Uji,Zjarri dhe Morali
Uji, Zjarri dhe Morali ishin bërë shokë, dhe gjithë kohën e kalonin sëbashku. Një mbrëmje tek po shëtisnin, ndërmjet tyre lindi pyetja se nëse ndonjëri prej tyre humbet si do të mund ta gjenin.
Pyetën ujin:-Nese humbet, si do mundemi të të gjejmë?-Ku të dëgjoni gurgullimë vraponi se atje më keni- ua kthen uji.
-Po ty zjarr si të gjejmë?- E thjeshtë, ku te shikoni tym aty jam unë- përgjigjet zjarri.
Kur rradha i erdhi Moralit, përgjigjja e tij tingelloi e cuditshme per shoket e tij:
-Bëni kujdes të mos më humbisni, se nëse me humbisni, kurrë më nuk do të më gjeni.