All-llahut para pak kohëve.Pasi që u ndal prej fjalimit të tij e ngushëllova atë dhe shkova.Jam betuar në All-llahun që t'i jap këshillë cdo muslimani…


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free